Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Makgahan dhe kauza bullgare

Foto: wikipedia.org

Nëse do të pyesin bullgarët, cili është gazetari i huaj me merita më të mëdha ndaj Bullgarisë, me siguri të gjithë do të përmendin emrin e amerikanit Xhenjuaris Makgahan. Karriera e tij është plotë misione të rrezikshme në pikat më nxehta të botës. Ai pasqyronte Luftën Francezo Prusiane, Komunën e Parisit, marshimin e gjeneralit rus Skobelev në Azinë e Mesme, Ekspeditën Arktike Britanike “Pandora” dhe kështu me radhë. Për ne bullgarët, ai do të mbahet mend me korrespondencat për Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, dhe për Luftën Ruso Turke nga vitet 1877 – 1878, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë.

Gjatë vitit 1876 gazeta londineze “Dejli Njuz” e përcolli Makgahanin në Bullgari, pas shpartallimit të përgjakshëm të Kryengritjes së Prillit, kryengritja kjo e cila konsiderohet maja e Luftërave Nacional-Çlirimtare të Bullgarisë kundër sundimit turk. Me reportazhet e tij Makgahani arriti ta ndryshojë opinionin shoqëror në Britaninë e Madhe, politika zyrtare e së cilës ishte për mbrojtjen e tërësisë së Perandorisë Osmane. Dhe e gjithë kjo, me qëllim që Rusia të qëndronte më larg ngushticat e Detit të Zi. Bashkë me konsullin e përgjithshëm amerikan në Stamboll Juxhijn Skajllër dhe me diplomatin rus kont Aleksej Cereteli ai shkonte në rajonet e rebeluara dhe përshkruante atë, që kishte parë. Ai vizitoi edhe viset, ku masakrat ishin më mizore si Batak, popullsia e të cilit ishte e vrarë pa mëshirë dhe me mizori nga repartet para ushtarake turke – bashibozuku. Ai zbuloi “bebe të vdekur, të çuditur nga shkëlqimi i ndritshëm i shpatës”, kufomat e shumta të djegura të atyre njerëzve të cilët kërkuan shpëtim në kishë, dhe mijëra shfarosje të pamëshirshme...

Monumenti i Makgahanit në qytetin e ElenësMakgahani hyri në polemikë me kryeministrin britanik Benxhamin Dizraeli për viktimat e kryengritjes. Ai shkroi: “Zoti Dizraeli e konsideron një krim të madh, jo atë, që ishin të vrarë mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, por atë, që gazetat botuan shifrën e 30 mijë të vrarëve, kur të dhënat tregojnë, se të vrarët ishin vetëm 25 mijë...” Në mbrojtjen e kauzës bullgare u shpall edhe lideri i liberalëve britanikë Uiljam Gladston, i cili në një tirazh të madh botoi broshurën “Tmerret në Bullgari dhe Çështja Lindore”. Si rezultat në Britaninë e Madhe u organizuan qindra mitingje dhe mbledhje në mbrojtjen e bullgarëve.

“Masakra e Batakut”, piktor Antoni PjotrovskiMakgahani fitonte zemrat, jo vetëm me guximin dhe trimërinë e tij, por edhe me pendën e tij të shkëlqyeshme. Korrespondenti përshkruante jo vetëm tmerret, por edhe prosperitetin e kombit bullgar, i cili me mençurinë e mësuesve dhe duart e arta të zanatçinjve dhe tregtarëve rimëkëmbej nga hiri i historisë. Fjalë tepër të mira Makgahani i drejtoi sistemit arsimor bullgar, të cilin popullsia e realizonte me mjete të veta, pa ndihmën e qeverisë. “Nuk ka ndonjë fëmijë bullgar, i cili të mos di të lexojë dhe të shkruajë... Përqindja e të arsimuarve në Bullgari është po aq e madhe, siç është ajo në Angli dhe në Francë.”

Tepër mallëngjyese dhe prekëse është eseja kushtuar mësueses Rajna Popgeorgieva, më e njohur si Rajna Knjaginja, e cila bëri flamurin e kryengritësve në qytetin Panagjurishte dhe e valëviti e hipur mbi një kalë. Makgahani, si një shembull i denjë për kopjim nga mësueset britanike dhe amerikane, përshkruan figurën magjepsëse e vashës së bukur dhe inteligjente, e cila në Bullgarinë e robëruar u realizua profesionalisht. Ai paraqiti edhe faktet tronditëse për torturat, të cilët ajo përjetoi në burgjet osmane. Në sajë të presionit të konsujve të huajë në Plovdiv, Rajna u çlirua dhe u përcjell në Moskë.

Foto: dnevnik.bgPasi Rusia nisi Luftën Çlirimtare në vitin 1877, Makgahani përsëri ishte në rajonet më të nxehta. Ai e pati shansin të pasqyrojë betejën vendimtare te gryka Shipka, muajin gusht të vitit 1877, kur një pjesë e vogël e ushtarëve rusë dhe vullnetarë bullgarë – opëllçenas, iu rezistuan ushtrisë shumëmijëshe të Sjulejman Pashës. Dhe kur mbrojtësit e grykës mbetën pa municione, ata filluan të luftojnë me gurë, dru dhe kufomat e miqve të vrarë... Pak pas kësaj bota perëndimore filloi të flasë për majën Shipka si për “Termopilet bullgare”, sipas analogjisë me heroizmin e spartanëve kur rezistuan në sulmet persiane në Greqi. Makgahani dërgonte korrespondenca edhe për rrethimin e qytetit Pleven. Ai shoqëronte avangardën e gjeneralit Skobelev, i cili gjatë dimrit të egër realizoi një marshim të paparë përmes malit të pakalueshëm Stara Pllanina, dhe arriti te Shën Stefani. Atje u bë dëshmitar i nënshkrimit të traktatit paqësor. Gazetari shpesh vizitonte një mik të sëmurë nga tifoja. Duke e ndihmuar, vet ai u infektua. U nda nga jeta më 9 korrik të vitit 1878 në Stamboll, pa pasur 34 vjet. Më vonë kufoma e tij u transferua në qytetin e lindjes Nju Leksingtën. Mbi varrin e tij ka një monument kushtuar tij me mbishkrim “Makgahanit – çliruesit të Bullgarisë”. Pranë tij ngrihet një bust kushtuar gazetarit të guximshëm dhe të ndershëm. Monumente të këtij mbrojtësi të kauzës bullgare ka kudo në Bullgari. Emrin e tij e mbajnë një sërë rrugësh në qytetet e ndryshme të vendit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Harman Kaja

Strukturat e lashta të Harman Kaja dhe Asara në Rodopet Lindore "flasin" me ndihmën e lidar

Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..

botuar më 24-06-28 7.30.PD
Mitorpoliti Daniili i Vidinit

Hiri i Frymës së Shenjtë është në unitetin, pastërtinë e besimit dhe devotshmërinë

Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, po festojmë ditën e Shpirtit të Shenjtë - personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Festa kishtare është gjithashtu e fundit para festës së të Gjithë Shenjtorëve, e cila përfundon ciklin e Pashkëve...

botuar më 24-06-24 1.03.MD

E Shtuna e Shpirtrave

Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..

botuar më 24-06-22 8.00.PD