Shën Gjergji është ndër shenjtorët më të respektuar në Bullgari. Sofja lavdërohet me tre shenjtorë të tjerë rajonalë me këtë emër, ndërsa Gjergji është ndër emrat më të përhapur të burrave në Bullgari. Shumë kisha në mbarë vendin i janë të kushtuara këtij shenjtori luftëtar, i cili vdiq në mbrojtjen e fesë së krishtere në vitin 303 në qytetin Nikomedija – Izmirin e sotëm në Turqi. Atëherë ky ishte kryeqyteti lindor i Perandorisë Romake. Dhjetë vjet pas vdekjes prej martiri të Shën Gjergjit qëndrimi ndaj fesë së krishtere u ndryshua rrënjësisht. Perandori i ardhshëm Konstantin Madhështori, e shpalli fenë e krishtere baras feve të tjera. Pikërisht në qytetin Sredec, Sofjen e sotme, të cilin Konstantin Madhështori e konsideronte “Romën e vet” – që nga koha më e lashtë ngre shtat një kishë e rrumbullakët për nder të Shenj Gjergjit. Kjo godinë e njohur si Rotonda “Shën Gjergji” është ndërtesa më mirë e ruajtur antike. Pothuajse 1700 vjet kjo kishë është një dëshmitare e heshtur e historisë së qytetit.
Kisha e rrumbullakët – Rotonda Shën Gjergji datohet nga fillimi i shekullit IV. Atëherë qyteti ishte tepër tërheqës. Shumë godina shoqërore me fasada prej mermeri me zbukurime të pasura, kisha, banja, ndërtesa administrative formoheshin qendrën. Kisha ngriti shtat mbi themelet e ndërtesave më të vjetra në këtë rajon administrativ të qytetit Serdika në “Lagjen e Perandorit Konstantin”. Një fakt i padiskutueshëm është, se në kohën e sundimit të tij ndërtohej vetëm me tulla dhe rotonda është një model i mirë i kësaj arkitekture të re. Në afërsi të kishës së rrumbullakët – rotonda ishte salla e mbledhjeve të këshillit të qytetit (buleuterion) dhe një teatër i vogël i mbyllur për shfaqje muzikore (odeon). Rotonda “Shën Gjergji” është godina e vetme e këtij ansambli, e ruajtur që në ditët tona. Edhe më sot mund të shihen disa fragmente të vogla nga zbukurimi fillestar – ojna bimore, perde dekorative. Mirëpo, e gjithë kjo nuk sugjeron për çfarë nevojash u ndërtua kjo godinë. Plani i saj bën përshtypje me gërshetimin e mrekullueshëm të hapësirave. Muret nuk janë më të trasha se sa 1.55 metra. Dhomat e veçanta të godinës janë të renditura simetrike rreth boshtit lindje-perëndim, në përputhje me rrjetin rrugor. Salla e rrumbullakët – rotonda, është me diametër përafërsisht 9.50 metra dhe me lartësi 14 metra. Drita depërton nga tetë dritare të mëdha. Ka edhe disa dhoma anësore.
I pari profesor Bogdan Fillov – një historian dhe arkeolog i njohur bullgar, nisi studimet e Kishës së Rrumbullakët “Shën Gjergji. Kjo ndodhi në dekadën e parë të shekullit XX. Rezultatet e studimit të tij u botuan në vitin 1933. Mirëpo, konkluzionet studimore iu bazoheshin vetëm gërmimeve të pjesshme. Ai supozonte, se kjo ishte një banja romake. Sipas tij dhomat e zbuluara ishin pjesë e një godine të tërësishme, ndërsa në kamaret anësore kishte ena të vogla për uji. Dhomat ngroheshin me një sistem special në dysheme. Ngrohja dyshemeje ishte karakteristike për çdo banja romake.
Në vitet 1939 dhe 1940 u ndërmorën studime më të thelluara të Kishës së Rrumbullakët “Shën Gjergji”. Atëherë u sqarua, se mungojnë disa nga dhomat e detyrueshme për banjat romake. Ka dokumente turke, në të cilat flitet për “një burim me uji çudibërës” në lindje të rotondës. Mbi këtë bazë disa historianë bëjnë konkluzionin, se kjo ajazmë ekzistonte që në kohën më të lashtë, ndërsa Kisha e Rrumbullakët “Shën Gjergji” ishte godina, në të cilën uji çudibërës transferohej për meshat. Godina të tilla pranë burimeve me uji çudibërës hasen edhe në kohën e krishtere, siç është për shembull kisha e afërt “Shenj Petka”. Në narteksin e saj edhe më sot ka një burim me ujë të bekuar.
Mirëpo, del pyetje për çfarë shfrytëzoheshin ato ena për uji, që shiheshin kudo në godinë? Ekzistojnë supozime, se rotonda iu kushtua martirëve të krishterë dhe në enët e vogla për uji kryhej larja rituale e lipsaneve. Vetëm 50 vjet pasi u ndërtua rotonda shfrytëzohej kryesisht si pagëzimore – baptisteri. Pasi feja e krishtere u bë fe shtetërore në Perandorinë Romake në fund të shekullit IV, nevoja e godinave të tilla u rrit, sepse njerëzit pagëzoheshin në masë. Për këtë qëllim pranë rotondës u ndërtua një narteks, ndërsa në kamaret e godinës së vjetër u rindërtuan enët për uji. Mirëpo, në shumicën e kishave pagëzimorja ishte në qendrën e anijatës kryesore. Në Rotondën “Shën Gjergji” riti i pagëzimit kryhej në kamaret anësore, ku ishin enët speciale për ujë.
Nuk dihet pse kisha mban emrin e Shën Gjergjit. Fati i vet godinës ishte kontradiktor. Në vazhdim të më pak se 200 vjetëve pas ndërtimit në kishë kryheshin shërbime dhe ajo shfrytëzohej. Sipas historianëve gjatë sulmeve të gotëve në fund të shekullit IV dhe të hunëve në shekullin V kubeja, si dhe arkat e dhomave anësore, u shembën. Ekzistojnë supozime, se godina u shkatërrua edhe si rezultat i tërmetit, që ra në vitin 518. Kisha u rindërtua mezi në shekullin X, kur Serdika u përfshi në kufijtë e Mbretërisë së Parë Bullgare. Në atë kohë ajo u shpall edhe Kisha e Mitropolisë. Në kohën e robërisë turke kisha kishte fatin e shumë kishave të tjera në Bullgari. Ajo u shndërrua në xhami. Mezi pas rimëkëmbjes së shtetit bullgar funksioni i vjetër i godinës u rikthye.
Sot Rotonda “Shën Gjergji” fshihet në mesë të godinave madhështore të ndërtuara në kohën e komunizmit. Ajo është një nga perlat e kryeqytetit bullgar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..