Mbledhja e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, të cilin presidenti Rosen Plevneliev e thirri më 4 shkurt, që të diskutohen fondet evropiane, është tema më e komentuar në shtypin e sotëm. Sipas gazetës “Sega” mbledhja e këshillit përfundoi shumë shpejtë dhe në mënyrë paqësore. Kryeministri Pllamen Oresharski dhe zëvendës kryeministrja Zinaida Zllatanova paraqitën raporte për absorbimin e mjeteve evropiane gjatë periudhës programore që po përfundon dhe për planet e periudhës së re, vitet 2014 – 2020. Sipas tyre nuk ka vend për shqetësim. Gazeta “Duma” informon, se Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare arriti konsensus mbi prioritetet kombëtare dhe shton: “Opozita dhe pushtetarët do të luftojnë për përmirësimin e arsimit dhe punësimit, për rritjen ekonomike, për zhvillimin e balancuar të regjioneve dhe për sigurimin e shërbimeve publike me cilësi.”
Partitë eliminojnë ndikimin e shtetasve mbi procesin zgjedhor, thekson në faqen e parë gazetës “Sega” dhe konkretizon: “Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe “Ataka” do të minimizojnë të gjitha mundësitë e shtetasve të ndikojnë në mënyrë të drejtë për drejtë mbi procesin zgjedhor, të korrigjojnë listat zgjedhore dhe të fitojnë përfaqësi në Kuvendin Popullor. Këtë e vërtetuan në praktikë tekstet e Kodit të ri Elektoral, që u votuan dje nga komisioni i përkohshëm. Tri partitë hoqën mundësitë për votim elektronik mazhoritar dhe të detyrueshëm. Lëvizja për të Drejta dhe Liri bile shtroi një propozim, pas miratimit të të cilit do të hiqet preferenca për zhvendosjen e kandidatëve të një liste.
Gazeta “24 çasa” bënë të ditur raportin e ri të “Industry Watch”, sipas të cilit ekonomia bullgare hap vende të punës për segmentin e ulët dhe të mesëm, dhe më pak vende të punës për kuadrot me kualifikim të lartë. Të dhënat tregojnë rritjen e rrogave në të ashtuquajturat pozita të mesme. Ato janë vende të punës, në të cilat emërohen njerëz me arsim të lartë ose special, megjithëqë posti nuk kërkon këtë kualifikim nga kandidati.
“Pensionet do të rriten mesatarisht me 9 leva (4.5 euro) nga data 1 korrik”, njofton në faqen e parë gazeta “Trud”. Në një intervistë dhënë gazetës drejtori i Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore Biser Petkov shpjegon, se në buxhetin e sivjetshëm planifikohet, që nga 1 korriku paratë për pleqëri të rriten me 3 për qind. Domethënë paratë për këtë shtim të pensioneve janë të parashikuara në buxhet.
Një burim i gazit natyror u zbulua afër vendbanimit Knezha të Bullgarisë Veriore. Rezervat e vërtetuara deri tashti evidentohen në 14.49 milion metra kub gaz natyror dhe 5176 metra kub gaz i ngjeshur. Këtë e njofton gazeta “24 çasa”.
Të paktën 2.3 miliard leva do të jenë të domosdoshme deri në vitin 2020 për modernizimin dhe riarmatimin e Forcave të Armatosura. Kjo është e domosdoshme për plotësimin e angazhimeve për pjesëmarrje aktive në politikat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, NATO-së dhe BE-së. Këtë e shkruan gazeta “Standard” duke cituar një dokument për aftësinë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Bullgarisë. Deri në vitin 2020, do të nevojiten nga 100 deri në 290 milion leva për vit për plotësimin e qëllimeve.
Dimitër Berbatovi dha konferencën e parë për shtypin si futbollist i ekipit “Monako”, bënë të ditur gazeta “Monitor”. Sipas futbollistit bullgar debutimi i tij në “Monako” kundër rivalit të madh “Pari Sen Zhermen” është ëndërr për çdo lojtar. Prapë në faqet sportive të kësaj gazete njoftohet, se portieri i ekipit kombëtar Niki Mihajllov do të mbetet në “Veronë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..