Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për refugjatët dhe solidaritetin e bullgarëve

Foto: Архив
Numri i refugjatëve në Bullgari tashmë tejkaloi mundësitë e shtetit. Nga fillimi i vitit në vend në mënyrë të paligjshme kanë hyrë përmes kufirit me Turqinë mbi 11 mijë veta. Pushteti shumë herë ka shpjeguar se vendi ynë ka mundësi të përballojë fluksin deri 10 mijë refugjatë Fluksi i refugjatëve shkakton opinione kontradiktore në shoqëri. Deri sa disa prej bullgarëve shprehin solidaritet dhe gatishmëri t’u ndihmojnë në një ose tjetër mënyrë këtyre njerëzve, të tjera janë kundër në Bullgari të hyjnë refugjatë nga Siria. Mendojnë se ata që kanë ardhur duhet të largohen nga vendi. Deri sa këto opinione korrespondojnë me mendimin se bullgarët janë një popull tolerant?

“Është e qartë se jemi në rrugë të mësojmë diçka për vetën, gjë që nuk jam i sigurt se do të na pëlqejë dhe kjo është se jemi tolerant kohë pas kohe dhe do të thosha në mënyrë zgjedhëse – thekson antropologu social Haralan Aleksandrov. – Pyetjet që lindin aktualisht janë. Ku ka shkruar toleranca jonë e famshme? A është ajo një mit, a është pjesë e imazhit të cilin ideologjikisht e kemi krijuar dhe kemi mbajtur gjatë viteve? Çfarë ndodhi çfarë janë shkaqet të jemi aq armiqësor ndaj këtyre njerëzve? Atë që mendoj unë tani, është se toleranca ndaj hyrjeve nga jashtë është pakësuar dukshëm. Që të kuptohet qëndrimi ndaj refugjatëve, duhet të kihet parasysh çfarë po ndodh tani në vend. Në kushte normale njerëzit janë të prirë më shumë të jenë altruistë të shfaqin solidaritet ndaj të tjerëve. Janë gati të jenë më bujar sepse kanë stabilitet dhe nuk janë përqendruar mbi përpjekjet si të mbijetojnë. Por në këtë moment njerëzit në Bullgari janë shumë të shqetësuar dhe shumë të frikësuar. Dhe çdo pikë mund të derdh kupën. Hipoteza e dytë është se ndryshimet që janë bërë gjatë dekadave të fundit në shkallë të madhe kanë krijuar një kulturë shumë të ndryshme nga ajo me të cilën sipas traditës po lidhemi. Dhe ajo është tepër egoiste me ndjenje shumë të dobëta sociale. Vlera si altruizmi, solidariteti ,mbështetja në praktikë janë në nivelin më të ulët dhe vlejnë vetëm për rrethin më të ngushtë.”

Edhe herë tjetër në historinë, Bullgaria ka pranuar refugjatë si atëherë ka reaguar shteti:

“Shoqëria ka reaguar më mënyrë më adekuate dhe vetëm kjo ka rëndësi. Tani është e dukshme se mungon kapaciteti administrativ. Pyetja është pse shoqëria është armiqësore dhe aq pa fuqi. Pse pritet që shteti do të mbrojë do t’i dëbojë këta njerëz të pa dëshiruar siç e pranon shumica refugjatët. Në momentet e tjera historike njerëzit janë mobilizuar me më shumë sukses, ndërsa shteti ka hyrë në funksionin e vet dhe ka ndarë territore të tëra për refugjatët. Kuptohet bëhet fjalë për njerëz që janë etnikisht dhe me kulturë dhe fe të përafërt, dhe jo siç është rasti tani. Në fakt tani ka një organizatë një rrjet i quajtur “Miq të refugjatëve” Këta janë njerëz që bëjnë gjëra të mrekullueshme në mbështetje të refugjatëve përfshi edhe se i pranojnë në adresat e veta të jetojnë me ta. Kështu që tradita e mirë në qëndrimin ndaj refugjatëve nuk është zhdukur plotësisht.”

A do të forcohen opinionet ksenofobe ose me zhvillimin e zgjedhjeve do të shuhen?

“Nuk mendoj se këto gjëra janë lidhur drejt për së drejti – thekson Haralan Aleksandrov. – Nëse supozojmë se në ndonjë mënyrë do të kapërcehet mungesa e stabilitetit politik ka të ngjarë të ketë një garë qetësimi dhe siç shihet edhe qeveria filloi të bëjë gjëra të dukshme. Një gjë tjetër që shpresoj se do të ndodhet është që të fillojmë të shfaqim kureshtje ndaj këtyre njerëzve, pra të zhdukim paragjykimet tona. Zakonisht ksenofobia po shuhet pasi kalon vallja e parë e refugjatëve dhe njerëzit po mësohen me të huajit me ata që janë më të ndryshëm dhe i pranojnë si pjesë e realitetit.”

Le të kujtojmë se në vitet e Luftës së Dytë Botërore Bullgaria arriti të shpëtojë hebrenjtë e vet – afro 50 mijë nga kampet e vdekjes. Kisha Ortodokse Bullgare, njerëz të zakonshëm iu kundërvënë planeve për depërtim. Shpëtuan fqinj, mikun, njeriun e panjohur.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD