Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia e maleve Rodope në syrin e shkrimtarit britanik Will Buckingham – më në fund në tregun bullgar

БНР Новини
Foto: Magdalena Petrova

Interpretimi bashkëkohor i mitit për Orfeun, histori e kitarës bashkëkohore, legjendë për hakmarrje dhe falje – këto janë subjektet kryesore në romanin “Origjina e lirës”, të cilat subjekte zhvillohen në Bullgari në fillim të shekullit të XIX-të. Dy vjet pasi romani u botua në Britaninë e Madhe dhe SHBA, libri doli edhe në tregun bullgar falë shtëpisë botuese “Entuziasti” dhe Qendra Lekti në Varna.

Para 10 vjetësh kur shkrimtari britanik udhëtonte për herë të parë në Bullgari, ai nuk e dinte sa mahnitës do të mbetej nga malet Rodope. Fshatrat Gela, Shiroka Lëka, Fyti i Trigradit, shpella “Djavolskoto gërlo”, Manastiri i Baçkovos – aty nëpër shtigjet malore shkonte autori, siç personazhi kryesor Ivan Gelski.

Pse Bullgari dhe pse malet Rodope?

Përgjigjet i sjell vetë shkrimtari britanik i cili mbërriti në Sofje për të prezantuar romanin e vet. “Ngjarjet në roman kanë të bëjnë me Bullgarinë, sepse fillimisht më tërhoqi miti për Orfeun. Kur për herë të parë erdha në Bullgari në vitin 2005, vizitova disa vende lidhur me këngëtarin legjendar Orfe. Vetë unë jam muzikant. Jam pasionuar pas muzikës popullore bullgare. Një vit më vonë u ktheva sërish në Bullgari dhe vendet që i kisha vizituar, si dhe njerëzit me të cilët isha takuar, m’u duk tepër interesantë. Ja pse në vitin 2007 ndërmora një studim të hollësishëm. Kalova dy muaj në vargmalin Rodope ku u mbyta në atmosferën, natyrën dhe muzikën e maleve. Mendoj se Rodopet janë një vend magjik, i përshkruar nga shumë autorë bullgarë mes të cilëve Nikollaj Hajtov. Aty natyra, legjendat dhe muzika janë lidhur ngushtë dhe pikërisht kjo lidhje më bëri kureshtar.”

Përveç përshtypjeve me të cilat ka mbetur shkrimtari nga vendasit për të njohur me historinë dhe folklorin bullgar, ai ka përdorur dhe burime të huaja kushtuar traditave bullgare – “Bulgarian folk customs” të Mercia MacDermott-it dhe “Monumenta Bulgarika” të Thomas Butler. Surpriza e romanit është telat e kitarës në vend të harpës, lahutës dhe mandolinës. Si kjo kitarë u gjet në duart e rebelit bullgar nga fillimi i shekullit të XIX-të dhe përkatësisht në fund të romanit – në duart e të panjohurit shenjtor?

“Kjo është një ide e pazakontë – rrëfen shkrimtari. – Fillimisht shokët e mi ishin skeptikë. Por duhej të zgjedhja kitarën sepse e kam vegël të preferuar muzikore. Gjeta mjaft të dhëna historike të cilat e arsyetojnë muzikantin udhëtar në trojet bullgare në këtë moment historik dhe të cilat e motivojnë vendimin tim që personazhi kryesor Ivan të fillonte t’i binte kitarës. Nga ana tjetër mendoj se romani nuk është interpretim i mirëfilltë i legjendës për Orfeun, më tepër pasqyron variantet lidhur me legjendën, të cilat janë të përngjashme me interpretimin muzikor. Historia në roman është shumë e thjeshtë – personazhi kryesor është i ri dhe nusja e tij rrëmbehet para martesës. Ai niset në rrugën e hakmarrjes, i bashkohet një grupi hajdutësh, bëhet këmbëngulës dhe mizor dhe pikërisht në këtë moment shfaqet muzika, e cila e kthen atë në një formë tjetër.”

Shtatë vjet pas vizitës së tij të fundit në Bullgari Will Buckingham ndihet i kënaqur me faktin se romani i tij bie në duart e lexuesve bullgarë. “Për mua është një kënaqësi e madhe për të qenë në Bullgari, për të takuar me shokët bullgarë dhe për të krijuar shoqëri të reja. Sigurisht që do të vij sërish dhe pse jo të sjell një roman të ri.”

Vizita e shkrimtarit britanik në Bullgari po vazhdon në Varna. Më 12 prill ai do të drejtojë një punishte kushtuar shkrimit artistik dhe do të takohet me fansat bullgarë.

Will Buckingham është shkrimtar britanik dhe ligjëron shkrim artistik në Universitetin De Montfort në qytetin Leicester të Britanisë së Madhe. Ka sjellë disa libra për fëmijë dhe vepra filozofike. Romani “Origjina e lirës” është ndër titujt e përzgjedhur të revistës britanike “Bookseller” për romanin më të mirë të 2012-ës, dhe po ashtu është nominuar për çmimin letrat të East Midland Book Award gjatë 2013-ës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD