Në një nga sallat më prestigjioze të Radio Vatikanit në Romë u prezantua libri i doktorit Kirill Kartallov “Monsinjor Ronkali dhe misioni i tij apostolik në Bullgari”. Autori është korrespondent i komitetit të Papës për shkencat historike – një nder të cilin e marrin shumë pak veta në botë. Libri është botuar në gjuhën italiane dhe është i pasuruar me listë prej burimeve të pabotuara dokumentare, të ruajtur në arkivat sekrete të Vatikanit. Në një intervistë për Radio Bullgarinë doktori Kirill Kartallov rikujton se kush është monsinjor Anxhello Xhuzepe Ronkali.
“Monsinjor Ronkali mbërrin më 25 prill 1925 në Bullgari si vizitor apostolik dhe ky është fillimi i karrierës së tij diplomatike. Ai qëndron 10 vjet në Bullgari, pas së cilës shkon 10 vjet në Stamboll, disa vjet në Paris, bëhet patriark i Venecias dhe që nga viti 1958 është papa i kishës Rimokatolike me emrin Gjovan i XXIII. E quajnë “papa i mirë”, për shkak të humanitetit të tij personal, të punës së tij apostolike dhe të kontaktit direkt me njerëzit. Urtësi dhe butësi shënojnë të gjithë jetën e tij dhe jo rastësisht si papa ai bën një gjest të madh ndaj katolicizmit duke thirrur Tubimin e Dytë të Vatikanit, duke reformuar krejtësisht vizionin e kishës ndaj botës atëherë.”
E quajnë dhe “papa bullgar”, jo vetëm për shkak të dashurisë së tij të njohur ndaj Bullgarisë, por dhe më tepër sepse qëndrimi i tij në Bullgari shënon zhvillimin e karrierës së tij diplomatike. Gjatë kohës së tërmetit të madh në qytetin Çirpan gjatë vitit 1928, monsinjor Ronkali ka një rol shumë të madh.
“Krijon “vendet e ngrënies së papës”, siç janë quajtur atëherë – vazhdon dr. Kartallov. – Ka ushqyer të gjithë njerëzit e përvuajtur, të cilët ka mundur të grumbullojë. Dhe jo vetëm atëherë. Ai gjithmonë ka ndihmuar jo vetëm bashkësinë katolike, por dhe të gjithë besimtarët e tjerë të cilët janë në nevojë. Në shumë raporte, nga korrespondenca e tij zyrtare diplomatike deri në Romë, u ndesha në apele të ndryshme drejtuara papës së atëhershëm Pij i XI të ndihmojë për pakësimin e reparacioneve shumë të larta, të cilat Bullgaria është dashur të paguaj pas Luftës së Parë Botërore.”
Monsinjor Ronkali ndihmon aktivisht për evitimin e dogmave kishtare, të cilat shoqërojnë dasmën midis princeshës italiane katolike Joanna Savojska-vajza e Viktor Emanuilit të III dhe mbretit ortodoks Boris i III. Sovajkat diplomatike japin rezultat dhe më 25 tetor 1030 Borisi dhe Joana venë kurorë në kishën Asizi.
Doktori Kirill Kartallov gjeti një dokument, i cili tregon qëndrimin negativ të Fronit të Shenjtë ndaj mbretit të fundit bullgar.
“Boris III dhe Joanna Savojska firmosën një letër, të cilën e adresuan papën Pij XI. Në të ata japin fjalën, se dasma e tyre do të jetë katolike dhe fëmijët e tyre, pavarësisht nga gjinia do të pagëzohen në fenë katolike – tregon dr. Kartallov. – Mirëpo nuk ndodhi ashtu. Boris III mbronte interesat e tij shtetërorë dhe dinjitetin e tij para kreut të Kishës Rimokatolike. Martesa nuk duhet të përtëritej në Katedralen “Aleksandër Nevski”. Prapë për shkak të rrethanave e bija Marija Luiza u pagëzua në fenë e krishtere. Po kjo ndodhi edhe me birin Simeon, por atëherë Ronkali ishte në Stamboll. Ai shumë herë i drejtonte lutje familjes mbretërore, që të respektojë premtimet. Krahas kësaj zhvilloi edhe shumë bisedime personale me të dhe me dëshpërim të madh thoshte, se ato akte do të punojnë kundër interesave të Bullgarisë.”
Pasi u bë papa Gjovan XXIII, Ronkali luajti një rol të madh për ndërprerjen e krizës së Karaibeve në vitin 1962, duke kontribuar për dialogun midis presidentit amerikan Kenedi dhe liderit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik Hrushçov. Për këtë arsye ai mori Çmimin Ndërkombëtar për Paqe “Balzan”. Pak më vonë papa Gjovan XXIII krijoi një nga dokumentet më të rëndësishme të kishës së sotme katolike – Enciklika Pacem in Terris – Paqja në tokë. Edhe më sot ajo ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Sipas autorit të librit, mbi hartimin e këtij dokumenti aq të rëndësishëm, patjetër një ndikim të madh kishte edhe qëndrimi 10-vjeçar i Monsinjorit Ronkalli në Bullgari. Si një dëshmi për dashurinë e madhe të tij ndaj Bullgarisë, autori citon një pjesë prej predikimit të tij të fundit në Bullgari, më 31 dhjetor të vitit 1934. “Nëse ndonjëri nga Bullgaria do të vijë në shtëpinë time, qoftë edhe gjatë natës, ai gjithnjë do të gjejë në dritaren time një qiri të ndezur. Le të trokasë ai në portën time. Asnjeri nuk do ta pyes a është ai katolik, ose i krishterë – mjafton, se ai është një vëlla nga Bullgaria.”
Kur papa Gjovan XXIII u nda nga jeta më 3 qershor të vitit 1963, e plotësuan amanetin e tij “në dritaren time më ndizni një qiri për Bullgarinë”. Papa Gjovan XXIII, jeta e të cilit ishte lidhur ngushtë me Bullgarinë, do të kanonizohet nga Vatikani në një ceremoni solemne më 27 prill të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva dhe Svetllana Dimitrova
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..