Manastiri Arapovski “Shën Nedelja” ngre shtat në mesë të një fushe të gjerë. Është pothuajse e pabesueshme, se pikërisht në një vend të tillë mund të ekzistojë një mrekulli si kjo vatër e fesë së krishtere. Ky është një nga manastiret e mëdha, të cilat gjatë Rilindjes Kombëtare Bullgare në shekullin XIX luanin rol të rëndësishëm për zgjimin dhe ruajtjen e ndërgjegjes kombëtare bullgare.
Godinat e para të murgjve u ndërtuan në vitin 1856 pranë një ajazme. Themelet e shenjtërores u hodhën jo larg fshatit Zllatovrëh, vendbanim ky i cili në të kaluarën e larg quhej Arapovo. Dalë ngadalë ndërtesat u zmadhuan dhe në vitin 1859 në mesë të oborrit ngriti shtat një kishë e madhe gurore me tri anijate dhe me një kube. Kisha përbën një monument i arkitekturës bullgare nga koha e Rilindjes. Në kishë ka më se 150 skena fetare dhe ungjillore. Pikturat mbulojnë të gjitha muret dhe kubeja e kishës. Këtu mund të shihen skena nga jeta e Isu Krishtit, Hyjlindëses, Shën Nedeljës. Ka subjekte nga jeta e Shën Joan Pagëzorit. Mbi afresket mund të shihen edhe figurat e letrarëve dhe arsimtarëve bullgarë të kanunizuar nga Kisha Ortodokse Bullgare shenjtorë si për shembull vëllezërit Kirill dhe Metodij – krijues të alfabetit bullgar, Shenj Ivan Rillski Çudibërësi – mbrojtësi i popullit bullgar.
© Foto: Svetllana Dimitrova
Historia e manastirit Arapovski lidhet ngushtë me emrin e kaçakut Angell. Ai ishte edhe ndër dhuruesit kryesorë të manastirit. Në mesë të oborrit të madh dhe të rregulluar mirë të Manastirit Arapovski me mjetet dhe me dëshirën e tij u ngrit një kullë gurore. Ajo përbën një ndërtesë trekatëshe me formën e katërkëndëshit. Lartësia e saj është pothuajse 9 metra. Dy katet e para janë me dritare të ngushta të përshtatura për luftë. Kati i tretë përbën një banesë me katër dhoma. Këtu është ruajtur plotësisht rregullimi i brendshëm nga epoka e ndërtimit të kësaj kulle.
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..