Një firmë e huaj në Bullgari nuk mund të gjejë personel edhe pse ka qa njerëz të papunë. Tingëllon në mënyrë të çuditshme, por është e vërtetë. Kushtet që ofrohen janë shumë të mira. Pse atëherë njerëzit nuk duan që të punësohen?
Një prej arsyeve është ndoshta udhëtimi. Tjetër? Problemi i njohur mirë me mungesën e kuadrove të arsimuar dhe të kualifikuar. Po firma po kërkon rrobaqepëse, por repartet prodhuese janë 30 km larg kryeqytetit. Për këtë qëllim ajo siguron transport të vet, puna është me kontratë pune, gjë që do të thotë se paguhen të gjitha sigurimet shoqërore, repartet janë moderne, kanë veshje pune. Duhet theksuar se kjo kompani dallohet shumë nga kompanitë e ngjashme nga vende fqinje që paguajnë paga të ulëta, dhe ka të tilla që muaj me radhë nuk i kanë paguar rrogat. Pagat në kompaninë në fjalë tejkalojnë mesataren në vend për muajin shtator është afro 400 euro. Por për udhëtimin deri në repart nevojiten 2 orë. Por njeriu nëse ka njohuri dhe dije për këtë profesion dhe është pa punë duhet të mendohet seriozisht.
“Njerëzit tanë akoma nuk janë mësuar që të jenë mobil, bile edhe kur fjala është për një punë që paguhet mirë – thotë Elena Todorova, menaxhere në kompaninë për burime njerëzore “Menipauër” Bullgari. – Përshtypjet nga praktika e përditshme janë se bullgari është shumë konservativ për sa i përket mobilitetit. Ai do të punojnë atje ku jeton, mundësisht sa është e mundur më afër. Këto janë gjëra që janë thellë në psikologjinë e popullit. Kuptohet që ka të tillë që me kënaqësi po udhëtojnë. Ata vlerësojnë mundësinë të kesh punë që paguhet mirë, që është në përshtatje me kualifikimin dhe specialitetin që ke. Praktika tregon se janë më mobilë njerëzit me kualifikim më të lartë që çmojnë dijet, njohuritë e veta dhe punën e vet. Për njerëzit me kualifikim më të ulët lëvizja bëhet më vështirë.”
Për specifikën e tregut bullgar të punës flitet prej kohe. Është fakt se gërshëra midis kërkimit dhe ofrimit të krahut të punës po hapet gjithnjë e më gjerësisht. Arsimi krijon kuadro të kualifikuar, por nuk janë mjaft pikërisht këta prej të cilëve ekonomia tani ka nevojë të madhe. Kjo vështirëson punën e firmave për burime njerëzore, të cilëve u drejtohen punëdhënësit.
“Nuk arrijnë që të gjejmë inxhinierë për pozita drejtuese në kompani të ndryshme prodhuese, qoftë në fushën e ndërtimit të automobilave ose në fushën e elektronikës ose elektroteknikes – tregon Elena Todorova. – Kuptohet edhe njerëz me njohuri të mira të gjuhëve të huaja. Jo që fare nuk ka po konkurrenca e kompanive që kërkojnë kuadro të tilla është shumë e madhe. Kërkohen njerëz që zotërojnë më shumë se një gjuhë të huaj, por jo vetëm këtë.”

© Foto: BTA
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve"...