Më 27 prill në Romë presidenti Rosen Plevneliev merr pjesë në ceremoninë zyrtare mbi kanunizimin e papës Xhovan Pavli i II dhe të Papës Joan i XXIII për shenjtorë. Pa precedent në historinë e Vatikanit, ajo zhvillohet në ditën, në të cilën Kisha Rimo-katolike nderon festën e mirëqenies së Zotit, të aplikuar nga papa i vdekur Xhovan Pavli i II. Në ngjarje merr pjesë dhe kryeministri Simeon Sakskoburgotski (2001-2005), i cili është i lidhur me të dy papët.
Përpara se të bëhet Joan i XXIII, monsinjor Ronkali ka qenë vizitator apostolik në Bullgari dhe ndihmon aktivisht për evitimin e dogmave kishtare, të cilat shoqërojnë dasmën midis princeshës italiane, katolikja Joanna Savojska dhe mbreti ortodoks Boris i III, prindërit e Simeon Sakskoburgotskit. Përpara se të marrë leje për dasmën e vet me katoliken Margarita, ai ka pasur 3 audienca tek papa Joan i XXIII. Nga takimet e Simeon Sakskoburgotskit me papën-sllav, më emocionues është ai nga 18 tetori i vitit 1983. Atëherë ai realizon trashëgimin e lënë si amanet të xhaxhait të vet – mbreti i fundit i Italisë Umberto i II, dhe e dorëzon Fronin e Shenjtë, pasuria më e shtrenjtë e dinastisë së Savojëve – Qefinin e Torinos-pëlhura, me të cilën është mbuluar trupi i Jesu Krishtit. Ajo ka qenë pronë e oborrit mbretëror 530 vjet.
Të dy papët – Joan i XXIII, i cili ka organizuar tubimin e dytë të Vatikanit, i cili e hap kishën drejt botës, dhe Xhovan Pavli i II, pontifikati i të cilit është gjatë kohës së Luftës së Ftohtë dhe globalizimit, janë të lidhura me Bullgarinë. Monsenjor Ronkali mbërrin në Sofje gjatë vitit 1925 si në vizitator apostolik. E quajnë “Papa bullgar” jo vetëm për shkak të dashurisë së tij të madhe ndaj vendit tonë, por dhe më tepër se qëndrimi i tij 10 vjeçar në Bullgari shënon zhvillimin e karrierës së tij diplomatike. Ronkali i tregon një ndihmë humanitare popullit bullgar, duke krijuar të ashtuquajturat “kuzhina të papëve” për refugjatët bullgar nga Turqia dhe Greqia, kurse pas tërmetit të madh në qytetin Çirpan gjatë vitit 1928 bën çdo gjë të mundur për rekonstruimin dhe ndërtimin e kishave të reja. Xovan Pavli i II është papa i parë, i cili ka vizituar vendin tonë, të cilin e do shumë bashkë me popullin e tij. Me ardhjen e vet gjatë vitit 2002 ai fshiu njollën e turpshme nga balli i bullgarëve, duke deklaruar se, “një popull i tërë, populli sllav, nuk mund dhe nuk duhet të mbaj përgjegjësi për të ashtuquajturën “gjurmë bullgare” gjatë atentatit të kryer kundra tij më 13 maj 1981. Akoma në fillim të pontifikatit të vet hap rrugë drejt kthimit të Bullgarisë në familjen e popujve evropian. Gjatë vitit 1980 i shpalli vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij për përkrahës qiellor të Evropës, kurse pas kësaj, si një politikanë i vërtetë, në mënyrë të qartë dhe të guximshme, këmbënguli për anëtarësinë e plotëvlefshme të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.
“Kjo është një liturgji shumë festive me pjesëmarrjen e papës Francisk i 1000 kardinalëve dhe episkopëve nga e gjithë bota”deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë, kolegu nga Radio Vatikani – Dimitër Gançev. Papa Xhovan Pavli i II shpallet për shenjtor vetëm 9 vjet pas vdekjes së tij.
“Kjo do të jetë periudha më e shkurtër në të cilin një i përuruar është i shpallur për shenjtor, shpjegon DimitërGançev. Sipas medieve ky është rekordi i radhës i papës Xhovan Pavli i II. Ai është i njohur me novitetet e tij dhe me ndryshimet në kishë në pontifikatin e tij 27 vjeçar. Në qoftë se kujtojmë varrimin e tij, besimtarët në sheshin “Shën Pjetri” e shpallën për shenjtor, kurse tani bëhemi dëshmitarë sesi procedurat protokollime s’prapsen përpara kësaj shenjtërie. Ky kanunizim i dyfishtë në Vatikan prek në mënyrë shumë të veçantë Bullgarinë. Monsenjor Ronkali, papa i ardhshëm i XXIII-të, është i quajtur “papa bullgar” pikërisht për shkak të misionit të tij në Bullgari, i cili ka një ndikim dhe rëndësi të madhe për formimin e tij si personalitet dhe klerik. Ai vuri themelet e marrëdhënieve diplomatike me Fronin e Shenjtë dhe i jep një shtytje të fortë veprimtarisë së kishës në vend. Sa i përket Xhovan Pavlit të II, ai mbetet mbrojtësi më i suksesshëm i Bullgarisë përpara botës. Me vizitën e vet gjatë vitit 2002 ai përkrahu hyrjen e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe e fshiu “gjurmën bullgare” në atentatin kundra tij. Në shenjë të një bashkimi të krishterë ai e dha kishën liturgjike për bullgarët ortodoks në Romë. Dhe përsëri në emër të bashkimit të krishterë shpalli si të përuruar 4 mërgimtarë tanë për besën gjatë periudhës së komunizmit, që të jenë shembuj për të krishterët tanë në besimin e tyre ndaj Ungjillit dhe dashurisë ndaj atdheut. Me fjalët e tij në tokën bullgare, ai vuri themelet dhe të hapave konkrete morale, pa të cilat asnjë kalim demokratik nuk do të jetë i mundur. Kanunizimi është njohje për dy papa global dhe të medieve, dy reformatorëve, të cilët mund me shumë guxim ti quajmë “titanë” të papëve në historinë tonë botërore. Ata qenë të aftë për vendime të mëdha dhe të guximshme. Nuk mund të mos të kujtojmë dhe të mos të përmendim rolin e papës Joan i XXIII për evitimin e përleshjes midis demokracive perëndimore dhe bllokut Sovjetik në epokën e luftës së Ftohtë. Si dhe kontributin e papës së parë-sllav për shpërthimin e murrit të Berlinit dhe për shpërbërjen e sistemit komunist. Është e dukshme se ky kanunizim i tejkalon larg kufijtë kishtar-fetar. Do të thosha se, kthehet në një farë testimi për shtetërorët bullgar dhe institucionet kishtare në shkallën e njohjes së tyre ndaj shenjtorëve të rinj. Sepse nga qielli ata mund të ndihmojnë për forcimin e besimit tonë të krishterë dhe të jenë një orientir shpresëdhënës dhe i sigurt për të ardhmen e një brezi tanimë të ri bullgarësh.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..