Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SOS Fshatrat e Fëmijëve – vendi ku mund të ndjesh dashurinë familjare

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Dy djem vizitojnë me biçikleta gjashtë vende ballkanike që të tërheqin vëmendjen e shoqërisë te SOS vendbanimeve për fëmijë ku ata janë rritur. Nga një prill i presin 1745 kilometra që duhet të kalojnë për afro 20 ditë duke kaluar përmes Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Bosnja e Hercegovinës dhe Kroacisë.

Daniel Milev është 22 vjeç nga Plovdivi. Është i strehuar në SOS vendbanimin për fëmijë në qytetin Travnja, ku ka jetuar 3 vjet. Ljupço Krëstev është 20 vjeç dhe është i pranuar në SOS vendbanim për fëmijë në Shkup të Maqedonisë në moshë 6 vjeçare. Ata të dy janë takuar në një turne futbolli në vitin 2005 dhe janë miqësuar.

Снимка

“SOS është gjithçka për mua, për fëmijërinë time – thotë Danieli. – Ajo gjithnjë ka qenë më shumë lojë dhe më shumë lumturi. Nuk kam humbur asnjë moment për lojë si me shokët e klasës ashtu edhe me familjen. Kështu është edhe në një familje normale, vetëm se familja jonë është me shumë fëmijë. Kur jetoja në vendbanimin SOS në Trjavna kisha 8 motra dhe vëllezër, tashmë janë 16 këta që i ka rritur SOS nëna jonë. Ajo quhet Sevda. Dhe nuk është e rastit se ka këtë emër. Sevda do të thotë dashuri dhe mendoj se ajo na dhuroi pikërisht këtë. Gjithnjë ka pasur diçka që na mbledh dhe na bën më të forta se sa të tjerët.”

Deri në moshën 6 vjeçe Lupço ka qenë në jetimore ku e kanë torturuar shumë. “Që të mos mbetem me pasoja më transferuan në SOS vendbanim në Shkup – vazhdon ai. – Gjithçka u ndryshua dhe u zëvendësua me dashurinë e nënës dhe përqafimet e motrave dhe vëllezërve. Tanimë janë 10. Kur shkova në familjen time ishin 4 fëmijë. Unë isha një fëmijë i pa dëgjueshëm. Që të më qetësojnë më regjistruan në balet. Tani merrem me muzikë.”

Снимка

Dy djemtë kanë nisur rrugën e vet. Danieli ka mbaruar teknikum dhe tashmë është një burrë i fortë dhe punon për karrierën e vet. Lubço ka mbaruar shkollë për kuzhinier. Tani është student në Universitetin e Shkupit. Punon në Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale të Maqedonisë. Ndjek pasionin e vet drejt të kënduarit, duke shpresuar që një ditë kjo t’i bëhet profesion. Të dy djemtë janë të lumtur se, kanë se kujt t’i thonë “mama”, se kanë shumë vëllezër dhe motra – fëmijët e rritur nga SOS nënat e tyre. “Sot jam njeriu që jam, në sajë të nënës time Sevda. Unë e konsideroj atë për nënën time të vërtetë. Dashuria e saj, kujdesi dhe përkrahja e përhershme, si dhe vlerat në të cilat më ka edukuar, më bëjnë në fakt një njeri të fortë”, thotë Daniell.

Ljubço dhe Daniell në studion e Radio Bullgarisë; Foto: Iliana RajçevaMe vizitën e vet ballkanike ata duan të tregojnë se, kur je në një moment të vështirë dhe je fare vetëm, prapë së prapi ka shpresë të biesh në një vend, ku do të ndihmojnë dhe do të duan. Një nga këto vende është SOS Fshatrat e Fëmijëve. Gjatë kohës së udhëtimit të vet të dy djemtë do të vizitojnë shumë fshatra të tilla, që të mund të motivojnë vogëlushët të mësojnë dhe të merren me sport. Daniell është një çiklist me përvojë të pasur. Vjet ai realizoi me biçikletë kalimin nga Sofja deri në SOS Fshatrën e Fëmijëve në Shkup dhe rregullisht kalon distanca të largëta me biçikletë. Ideja për rrethin e vizitës ballkanike është e tija: “Dua që të gjithë të dinë se çfarë u japin SOS fshatrat e fëmijëve, fëmijëve të cilët janë në nevojë!”. Ljubçoja kaloi një përgatitje të fortë dhe pret me padurim sfidën, por më tepër “takimin me fëmijët nga SOS Fshatra e Fëmijëve. Dua t’i tregoj, se aty është vendi, ku mund të gjendet shtëpi dhe familje.”

Ljubço dhe Daniell do të gëzohen, në qoftë se gjatë kohës së etapave nga SOS udhëtimi me biçikleta ndaj tyre bashkohen të vegjël e të mëdhenj, që t’i përkrahin. Përjetimi ja meriton!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD

Regjisori Elenko Kasalijski me një film për ditët përtej kufirit dhe jetën në bazën bullgare në Antarktidë

Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..

botuar më 24-09-04 7.05.PD