Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kitaristi virtuoz Ateshhan Juseinov dhe eksperimentet e tij në muzikën etno

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Ateshhan Juseinov është një kitarist virtuoz dhe një muzikant me ide jo të zakonshme. Aktualisht punon mbi një album të ri me elemente të muzikës etno. Të tjerët e thërrasin Atesh. Ka lindur në qytetin Lloveç. Ka mbaruar Shkollën Kombëtare të Muzikës “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven. Fillimisht, Ateshhan Juseinov ka interpretuar në formacione të ndryshme, bile në dasma. Ai pohon se muzikanti i dasmave është një profesion i cili pasuron njohuritë në zakonet bullgare nga vende të ndryshme. Po ashtu muzikanti i dasmave ka mundësi për të improvizuar në muzikë. Prej tij kërkohet të njohë zhanret e ndryshme. Fillimisht Ateshhan Juseinov ka fituar famën e muzikantit të shquar në bashkëpunim me Teodosi Spasovin dhe me grupin e Ivo Papazov-Ibrjamës. Vitet e fundit punon së bashku me të shoqen Venera Todorova, e cila është këngëtare. Të dy japin koncerte ku marri pjesë po ashtu dhe muzikantë të ndryshëm.

Kam kohë që eksperimentoj në muzikë – thotë kitaristi virtuoz. – Kombinoj folklor bullgar me muzikë klasike, xhaz, flamengo e motive nga muzika e romëve dhe patjetër melodi ballkanike. Fillimisht i kam bjerë pianos dhe më vonë mandolinës. Pas kësaj kam filluar të luaj në kitarë dhe në buzuki.

Ateshhan dhe Venera do të përfaqësojnë Bullgarinë në Festivalin Folklorik të Euro-radios. Edicioni i tij i 35-të do të mbahet gjatë korrikut në Suedi. Deri atëherë çifti pret që të dalë albumi i tyre i cili bazohet në muzikën etno.

“Kohë të gjatë punojmë mbi këtë album – thotë Venera. – Në të do të dëgjoni muzikantë si Stojan Jankullov (perkusione) dhe Radi Dankov (bas) etj. Secili prej nesh kontribuon në shumëllojshmërinë e albumit dhe le gjurmët e veta. Kështu që sillet në të vërtetë një pamje të pasur për nga elementet muzikore, pra ashtu siç i shohim ne tingujt e muzikës bashkëkohore etno.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD