Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një lule kristalti për refugjatët dhe miqtë e tyre... çmimi “Njeriu i vitit”

Kryetari i Komitetit të Helsinkit Krasimir Kënev gjatë ceremonisë solemne për dorëzimin e çmimit “Njeriu i vitit”.
Foto: Foto:BGNES
Për vit të gjashtë të radhës organizata për mbrojtje të të drejtave të njeriut Komiteti Bullgar i Helsinkit dorëzoi çmimet “Njeriu i vitit”. Sipas traditës kjo ndodhet më 10 dhjetor – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Çmimet kanë qëllim të inkurajojnë njerëz të denjë dhe organizata me kontribut në luftën për të drejtat e njeriut. Për herë të parë çmimi i madh “Njeriu i vitit” është “dy në një”. Dy statuja me një lule kristali – simbol i dritës dhe i vërtetës shkuan te dy grupe që janë lidhur ngushtë njëri me tjetrin. Këta janë refugjatët dhe organizata jo formale “Miq të refugjatëve”.

“Unë i nominoi refugjatët që kërkojnë strehim në Bullgari, për forcën e tyre, për besimin dhe guximin që të lënë Atdheun dhe shtëpitë e veta dhe me rrezik nga vdekja nga trajtimi poshtërues dhe jo human, por të udhëhequr nga ideja e madhe të jetojnë në mënyrë të denjë – thotë Krasimir Kënev, kryetar i Komitetit Bullgar të Helsinkit. – U bëj atyre nominim për papajtueshmërinë e shfaqur me padrejtësinë, për refuzimin e tyre të shtypen për vendosmërinë e tyre të mos jenë viktima, por njerëz. U bëj nominim për guximin e tyre. Në papajtueshmërinë e refugjatëve dhe në ikjen e tyre është përqendruar tërë lufta për të drejtat e njeriut. Sa i përket grupit jo formal vullnetarësh “Miq të refugjatëve” atyre u bëjmë nominim për shkak të punës së tyre me kohë dhe me zemër në mbështetje të këtyre njerëzve. Ata udhëtojnë me automjetet e veta në kohën e tyre të lirë dhe mbledhin bashkëmendimtarë. Ndryshojnë paragjykime dhe stereotipa. Këta njerëz në rrethana pa precedentë për Bullgarinë e sotme dhe në kushtet e urrejtjes që po rritet ndaj çdo “tjetri” energikisht mbronin jetën dhe dinjitetin njerëzor. Ata që bënë ata ishte nevojë jetike dhe mund të thuhet se ata u kujdesën për njerëz real kur shteti ishte i papërgatitur për këtë dhe shoqëria sillej me armiqësi.”

Përveç çmimit të madh “Njeriu i vitit” juria dha dhe dy çmime të dyta si edhe tre çmime speciale. Gjyqtari Kalin Kalpakçiev dhe gazetari Ivo Bozhkov morën dy çmime të dyta. Kalin Kalpakçievi për shkak të moralit të tij të lartë dhe dëshirës për ndryshim të statukuos, për këtë që punon pa u lodhur për një sistem gjyqësor më transparent dhe për pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në debatet që lidhen me veprimtarinë e Këshillit të lartë të drejtësisë. Gazetari Ivo Bozhkov mori çmimin për pozitën e tij jashtëzakonisht aktive në pasqyrimin e protestave në Bullgari. Ndër të dalluarit gjatë këtij viti nga Komiteti Bullgar i Helsinkit ishin edhe studentët që protestojnë që morën çmimin “Frymëzim i vitit”. Në ceremoninë ishin shpallur dhe mbajtësit e çmimit të publikut – ata që mblodhën më shumë vota gjatë votimit on-linë. Njëri prej tyre ishte përsëri gazetari Ivo Bozhkov. Mbajtësi tjetër i çmimit të publikut është Alberta Alkalaj për shkak të popullarizimit të heroizmit shoqëror të bullgarëve për shpëtimin e afro 50 000 hebrenjve nga kampet e vdekjes gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Me rastin e 70 vjetorit të shpëtimit nga Holokausti ajo organizon dhe zhvillon me përpjekje të veta konkurs letrar midis nxënësve me temë “Kush shpëton një jetë njeriu shpëton tërë gjithësinë”. Ajo është krijuese edhe e dokumentarit “Të mbajmë mend” në të cilin nxjerr nga harresa emrat e bullgarëve të denjë që janë sakrifikuar duke mbrojtur hebrenjtë nga reprezaljet.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD