Një nga vendet më interesante në qytetin bregdetar Varna, krahas me Delfinariumin dhe me Kopshtin Detar, është observatori astronomik dhe planetarium “Nikollaj Kopernik”. Observatori bën vërejtje mbi një klasë të gjerë detyrash astronomike dhe astrofizike – që nga dinamika dhe fizika e trupave nga Sistemi diellor, deri në studime jashtë galaktike.
“Viti 2013 ishte shumë i suksesshëm për observatorin. Fituam dy dekorata të para në konkurse prestigjioze ndërkombëtare – sqaron drejtoresha Svezhina Dimitrova. – Tanimë për vit të 46 Observatori i Varnës pasuron njohjet e banuesve dhe të miqve të qytetit në fushën e astronomisë. Punojmë kryesisht me nxënës, por presim dhe njerëz të moshuar. Na vizitojnë grupe me nxënës nga e gjithë Bullgaria. Gjatë vitit të kaluar kolegja Vesellka Radeva, bashkë me ekipin e nxënësve të drejtuar prej saj fitoi dy dekorata të para në konkursin ndërkombëtar të NASA-s për ndërtimin e kolonive kozmike. Në sajë të sponsorëve, nxënësit bashkë me drejtuesit e vet morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare për zhvillimin e kozmosit në San Diego dhe paraqitën projektet e veta në këtë forum të lartë shkencor. Dhe akoma – në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë një nga nxënësit tanë fitoi medalje të argjendtë. Në këtë moment po zhvillohet fushata e tretë bullgare për kërkimin dhe ndjekjen e asteroideve të rrezikshme, një pjesë nga programi ndërkombëtar i NASA-s. Gjatë këtij viti festojmë 450 vjetorin nga lindja e Galileo Galilejit dhe në lidhje me këtë te ne do të zhvillohen ekspozita, konkurse, shfaqje shumë interesante, lidhur me këtë përvjetor. Tani, në fillim të muajit shkurt po startojmë një konkurs për ese ose fotografi me temë: “Dielli, Hëna, drita”, kushtuar 45 vjetorit nga ulja e njeriut në Hënë dhe viti i ardhshëm i dritës 2015.”
Svezhina Dimitrova tregon po kështu se, gjatë vitit të kaluar ka pasur një interes të madh ndaj Planetariumit të Varnës nga ana e turistëve rusë. Interesi shtohet me çdo vit. Ata vizitojnë jo vetëm leksionet e organizuara në gjuhën ruse, por dhe leksionet në gjuhën bullgare, shton akoma ajo. Në librin për përshtypje turistët shkruajnë mendimet e veta – një vlerësim të lartë për punën e specialistëve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..