Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtorja e UNESKO-s Irina Bokova: “Radioja është zëri i njerëzve të pazëshëm”

БНР Новини
Foto: BGNES

“Kur shënojmë Ditën Botërore të Radios, ne në fakt festojmë përvjetorin e medies së dashur të njerëzve nëpër botë. Radioja është zëri i njerëzve të pazëshëm, rruga drejt arsimimit të analfabetëve, ajo shpëton jetët njerëzore gjatë një sërë fatkeqësive natyrore. Radioja është një forcë e vërtetë për lirinë e fjalës dhe pluralizmin, ajo zë një vend qendror gjatë ndërtimit të një shoqërie bashkuese, e bazuar mbi njohjen dhe për afirmimin e parimeve të respektit reciprok dhe të kuptimit midis njerëzve”. Në këtë mënyrë drejtorja e përgjithshme e UNESKO-s Irina Bokova u drejtua të gjithë gazetarëve dhe nëpunësve të medies më të vjetër elektronike, e cila ka lindur gjatë shekullit të XIX.

Në bazë të propozimit të Akademisë të Radios Spanjolle gjatë muajit nëntor të vitit 2011 UNESKO-ja pranoi që 13 shkurti të festohet si Ditë Botërore e Radios. Kjo është dita, në të cilën gjatë vitit 1946 për herë të parë ka pasur transmetim të Radios së Kombeve të Bashkuara. Festa e sivjetshme i është kushtuar temës për barazi të gjinive dhe dhënies të të drejtave më të mëdha grave edhe përmes radios.

Barazia e gjinive është një nga prioritetet e UNESKO-s, tha në intervistë për Radio Bullgarinë Irina Bokova: “Ne shumë shpejt do të botojmë një raport global për monitorimin e mediave, në të cilin do të shënojmë tendencat kyçe. Të dhënat janë shumë interesante. Vetëm 24% nga njerëzit, të cilët kanë qenë të akredituar ose kanë shprehur mendim në bazë të ndonjë çështje të dhënë në mjetet për informacion në masë, janë gra. Zëri i tyre nuk dëgjohet. Buletinet informative në radio rrallë paraqiten prej grave. Më në veçanti kur shprehen mendime në “prime time”, pjesa më e madhe nga rastet janë burra. Zakonisht gratë shumë rrallë drejtojnë pyetje ose flasim mbi tema si politika, ekonomia, shkenca, teknologjitë, sporti, konfliktet ushtarake. Në pjesën më të madhe të regjioneve nëpër botë një nga çdo 4 radioreportazhe bëhen vetëm prej grave. Një prani më të madhe të grave si reportere ka në Evropë – 40%, në Afrikë dhe në Amerikën Latine janë 38%, në Lindjen e Afërt dhe në Amerikën Veriore – 29%, në Karaibet – 26%. Aktualisht ne po përpunojmë tregues, me ndihmën e të cilëve të vlerësojmë veprimet për inkurajimin e barazisë midis gjinive në mediat, me qenë se radioja është një mjet i fuqishëm për krijimin e mendimit shoqëror dhe duhet të dëgjohet zëri i grave.”

“Të vazhdoni të shpërndani informatë, t’u jepni njerëzve prani deri tek çdo gjë, të cilën ju e mendoni se është e rëndësishme për ditët e tyre të përshpejtuara” është mesazhi i Irina Bokovës drejtuar ekipit të Radio Bullgarisë. Historia e Radio Bullgarisë fillon gjatë vitit 1936 – fillimisht me transmetime në gjuhën bullgare, pas kësaj dhe në esperanto. Sot radioja jonë është në epokën e teknologjive të reja. Tanimë jemi pjesë nga drejtoria “Programe të Multimedies” dhe mund të dëgjoni dhe të lexoni reportazhet tona edhe në bullgarisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, turqisht, greqisht, serbisht, dhe arabisht.

“Ky është një instrument i shkëlqyer për informatë për ngjarjet aktuale në Bullgari, deklaroi drejtori i “Programeve të Multimedieve” Anton Mitov. Është e domosdoshme që të ridrejtohemi, janë të rëndësishme format e shkurtra. Tani ne duhet të tregojmë çdo gjë, e cila është e mirë dhe e cila rastis në vendin tonë, që të mund të huajt të informohen, ta shikojnë, ose të paktën ta mbajnë mend si një fakt kureshtar. Të huajt të cilët vijnë në Bullgari, ose ata, të cilët nga jashtë interesohen nga vendi, duan të mësojnë për ditët e zakonshme bullgare, për muzikën tonë, për skajet e bukura të vendit tonë, për frymën e lashtësisë bullgare.”

Dhe jo sepse dita e sotme i është kushtuar barazisë së gjinive, Anton Mitov shprehu falënderimin e vet personal ndaj dy damave në pozita drejtuese: Katja Leshtenska, “në qoftë se nuk ishte ajo, portali nuk do të ekzistonte” dhe Antoaneta Kovaçka – kryeredaktorja e Radio Bullgarisë. “Ajo është motori bazë i revistës, të cilën e botojmë në gjuhën angleze. Aty mund të lexohen materialet tona – interesante, kureshtare dhe të domosdoshme për të gjithë, të cilët interesohen nga Bullgaria. Revista i pret turistët e huaj akoma në aeroport. Shpërndahet falas dhe ideja është të botohet dhe në gjuhët e tjera, sepse kolegët janë specialist të shkëlqyer”, krenohet Anton Mitov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Popullsia e lejlekëve të bardhë është rritur me një të tretën

Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..

botuar më 25-10-12 6.20.PD
Gazetari Hristo Grozev

Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..

botuar më 25-10-11 12.17.MD
Natalija Efremova

Interes rekord për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të drejtuar për bullgarët jashtë vendit

Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..

botuar më 25-10-11 11.00.PD