Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shqiponjat ruajnë një faltore të lashtë

БНР Новини
3
Foto: BTA

Prej disa viteve docent Ivan Hristov, zëvendës drejtor i muzeut kombëtar historik, studion me ekipin e tij rezidencën trake në majën Kozi Gramadi në malin Sredna gora. Gjatë vjeshtës së vitit arkeologët zbulojnë shumë artefakte në një faltore të Zeusit dhe Herës në këtë vend, i katërti që është zbuluar në Bullgari. Në saj të gërmimeve të tyre në muze ka më shumë se një qind pllakëza guri. Ata prej tyre që janë ruajtur më mirë janë ekspozuar në sallën “Antikitet” në Muzeun Kombëtar Historik. Në faltoren më majën e lartë 1361 metra janë gjetur akoma artefakte, ndër të cilët 300 monedha nga shekulli i IV para Krishtit deri në shekullin e V të epokës së re, si edhe ene qeramike, llamba.

“Fjala është për vend kulti nga epoka romake, por i cili ka parahistori në tërë Mijëvjeçarin e parë para Krishtit – tregon doc. Ivan Hristov. – Ky është një prej vendeve më të pasura kulti të Zeusit dhe të Herës, që janë zbuluar deri tani. Në Bullgari ka shumë vende të tjera kulti, por ky objekt u studiojua hollësish në saj mjeteve të siguruara nga Ministria e Kulturës. Në Kozi gramadi ne zbuluam një vend unikal kulti në sipërfaqe prej 10 dynymësh, të rrethuar me mur. Përfytyroni një manastir i cili ka funksionuar nga shekulli i VIII para Krishtit deri në përudhen e hershëm të krishtere. Dhe një majë e lidhur me shumë histori dhe fe me rezidencën e mbretit të fisit të odrisave. Do të thosha se kjo majë ka qenë qendër e shenjtë e këtij fisi. Ne në të ardhmen do të bëjmë analiza së bashku me kolegët që merren me takilogji, por unë jam i lumtur se para mundësi që të botoj rezultatet në një libër.”

Në përgjigje të radio Bullgarisë docent Hristovi deklaron se vendi i kultit është ruajtur mirë nga sulmet e kërkuesve të thesareve në saj të qasjes së vështirë në këtë vend. Dhe shtoi akoma: “Lavdi Zotit, ne arritëm pas vitit 2005 të drejtojmë vëmendjen e organeve të specializuara të MPB të ruajnë këtë objekt. Dhe me ndihmën e tyre ky objekt ishte ruajtur nga sulmet e kërkuesve të thesareve. Në Bullgari nuk ka objekt arkeologjik i cili të mos jetë sulmuar prej tyre, por këtë herë patëm fat të mirë. Qysh para vitit 2013 nëpër shtigjet në këtë vend ne gjenim monedha dhe pllaka. Dhe vet fakti se ato tani ndodhen në muze, do të thotë se kemi arritur të ruajmë nga kërkuesit e thesareve.”

Sa u përket monedhave që janë zbuluar atje, ato do të pastrohen dhe restaurohen që të ekspozohen në një vitrinë të posaçme. Sipas Ivan Hisotrovit në figurat mbi pllakat e gurit ka larmi të madhe “Këtu shohim një tregim mitologjik i cili është shumë i ndërlikuar sepse është me motive tipike greke – Zeus dhe Hera janë perëndi greke, por zbulojmë edhe shumë elemente nga ndikimi trak. Nga disa shënime kuptojmë se pronarët e tyre kanë qenë grekë ose trakë. Pra një popullsi e përzier kalon rrugën e gjatë nga rrafshina te maja e malit që të shpreh nderimin e vet ndaj perëndive.”

Dhe një gjë kureshtare – kur janë zbuluar pllakat e para mbi kokët e arkeologëve janë shfaqur tre zogj një çift shqiponjash me shqiponjën e vogël. Dhe deri sa arkeologët kanë gërmuar dhe kanë nxjerr pasuritë, ata kanë fluturuar mbi ta. “Dihet se shqiponja është simbol i Zeusit. Ndoshta kjo ka qenë shenje për ne se kemi bekimin e perëndive që të kryejmë punon tonë dhe t’i tregojmë botës këto pasuri”, shpjegon arkeologu doc. Hristov.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill

Bullgaria u lut për patrikun e saj

Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..

botuar më 24-07-02 2.42.MD
Patriarku i ri Daniill

Patriarku i ri theksoi se thirrja e kishës është të bashkojë të përçarët

Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit..

rinovuar më 24-07-01 5.41.MD
Harman Kaja

Strukturat e lashta të Harman Kaja dhe Asara në Rodopet Lindore "flasin" me ndihmën e lidar

Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..

botuar më 24-06-28 7.30.PD