Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Presidenca e Greqisë

Zhoze Barozu dhe Andonis Samaras gjatë ceremonisë së marrjes të presidencës.
Foto: Foto:BGNES
Ditën e mërkurë Greqia zyrtarisht mori kryesinë e Këshillit të BE-së. Prioritetet e shpallura janë në përputhje me fqinjën e saj Bullgari dhe parashtrojnë bashkëveprim të madh midis të dyja vendeve gjatë 6 muajve në vijim.

Rritja e ekonomisë, vendet e reja të punës, punësimi i të rinjve, përballimi i problemeve të migracionit, siguria në kufi, lëvizja e lirë dhe zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor janë qëllime po ashtu dhe të Bullgarisë.

Për sa i përket zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor presim veprime të koordinuara dhe njëdrejtimëshe midis Athinës dhe Sofjes në përparimin e negociatave të BE-së me Malin e Zi, në zhvillimin pozitiv në negociatat me Turqinë, në marrjen eventuale të statusit kandidat të Shqipërisë, si dhe në konsolidimin e perspektivës evropiane të Kosovës. Mirëpo, nuk pritet të dyja vendet të caktojnë datën e fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Për sa i përket lëvizjes së lirë, Presidenca e Greqisë greke angazhohet të zgjedhë një moment të përshtatshëm kur t’ia parashtrojë Këshillit Evropian çështjen e anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën e Shengenit. Duke pasur parasysh se ka disa vende të rëndësishme të BE-së, të cilat e kundërshtojnë këtë anëtarësim, kurse duhet patjetër konsensus, Bullgaria nuk mund të presë hapjen e shpejtë të kufijve të Shengenit. Çfarëdo përparim në këtë çështje do të vlerësohej lart nga Sofja.

Përparim real mund të pritet në zgjidhjen e përbashkët të çështjes së emigrantëve të paligjshëm, të cilët kalojnë kufijtë e Bullgarisë dhe Greqisë për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Qëndrimi i të dyja vendeve për këtë çështje është i qartë: proceset e migracionit nuk janë problem vetëm i disa vendeve të caktuara, ndërsa përbëjnë problem për të gjithë BE-në, kështu që pasojat nga vala e klandestinëve duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë.

Kryesia e Greqisë në BE do të ushtrohet gjatë 6 muajve njëkohësisht me kryesinë e Bullgarisë në Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ). Në këtë drejtim priten veprime të koordinuara në nxitjen e kontakteve midis BEDZ-it dhe BE-së, po ashtu në shtyrjen e dialogut midis tyre.

Kryesia aktuale e Greqisë në BE është e pesta për nga radha dhe përkon me momentin kur Sofja ia vë vetes prioritetin për përgatitjen e Presidencës së Bullgarisë gjatë 2018-ës. Që nga fundi i vitit të kaluar Ministria e Punëve të Jashtme shpalli se në Athinë do të dërgohet me shërbim një diplomat i lartë i cili të studiojë përvojën e Greqisë. Në një farë mënyre me kryesinë e pestë të Greqisë fillon përgatitja e Presidencës së parë të Bullgarisë dhe shkëmbimi i përvojës gjatë kësaj periudhe do të kontribuojë në zhvillimin e raporteve dypalëshe.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD