Sot në kryeqytetin bullgar, Sofje mbahet Parada e Vullnetarëve, e cila paradë është e para për nga lloji i saj. Shoqata Kombëtare “Diabeti, para diabetit dhe sindroma metabolike” e organizon këtë aktivitet sipas projektit “Jeto guximshëm, jeto pa frikë” të Programit Kombëtar të Rinisë. Ky i fundit e financon paradën. Vullnetarët bëjnë prezantime, punishte, ekspozita me fotografi, fushata interaktive etj.
“Na vjen mirë se shumë të rinj u treguan vullnetarë duke u përfshirë në organizata të ndryshme joqeveritare – rrëfen znj. Radost Radanova, shefe e Programit Kombëtar të Rinisë pranë Qendrës Rinore të Programeve dhe Nismave Evropiane. – Në këto programe të rinjtë fitojnë përvojë të madhe dhe në një farë mënyre përfshihen në arsimin joformal. Ky i fundit është shumë i rëndësishëm si organ financiar. Vitin e kaluar u financuan më se 40 projekte të vullnetarëve nga mbarë Bullgaria. Vërehet tendenca e numrit më të madh të femrave në krahasim me meshkujt. Kemi për qëllim të përfshijmë meshkujt e moshës nga 18 deri në 29 vjeç në më shumë aktivitete vullnetare. Vitin e kaluar kemi shpërndarë rreth 41 mijë euro. Organizatat vullnetare janë mjaft aktive, punojnë shumë dhe interesi për to është i madh. Më vjen mirë po ashtu se ka përfaqësues të organizatave nga vendbanimet e vogla. Çdo vullnetar merr certifikatë për njohuritë e fituara. Kjo gjë është me shumë rëndësi për ne, sepse punohet goxha në njohjen e arsimit joformal. Ky i fundit mund të jetë i dobishëm për punëdhënës dhe shkolla të veçanta, ku të merret parasysh përvoja e fituar nga vullnetarët.”
Sipas një analize të Aleancës Kombëtare të Punës me Vullnetarët, më se 50% e të rinjve, të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete vullnetare, u bashkohen atyre për të ndihmuar njerëzit. Rreth 40% prej vullnetarëve kanë treguar interes privat për këto aktivitete – qoftë lidhur me ekologjinë, qoftë me shëndetin etj. Për 20% të të anketuarve motivi i vullnetarizmit ka të bëjë me dëshirën e tyre për të shkëmbyer përvojë sociale, për të lidhur shoqëri të reja dhe për të krijuar kontakte të dobishme.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..