Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me të dhëna hapura – drejt institucioneve transparente

БНР Новини
Ivajlo Jajxhev
Foto: arkiv personal

Ka një proverb i vjetër se ajo që nuk blihet me para, blihet me shumë para. A kemi kujtuar se informacioni publik mund të prodhojë mjete të mëdha? Vetëm gjatë dy viteve të fundit janë krijuar mbi 90% prej të gjitha të dhënave në historinë njerëzore. Ato janë edhe në themelet e epokës së re informative. Në favor të shoqërisë do të ishte që pushtetet shtetërore, bashkiake dhe institucionet publike të botojnë në internet informacionin që mbledhin me përjashtim të atij personal ose sekret. Komisioni Evropian ka llogaritur se dobia për ekonominë evropiane prej kësaj do të ishte 140 miliardë euro për vit.

“Të dhënat transparente” janë jo vetëm statistikë, por edhe të tilla për lokacione, transport, mjedis, shkencë, kulturë, financa – në përgjithësi çdo lloje të dhënash”, shpjegon për Radio Bullgarinë Ivajlo Jajxhev politolog dhe master i diplomacisë nga Universiteti i Oksfortit të Britanisë së Madhe. Gjatë vitit 2013 ka punuar me kompaninë britanike për të dhëna transparente Stat.io.

“Çfarë janë të dhënat transparente – të hapura? Ka kritere për këtë – shpjegon Ivajlo. – Të dhënat duhet të jenë falas. Gjëja tjetër është se duhet të janë organizuar dhe të ketë qasje të lehtë te ato. Varianti më i keq janë skedarët “pdf” Një kusht i rëndësishëm që ato të mund të përpunohen në kompjuter.”

Sipas Ivajlo Jajxhievit sidomos interesante është aplikimi i të dhënave të hapura në krijimin e të ashtuquajturave “qytete të mençura”, që rregullojnë përdorimin e energjisë sipas nevojave në kohë reale dhe ofrojnë mundësi për përfshirje sociale përmes teknologjive të reja. Dhe akoma – ato ndikojnë mbi sektorë të tillë si arsimi, mbrojtja e konsumatorëve, shëndetësia. Të dhënat e hapura u shfaqen relativisht shpejtë. Te viti 2009 vetëm Britania e Madhe dhe ShBA kanë pasur të dhëna të tilla për shfrytëzim. Te viti 2013 shtetet janë 40 dhe ka mbi 300 qytete dhe regjione. Bullgaria është pjesë e këtij procesi. Ajo është një prej vendeve që marrin pjesë në partneritet për qeveri të hapur dhe në një moment të caktuar duhet të kalojë te botimi i të dhënave të hapura.

Si mund të përdoren të dhënat e hapura nga qytetari i zakonshëm?

“Ka tre argumente kryesore për të dhëna të hapura – vazhdon Ivajlo. – I pari është se kështu krijohet transparenca. Tjetri është se janë një burim i fuqishëm ekonomik. Ato mund të kombinohen në mënyrë të ndryshme me të dhëna private dhe publike që të paraqitet diçka me vlerë të shtuar dhe është produkt komercial. Kur te viti 2020 të dhënat do të jenë të hapura ekonomisë evropiane mund t’i shtohet rreth 206 miliard euro. Sa i përket Bullgarisë shuma mund të jetë 1,5 miliard euro në Produktin e Brendshëm Bruto.”

Direktiva për përdorim të dytë të të dhënave publike është një direktivë evropiane e cila i detyron shtetet që të hapin të dhënat e veta për qytetarët. Deputeti bullgar në Parlamentin Evropian Ivajlo Kalfin ka meritë serioze për këtë, rikujton Ivajlo Jajxhiev.

Pse ka “evolucion botëror” të të dhënave të hapura?

“Termini “të dhëna të hapura” bëhet gjithnjë më e përhapur ndër qeveritë, që shohin në këtë mënyrë të forcojnë lidhjet e tyre me shtetasit të shkaktojnë rritje më të madhe ekonomike – përgjigjet Ivajlo. – U krijuan institute që merren konkretisht me këtë. KE punon mbi këtë, gazetarët u kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje të dhënave të hapura. Ajo, që është shumë mirë për Bullgarinë, se ka shumë njerëz që shkruajnë në bllog. Ky është vendi që të dhënat e hapura kanë potencial. Ka njerëz të rinj që përpunojnë aplikime në dobi publike dhe po kështu lëvizin procesin përpara. Edhe administrata e vendit tonë po punon mbi këtë çështje. Të dhënat e hapura janë përfshirë në Strategjinë kombëtare 2020 dhe në Strategjinë për administratën publike, e cila u botua në muajin mars të këtij viti. Problemi është se akoma nuk ka kërkim publik për këto të dhëna dhe nuk është e qartë si do të zhvillohet aplikimi i kësaj direktive evropiane edhe në praktikat botërore edhe në rastin bullgar. Këtu shoqëria civile ka rolin e vet, sepse të dhënat mund të hapen në mënyra të ndryshme dhe me efektivitet të ndryshëm. Nëse nuk ka kërkesë nga shoqëria për qasje të lehtë dhe të shpjete ka rrezik të krijojnë ndonjë sajt dhe të mbetemi në këtë nivel. Do të jetë për të ardhur keq duke pasur potencialin e tyre.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD