Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria inicion bashkëpunim në lëmin e sportit midis shteteve të rajonit të Detit të Zi

БНР Новини
Ministrja e rinisë dhe e sportit Mariana Georgieva dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi Viktor Tvirkun
Foto: BTA

Në një takim të ministrave të sportit të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (OBEDZ), i cili u zhvillua në qytetin bullgar Varna pranë Detit të Zi, me iniciativë të Bullgarisë, tematika rinore dhe sporti u bënë për herë të parë politika me prioritet e organizatës.

Pjesëmarrësit diskutuan se si të inkurajohet bashkëpunimi regjional në fushën e politikave rinore dhe si sporti të kontribuojë për rritjen ekonomike dhe punësimin. U shqyrtuan gjithashtu iniciativa për një politikë të përbashkët rinore, duke e vërë theksin te vullnetarizmi, si dhe te iniciativat për ngjarje të përbashkëta sportive në rajon.

Gjatë periudhës së re programore të BE-së /2014-2020/ për programet “Rinia” dhe “Sporti” është parashikuar një rritje e konsiderueshme e buxhetit. Në këtë kontekst përhapja e bashkëpunimit ekonomik të vendeve nga rajoni i Detit të Zi drejt këtyre sektorëve mund të shqyrtohet edhe si themeli i një lidhjeje aktive midis politikës së BE-së dhe politikës regjionale, e cila zhvillohet nga vendet e OBEDZ-së. Qeveria bullgare shpalli që në vetë fillimin e mandatit të saj se është për afrimin e prioriteteve të OBEDZ-së me ato të BE-së.

Takimi i ministrave të sportit në Varna ishte pjesë e programit të kryesisë bullgare sipas parimit të rotacionit të OBEDZ-së dhe koincidoi me një moment të rritjes së tensionit politik në regjion për shkak të krizës ukrainase. Në këtë kontekst takimi është i rëndësishëm jo vetëm për sektorët “Rinia” dhe “Sporti” dhe mund të shqyrtohet edhe si një element prej përpjekjeve për përmirësimin e një situate tepër të tensionuar në regjion. Një pjesë e vendeve, që morën pjesë në takimin e Varnës, kanë pozita krejt të ndryshme sa i përket konfliktit në Ukrainë. Mirëpo kjo i pengoi që ato të hyjnë në një dialog dhe të zënë pozita të të përbashkëta sa i përket politikës për rininë dhe sportin. Pra, ka mundësi për dialog midis tyre, po të ketë vullnet politik për këtë.

Në OBEDZ marrin pjesë Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukraina. Takimi tjetër i ministrave, i cili parashikohet në kuadrin e kryesisë së rotacionit të Bullgarisë, do të mbahet në Bukuresht në nivelin e ministrave të punëve të brendshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..

botuar më 25-11-08 8.10.PD
Prof. Ivajllo Gruev

Prof. Ivajllo Gruev për kohën kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta – herezi

“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..

botuar më 25-11-06 6.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..

botuar më 25-10-31 7.30.MD