Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët – pa barriera për punë në BE

Foto: Foto:EPA/BGNES
Nga 1 janari i vitit 2014 mbetën në të kaluarën edhe kufizimet e fundit për punëtorët bullgarë dhe rumunë në vendet anëtare të BE-së. Pritjet për ndikimin e valës së migracionit janë të ndryshme. Në disa shtete ato arrijnë në paranojë se bullgarët dhe rumunët do të rëndojnë sistemet sociale të shteteve përkatëse, se papunësia në këto vende do të rritet në saj të krahut të lirë të punës.

Tinka Troeva

© Foto: bulgaren.org

Dr. Tinka Troeva është shefe e Zyrës mbi çështje sociale dhe të punës për Gjermaninë dhe Austrinë pranë Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Berlin. “Mbi bazën e përvojës gjatë viteve nuk duhet të pritet një vale e madhe shtetasish bullgarë dhe rumunë siç janë frikësimet dhe komentet më tepër në shtyp – vë në dukje d-r Troeva. – Opinionet janë të ndryshme sepse ka dallim midis imazhit në mediat të të dy vendeve dhe të analizave zyrtare statistikore. Autoritetet e Gjermanisë, përfshi edhe Ministria Federale e Punës dhe Politikës Sociale, punojnë aktivisht për integrimin e shtetasve bullgarë si para 1 janari të vitit 2014 kështu edhe pas kësaj date. Për fat të keq imazhi në mediat është pak i ndryshëm sepse ai përpiqet të përfshijë Bullgarinë dhe Rumaninë në përcaktimin “emigrim i varfërisë”. Por të dhënat zyrtare statistikore të Republikës Federale të Gjermanisë trenojë se kjo nuk është kështu. Sepse pavarësisht nga kjo që nga viti 2009 deri tani ka rritje trefishtë të shtetasve bullgarë që janë të punësuar në Gjermani, që paguajnë sigurimet e veta shoqërore. Ky është një tregues shumë i mirë sepse në mesin e këtyre bashkatdhetarëve tani ka me kualifikim shumë të lartë. Një sondazhi Agjencisë Federale të Punës tregon se gjatë vitit 2010 rreth 23% prej shtetasve bullgarë që punojnë në Gjermani janë me arsim të lartë, pra me kualifikim të lartë, ndërsa 35% kanë kualifikim profesional.”

Sipas dr. Tinka Troevës prognozat e Zyrës Statistikore të Gjermanisë dhe të Agjencisë Federale të Punës janë se gjatë vitit 2014 do të vihet re rritja e numrit të imigrantëve nga Bullgaria dhe Rumania nga 100 mijë veta deri në 180 mijë veta. Ndërsa pjesa relative e peronave në moshë të aftë për punë do të jetë nga 60 deri në 70% prej shtetasve nga të dy vendet që kanë emigruar. Pritjet e autoriteteve të Gjermanisë janë, se do të vijnë njerëz që kanë kualifikim të caktuar dhe mund të gjejnë vend pune në tregun gjerman të punës si edhe të integrohen shpejtë. Doemos nuk përjashtohet edhe ardhja e shtetasve pa kualifikim nga të dy vendet.

Çfarë është situata në Austri?

“Në Austri kemi 16 mijë shtetas bullgarë përfshi edhe ata që janë me prejardhje migrimi – shpjegon dr. Tinka Troeva. – Vetëm me shtetësi bullgare janë 12 mijë e 900 veta dhe atje situata është e ngjashme me atë në Gjermani. Në Austri nuk është sekret se politika e qasjes në tregun e punës deri në këtë moment ishte shumë restriktive. Gjatë këtyre 7 viteve pas anëtarësimit të Bullgarisë në BE atje ishin liberalizuar kushtet vetëm për 67 profesione për të cilët ka mungesë kuadrosh. Nga viti 2012 ishin zgjeruar mundësitë e studentëve bullgarë për punësim në Austri. Pritjet për sa i përket emigrimit janë të njëjtat si në Gjermani. Dhe pikeshit te ky shtet të drejtohen më shumë njerëz me kualifikim se sa njerëz pa kualifikim. Në Austri përqindja më e madhe e bullgarëve të punësuar është në hoteleri, gastronomi, tregti, riparim dhe mirëmbajtje të automjeteve, prodhim i mallrave të konsumit dhe pritet që kjo tendencë të ruhet.”

Për lehtësim të bullgarëve që kanë emigruar në Gjermani me ndihmën e Zyrës për çështje sociale dhe të punës është krijuar një rrjet i zyrave konsultimesh në Berlin, Hamburg dhe Munih. Ka dita të pritjes mbi çështjet e punësimit dhe koordinimit të sistemeve të sigurimit social si edhe për sa u përket sigurimeve shëndetësore në provinca të veçanta federale. “Zyrat e konsultimeve janë para se gjithësh pranë silikateve gjermane dhe pranë organizatës “Punë dhe jetë” – tregon dr. Tinka Troeva. – Sidomos gjate vitit të fundit kur ishin hequr shumë kufizime dhe tregu i punës në Gjermani u liberalizua për një pjesë të shtetasve bullgarë, problemi kryesor mbetën personat që janë vetëpunësuar dhe në të ashtuquajturin punësim provizor, gjë që do të thotë se punëdhënësit e tyre nuk u paguajnë sigurime shoqërore. Përveç kësaj te punëtorët e vetëpunësuar pavarësisht në cilën degë janë, porositësi është i detyruar t’u paguajë pagën minimale për orë punë. Në Gjermani aktualisht ka 12 degë në të cilët ka pagë minimale për orë pune, kjo vlen edhe për punëtorët e dërguar. Dhe meqenëse arritëm te punëtorët që janë punëtorët që janë dërguar me shërbim dua të theksojë se te ata nuk respektohen kushtet sipas rregullores 883 nga viti 2004 i cili është për koordinim të sistemeve të sigurimit social. Po kështu edhe pse në kontratat detyrimisht udhët të shënohet paga minimale për orë pune, në shumë raste edhe kjo nuk respektohet.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD