3
Anëtarët e Parlamentit Evropian mbështesin parimisht në shumicë absolute, një projekt-ligj që detyron të gjitha kompanitë e prodhimit të telefonave inteligjentë që të përdorin një karikues universal. Sipas projekt-ligjit, duke filluar nga viti 2017 të gjithë telefonat që do të shiten brenda hapësirës së BE-ja do të kenë një karikues të unifikuar, pa qenë nevoja që për një telefon të caktuar të gjesh modelin e caktuar të karikuesit, të imponuar nga kompania prodhuese e tij. Kjo ide i përket ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë Solomon Pasi. Argumenti i tij ishte se çdo vit hidhen 50 mijë tona mbeturina elektronike prej të cilave emetohen 13 tona emisione të dyoksidit të karbonit.
Sipas një sondazhi të cituar në gazetën “Independent”, deri në fund të këtij shekulli Toka do të rrezikohet me sasi të tepërta të dyoksidit të karbonit. Është parashikuar se deri në vitin 2100 temperatura e globit do të rritet me 4 gradë Celsius. Kjo do të jetë pika kritike kur bimësia nuk do të jetë e aftë për të absorbuar më dyoksidin e karbonit, paralajmërojnë shkencëtarët. Ja pse duhet të ruajmë zonat e gjelbra dhe të mos hedhim më shumë beton.
Në Parlamentin Bullgar një burrë i panjohur me maskën e Spajdërmenit lëshoi në ajër flutura ekzotike. Skena befasoi jo vetëm deputetët dhe gazetarët, por edhe rojën. Shumica e fluturave janë kapur dhe janë dorëzuar në Muzeun e Shkencave Natyrore në Sofje. Sipas ekspertit Stojan Beshkov fluturat janë importuar nga jashtë.
Fiks më 1 prill kur në Bullgari shënohet Dita e Shakasë, veterinarët e Qendrës Urgjente të kafshëve të egra të Organizatës “Ballkani i Gjelbër” në qytetin Stara Zagora lëshuan në liri shqiponjën e vogël mbretërore me emrin Krallço. Mos mendoni se kjo ishte shaka. Para dy muajsh shqiponja u dërgua në Qendrën, pasi ishte plagosur nga gjuetarët pa leje.
U mbyll Edicioni i sivjetshëm i Konkursit për fotografët dhe klipet të fushatës “Një kokërr dashurie” kushtuar shpendëve të dimrit. Ja dhe fotografitë e dalluara:
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..