Rusia tregohet e gatshme për të investuar 3 mlrd euro në zhvillimin e infrastrukturës së transportit buzë Detit të Zi dhe lumit Danub. Bullgaria nuk disponon mjete të mjaftueshme financiare, kurse BE-ja nuk derdh mjaft para nga fondet evropiane. Investitorët rusë propozojnë po ashtu të modernizojnë plotësisht portin e Varnës, të ndërtojnë autostrada të reja dhe të zhvillojnë infrastrukturën hekurudhore. Tema e investimeve ruse u diskutua gjatë takimit midis qeverisë bullgare dhe Dhomës Tregtare Ekonomike të Bullgarisë dhe Rusisë në Sofje.
Nga Dhoma Tregtare sqaruan se ky propozim nuk ka të bëjë me raportet aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës. Investimet i ishin propozuar Bullgarisë para një viti e gjysmë, por deri tani nuk është diskutuar kjo temë. Investitorët rusë interesohen për riindustrializimin e Bullgarisë, duke ofruar 12.5 mlrd euro. Ky investim ka të bëjë me ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, pra aty ku Moska ka interes. Sepse bëhet fjalë për nderimin e uzinave të përpunimit të gazit natyror rus i cili do të kalojë përmes gazsjellësit. Investitorët rusë po ashtu interesohen për ndërtimin e uzinave të produkteve të kimisë organike, plehrave azotikë etj. U dha sinjal për investime ruse në rindërtimin e uzinës “Himko”, të cilën uzinë qeveria u përpoq ta shesë për shkak të detyrimeve të mëdha, por nuk arriti sukses.
Pjesa kryesore e tregtisë midis Bullgarisë dhe Rusisë kalon përmes Ukrainës. Situata aty është shqetësuese për biznesin bullgar i cili propozon të hapë një vijë të drejtpërdrejtë detare të transportimit të mallrave. Po të shkallëzohet situata në Krime, kamionët bullgarë do të ngarkohen në anije për në Rusi. Disa kompani tashmë kanë treguar interes për transportimin e mallrave bullgare nga portet e Varnës dhe Burgasit. Po përgatitet një marrëveshje me Moskën për fluturimet çartër. Po ashtu parashikohet shtimi i kompanive ajrore të cilat do të transportojnë turistët rusë. Le të rikujtojmë se biznesi turistik në Bullgari mbështetet kryesisht në turistët rusë. Por muajin e fundit të interesuarit rusë për pushime në Detin e Zi janë pakësuar me afro 30%.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..