Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trombisti Rosen Zahariev-Roko: “Filozofi e kombinuar me improvizime – kjo është muzika”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kohët e fundit fansat e xhazit në Bullgari kënaqen me muzikën e grupit “Metamorfoza”. Në krye të tij qëndron trombisti Rosen Zahariev-Roko. Ai merret me muzikë që nga koha e fëmijërisë. Shtatë vjet me radhë i vogli Rosen ka kënduar në Korin e Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Fillimisht është interesuar për perkusionet dhe pas kësaj ka filluar t’i binte pianos. Në moshën e adoleshencës është pasionuar pas trombës. Ndikim të madh mbi zhvillimin e muzikantit të ri kishte pedagogu i tij Anton Hristov nga Shkolla e Muzikës në Sofje. Megjithëqë Rosen ka mbaruar arsimin e mesëm në instrumentet klasike, ai i është kushtuar muzikës xhaz. Më se 20 vjet muzikanti eksperimenton në këtë stil.

Grupi “Metamorfoza” është formuar më 2012. Në të interpretojnë Rosen Zahariev-Roko, Antoni Rikev (bas), Nikollaj Danev (bateri) dhe Mirosllav Ivanov (kitarë).

“Jam në një periudhë të frytshme – rrëfen Roko. – Jam tepër i kënaqur me punën e muzikantit. Dy ditë para festivalit “Brazzobrazie” me grupin tim incizuam shumë këngë pa planifikuar, pa prova, në mënyrë spontane. Muzika e “Metamorfozës” del jashtë kufijve të xhazit. Anton dhe Nikollaj interpretojnë “groove” dhe “beat”. Ideja e formimit të grupit “Metamorfoza” më erdhi gjatë festivalit “Apolonia”, kur së bashku me muzikantët e tjerë dolëm në skenë dhe improvizuam. Për mendimin tim publiku ndien emocionet e improvizimit dhe kënaqet pa masë.”

Rosen Zahariev-Roko merret dhe me veprimtari të tjera përveç muzikës. Gjatë vjeshtës do të kombinojë teatrin me kërcimet. Ka ndërmend të bëjë projekte po ashtu edhe në kinematografi.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD