Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të ashtuquajturat lidar. Teknologjia përdor rreze lazer për të skanuar terrenin, duke e "pastruar" atë në mënyrë virtuale nga bimësia për të identifikuar strukturat dhe ndërtesat e krijuara nga dora e njeriut.
Sondazhet ajrore dixhitale hedhin dritë të re mbi historinë mijëvjeçare të Harman Kaja - një nga komplekset më të mëdha të kultit prehistorik të gdhendur në shkëmb në Rodopet Lindore. Ende dihet shumë pak për këtë objekt. Ai përfshin shpella të tipit mitra, pishina drejtkëndëshe dhe rrethore, kamare trapezoidale, sheshe vëzhgimi dhe krijime të tjera të bëra nga njeriu. Pas përpunimit të parë të fotografive ajrore, janë zbuluar disa objekte të reja, mësojmë nga kreu i sondazhit Prof. Georgi Nehrizov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë. 



Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..