Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekte evropiane për përballimin e krizës së refugjatëve

Evropa është shokuar nga mizoritë e kryera në Siri si dhe nga vuajtjet e miliona shtetasve të saj që ikin nga atdheu. Kriza në këtë vend preku edhe Bullgarinë. Gjatë vitit që po shkon përmes kufirit me Turqinë në Bullgaria erdhi një fluks i madh imigrantësh ilegalë. Krahas sirianëve, që kërkojnë strehim dhe status refugjati, nga situata u përfituan dhe shumë njerëz nga Afrika Veriore dhe Afganistani. Bullgaria tregoi përpjekje të mëdha për përballimin e problemit, mori ndihmë financiare dhe logjistike si anëtare e familjes së madhe evropiane. Është krejt normale një pjesë e madhe prej miliona sirianëve që kanë mbetur pa strehë dhe pa punë të kërkojnë azil në Evropë, e cila për ta është simbol i sigurisë dhe mirëqenies. Kurse ky është një problem, të cilit duhet t’i kërkohet zgjidhje.

Kristian Vigenin

© Foto: BGNES

“Ajo që do të jetë me rëndësi për ne është, qe në cakun e kryesisë greke të BE, që fillon më 1 janar të vitit 2014, të përpilohet një qëndrim më i përgjithshëm i BE-së ndaj emigracionit – komenton ministri bullgar i punëve të jashtme Kristian Vigenin. – Në situata të tilla kritike vihet re, se s’kemi mekanizma adekuate të mbështetjes, të cilët t’i përgjigjen sfidës që përbën emigracioni për BE. Ne do të marrim pjesë aktive në përpilimin e kësaj strategjie. Ideja është ajo të pranohet në qershor të vitit 2014, sepse problemi me emigracionin do të jetë në rendin e ditës shumë vite përpara. Duhet të punojmë aktivisht si një vend i veçantë, ashtu dhe si një pjesë e Bashkimit Evropian me ato shtete që janë burim potencial i emigracionit të tillë dhe me vendet transite. Sepse tani për tani ne vetëm luftojmë pasojat, ndërsa rrënjët e së keqes janë tjetërkund. Në rastin me refugjatët sirianë rrënjët janë në luftën civile në atdheun e tyre. Unë shpresoj qe viti i ardhshëm të na sjell lajme të mira. Pres gjithashtu Konferenca e ardhshme e paqes t’ia japë startin një procesi paqësor në Siri.”

Duke hyrë në Bullgari imigrantët ilegalë kalojnë përmes kufirit jugor. Qe të ridrejtohet fluksi i tyre te pikët kufitare doganore, ishte marrë vendim në kufirin me Turqinë, në rajonin e qytetit Elhovo, të ndërtohet një gardh disa kilometrash, kurse për lëvizjen më të shpejt të autoriteteve kufitare ishin rehabilituar nja njëqind kilometra rrugësh.

“Me Turqinë kemi kontakte shumë të afërta operative – vazhdon ministër Vigenin. – Në kohën e vizitës sime në Ankara, në fund të tetorit të këtij viti, me ministër Davutogllu u morëm vesh për disa gjëra në marrëdhëniet bilaterale, paralelisht me këtë punuan aktivisht dhe Ministritë e Punëve të Brendshme të të dy vendeve. Kemi për të nënshkruar dhe një marrëveshje për hapjen e një qendre trepalëshe të kontakteve midis Turqisë, Greqisë dhe Bullgarisë, që do të përmirësojë shumë koordinimin e veprimeve midis tre vendeve. Kemi marrëveshje dhe për mbikëqyrje të përbashkët të kufirit midis Turqisë dhe Bullgarisë. Në mesin e janarit të vitit 2014 në Sofje do të mbahet një mbledhje e komisionit të përzier qendror mbi çështjet kufitare midis dy vendeve. Tashmë vihet re dhe një përmirësim i veprimeve në kufirin. Në të njëjtën kohë u firmos dhe një marrëveshje e riatdhesimit të imigrantëve ilegalë midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, që është plotësisht në interes edhe të vendit tonë. Marrëveshja në fjalë nuk hyn në fuqi menjëherë, por ne do të insistojmë për ratifikimin e saj më të shpejt. Bile me prognozat më të këqija mund të presim pas 2-3 vjetëve ajo të hyjë në fuqi të plotë dhe atëherë si vendi i parë i BE në kufirin me Turqinë mund t’i përfitojmë përparësitë e saj.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD