Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet e së dielës

Mbreti bullgar Ferdinand
Foto: arkiv

Gjatë disa viteve të fundit edhe në Rumani, edhe në Serbi, edhe në Shqipëri vëzhgohet ndryshim i qëndrimit të shoqërisë dhe institucioneve të larta shtetërore ndaj anëtarëve të familjeve mbretërore dhe historisë. Klishetë totalitare dhe manipulimet sikur janë harruar dhe kjo etapë e rëndësishme e historisë kombëtare sikur trajtohet me qetësi dhe maturi. Këtë e ripohojnë disa fakte lidhur me rikthimin e lipsanave të mbretërve ballkanikë gjatë disa viteve të fundit.

Mirëpo, siç duket, Bullgaria dhe institucionet bullgare mbeten prapa në këtë drejtim, qoftë për shkak të njohjes së keqe të fakteve historike, qoftë për shkak të disa shqetësimeve të tepruara, qoftë për pamundësinë për t’u përballuar disa klishe nga e kaluara. Gjithsesi, pavarësisht nga shkaqet, kjo nuk mund të justifikojë mosveprimin e institucioneve, si dhe heshtjen e tyre, kur të bëhet fjalë për rikthimin e lipsanave të mbretit bullgar Ferdinand në Bullgari. Ne kemi një fjalë të urtë: “Populli pa histori është një popull pa të ardhme!”.

Kush është Ferdinand i parë dhe cilët janë trashëgimtarët dhe paraardhësit e tij, të cilët kanë udhëhequr vendin tonë pas Çlirimit tonë nga robëria turke më 3 mars të vitit 1878 deri në vitin 1946? Hollësi për këtë mund të mësoni, po të klikoni mbi audio-ikonën.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD