Nga fillimi i konfliktit nga Siria kanë ikur mbi 2 milionë veta, ndërsa gjashtë milionë sirianë të tjerë ende endin nëpër vend dhe çdo çast mund të kalojnë në shtetet fqinje. Çdo ditë afro 5 mijë sirianë kërkojnë shpëtim jashtë atdheut. Në Turqi numri i tyre arriti mbi 600 mijë veta. Kurse pas si Greqia ndërtoi një gardh në kufirin me Turqinë, Bullgaria u bë hyrja më e përshtatshme në territorin e bekuar të BE për këta refugjatë. Këtë analizë të situatës e bëri për Radio Bullgarinë Roland François-Weil – përfaqësues në Bullgari i Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.
Pse qeveria bullgare nuk e parashikoi rrezikun?
“Duhet të themi, se situata politike në Bullgari është mjaft e ngatërruar. Brenda një viti u ndërruan tri qeveri dhe me sa duket çështja për fluksin e refugjatëve nuk ka qenë me prioritet – është i mendimit z. Roland François-Weil. – Kurse numri i refugjatëve në një çast u rrit shumë shpejt. Në vitet e mëparshme në vend vinin mesatarisht afro 1000 – 1200 emigrantë ilegalë, kurse nga fillimi i këtij viti ata tashmë janë mbi 10 mijë veta. Autoritetet bullgare pohojnë vetë, se janë të papërgatitur për një fluks të tillë.”
Si rezultat i kësaj qendrat për refugjatët që ekzistonin në vend u përmbushën, kurse në qendrat e porsahapura kushtet e jetesës janë çnjerëzore. Zoti François-Weil e përcakton situatën si katastrofale:
“Qendrat e reja ishin hapur shpejt e shpejt në shkolla të braktisura dhe në godina të tjera të tilla. Kushtet sanitare në disa prej tyre janë shumë të keqe, mungojnë ushqime, ndihmë mjekësore, personel ndihmës. Refugjatëve u jepet ushqim i thatë që nuk mjafton dhe është i njëjtë për të moshuarit, për fëmijët, për të sëmurët. Autoritetet bëjnë çmos sipas mundësive të tyre, por në përgjithësi situata është shumë e rëndë. Kurse në kampin e porsahapur në qytetin Harmanli, kushtet janë katastrofale.”
Pyetjes nëse kushtet për refugjatët sirianë në vendet e tjera janë më të mira François-Weil iu përgjigj, se në të gjitha rastet kushtet në Bullgari nuk i përgjigjen kërkesës për një vend anëtar të BE. Zgjidhja e problemit është jashtëzakonisht e vështirë:
“Autoritetet kanë dëshirë t’u ofrojnë refugjatëve kujdese më të mira, por duke pasur parasysh kontekstin e tanishëm politik në Bullgari dhe mundësitë ekonomike të vendit kjo është tepër e vështirë. Shpresojmë, me ndihmën e BE ti ndihmojmë autoritetet bullgare të përmirësojnë situatën në kampet dhe të nxitojnë procedurën e dhënies së statusit të refugjatit. Shpresoj, ndihma nga BE të vijë sa më shpejtë.”
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..
Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së..