Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emigrantët janë investitorët më të mëdhenj në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Le t’i krahasojmë shifrat. Njëra është 1.7 mlrd euro, kurse tjetra – 1.2 mlrd euro. E para tregon se sa para kanë dërguar emigrantët bullgarë te ne gjatë vitit 2013, kurse e dyta – sa ishin investimet e drejtpërdrejta të huaja. Dallimi është në dobi të emigrantëve, pra bullgarët jashtë shtetit mbeten investitorët më të mëdhenj në ekonominë bullgare. Të dhënat janë të Institutit të Ekonomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ato madje nuk mund të vihen nën dyshim, sepse përsëri do të bëjmë një krahasim. Njëra shifër është 2.5 mln., kurse tjetra 2.2 mln. E para janë bullgarët e punësuar jashtë shtetit, kurse tjetra – të emëruarit në punë në Bullgari. Edhe këtu dallimi është në dobi të emigrantëve. Përfundimet janë kategorike – bullgarët jashtë shtetit e gjallërojnë ekonominë tonë, sepse derisa investimet e huaja po ulen, paratë e emigrantëve po rriten.

Në fshat është i qetë, nganjëherë mund të dëgjoni lehjen e ndonjë qeni, ose kakaritjen e pulave. Mejdani është i zbrazët, kurse në pijetore ka vetëm dy pleq, sepse stina e kurbetit filloi. Kështu është në shumë fshatra. Aktualisht shumë prej banorëve të tyre po nisen për në Greqi, Spanjë, Angli, Holandë për punën sezonale dhe do të kthehen vjeshtën. Çdo vit drejt Greqisë po niset një valë pranverore prej rreth 50 mijë vetash. Numri i emigrantëve bullgarë në Mesdheun Verior tejkalon gjysmë mln veta.

Problemi lidhur me emigracionin është komentuar jo një herë. Mirëpo tani do ta kthejmë monedhën, që ta shohim dhe anën e saj tjetër, domethënë çfarë është dobia për ekonominë tonë nga bullgarët e punësuar jashtë shtetit.

Para disa ditësh një deputet bullgar deklaroi se emigrantët u dërgojnë të afërmve të tyre në Bullgari çdo vit rreh 3 mlrd euro. Të dhënat janë jozyrtare, sepse shumica e tyre përdorin kanale të ndryshme për transferimin e parave. Sa për informacionin zyrtar, sipas Bankës Popullore Bullgare 806 mln euro janë paratë e dërguara te ne nga emigrantët bullgarë gjatë 2013-ës. “Nuk është e qartë me sa kjo metodologji është e afërt me realitetin – komentoi për Radio Bullgarinë ekonomisti Krasen Jotov nga “Industry Watch”. – Këto shifra janë më të ulëta, sepse ka dhe kanale të tjera, të cilat nuk mund të konstatohen nga statistika zyrtare.” Një pjesë e bullgarëve, të cilët punojnë jashtë shtetit, kursejnë dhe nuk u dërgojnë vazhdimisht para të afërmve të tyre në Bullgari. Kështu qe ka dobi jo vetëm sa u përket transferimeve, por edhe kursimeve të cilat kthehen në vend. Disa prej bullgarëve, që punojnë jashtë, kthehen dhe fillojnë biznes të vet, disa të tjerë blejnë pasuri të patundshme. Në të gjitha rastet këto mjete krijojnë vlerë të shtuar, e cila është në dobi të ekonomisë.

“Derdhja e parave të huaja është e konsiderueshme – ndoshta 7-8 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto – shpjegon Krasen Jotov. – Zakonisht emigrantët bullgarë u dërgojnë para nga jashtë të afërmve të tyre atje, ku ka papunësi më të lartë. Zakonisht atje njerëzit shpresojnë te këto mjete, që të mbijetojnë. Efekti i këtyre mjeteve është edhe më i madh, sepse ato praktikisht shkojnë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë për to dhe nga kjo kanë dobi rajonet, ku të ardhurat janë më të ulëta dhe papunësia është më e madhe.”

Kjo është dobia më e madhe për të afërmit e bullgarëve, që punojnë jashtë. Mirëpo humbjet për ekonominë tonë prej afro 2.5 mln bullgarësh përtej kufirit janë të konsiderueshme.

“Humbja më e madhe është lidhur me faktin se emigrojnë shumë bullgarë të kualifikuar – është i mendimit Krasen Jotov. – Kjo ndihet shumë mirë në tregun e punës, sepse papunësia prek kryesisht njerëzit me kualifikim më të ulët. Kjo do të thotë se ekonomia bullgare tërheq vështirë investime të huaja, sepse është e kufizuar sa i përket krahut të punës. Më e vogël është humbja për Sofjen, ku është përqendruar pjesa dërmuese e migracionit të brendshëm, por në shumicën e qyteteve të tjera vërtetë ka deficit të njerëzve të rinj.”

Ndërkaq, Bullgaria ka sponsorizuar Evropën Perëndimore me 1.5 mlrd euro nëpërmjet emigrimit të bullgarëve me arsim të lartë gjatë periudhës së tranzicionit.

Këto konstatime janë të juristit të njohur bullgar prof. Ivan Todorov. Ja një shembull: regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë një student dhe shteti i paguan atij studimet. Për një student të huaj, i cili i paguan vetë taksat, këto mjete janë minimum tetë mijë euro në vit. E mbaron arsimin i riu, emigron dhe bëhet mjek në Gjermani, ose në Angli. Kështu Bullgaria u dhuron disa prej shteteve më të pasura 48 mijë euro vetëm si rezultat i emigrimit të një mjeku bullgar. Të paktën 90 mijë programues, mjekë, inxhinierë, farmacistë, kimikë dhe gjeofizikë kanë emigruar nga Bullgaria. Çmimi i tregut i arsimit bullgar është rreth 15 mijë euro, gjë që bën 1.35 mlrd euro. Duke shtuar këtu dhe infermieret, laborantët dhe ndihmës mjekët, shuma tejkalon 1.5 mlrd euro. Ia vlen që Bullgaria të reklamohet jashtë, me rastin e fushatës kundër bullgarëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD