Për fat të keq ne, bullgarët, nuk mund të paraqitemi në dritën më të mirë para botës. Prandaj nuk duhet të na befasojë faktin se duke dëgjuar emrin e Bullgarisë në rastin më të mirë të huajit e përfytyrojnë bregdetin tonë pranë Detit të Zi, vendpushimin Borovec, Manastirin e Rillës, kosin dhe futbollistin Hristo Stoiçkov. Siç duket fushatat sporadike të popullarizimit të Bullgarisë dhe kryesisht të turizmit të saj përtej kufirit nuk japin efektin e kërkuar. Edhe tani për shumë të huaj Bullgaria do të thotë korrupsion, romë, konsumim të tepërt alkooli në vendpushimet tona, ose “gjurmën bullgare” në atentatin kundër Papës. Mirëpo kjo nuk është Bullgaria dhe çështja është se si ta deklarojmë këtë para botës.
Pa dyshim pa institucionet e ngarkuara me këtë detyrë, e cila kërkon mjaftë fantazi. Duke filluar nga spotet e reklamës dhe duke u arritur deri tek projektet joadekuate për një logo të re, vendi ynë sikur nuk mund të dalë nga kurthi i imazhit, kurse burokracia dhe mungesa e transparencës e ndihmojnë këtë edhe më shumë. Mjafton që të rikujtojmë projektin e radhës për emblemën dhe sloganin e Bullgarisë para një viti, projekt ky që u rrëzua me skandal. Atëherë u bë provë për t’u zëvendësuar imazhi i diellit ose i trëndafilit, i cili mund të shihej në të gjitha broshurat e reklamës. Një ekip prej “krijuesish” sajoi figura të paqarta të stilizuara, të cilat duhej ta vinin theksin te shumëllojshmëria e përjetimeve turistike te ne. Për këtë qëllim u përvetësuan 1.4 mln leva (700 mijë euro) nga programi operativ “Zhvillimi regjional”. Për fat të keq këto mjete mund të përdoreshin për qëllime më të mira. Problemi është se te ne mungon një vizion unik për popullarizimin e Bullgarisë përtej kufirit. Bëhet fjalë jo vetëm për reklamën tonë turistike, por edhe për tërë imazhin e vendit. Por si ta prezantojmë Bullgarinë jashtë shtetit në një mënyrë moderne, pa shabllone dhe patos të tepërt. Përgjigjen e këtyre pyetjeve na jep një ekip prej dizajnerësh të rinj, të cilët banojnë që prej disa vitesh në Berlin dhe ia kanë kushtuar tërë energjinë e tyre krijuese kësaj detyre jo të lehtë. Rezultati është shumë optimist. Pa aspak përkrahje financiare nga shteti, projekti i tyre “Like Bulgaria” tërhoqi 3 mln konsumtarorë në internet nga të gjitha pikat e planetit dhe një pjesë e madhe prej tyre ishin tërhequr për kauzën e Bullgarisë.
Nikollaj Tonkov, Ollga Kovgan dhe Rumjana Aleksandrova janë duke përpunuar një logo të vendit, që e publikojnë në Facebook. Që kur e paraqitën atë për herë të parë, rrethi i vogël i gjelbër me emrin “BULGARIA” brenda tij grumbulloi kaq shumë fansa, se entuziastët morën vendim për të krijuar një sajt të veçantë kushtuar Bullgarisë. Në të paraqitin natyrën, historinë, kulturën dhe personalitetet e mëdha nëpërmjet kuadrove të vendeve të bukura, zakonisht pak të njohura, ose të krijuesve dhe sportistëve tanë të njohur. Fotografitë në fjalë zakonisht janë shoqëruar me ndonjë tekst origjinal, për shembull “The Real Lord Of The Ring” (kushtuar kampionit tonë olimpik në gjimnastikën artistike Jordan Jovçev) etj. Butoni “Like” pranë tyre siguron përhapjen në masë të mesazheve në fjalë në rrjet, duke arritur deri në këndet më të largëta të planetit. Kështu njerëzit pasi dëgjojnë emrin e Bullgarisë do të përfytyrojnë diçka pozitive, do ta pëlqejnë vendin tonë dhe do të planifikojnë pushimet e tyre të ardhshme” – thotë Rumjana Aleksandrova dhe shton:
“Duam të tregojmë jo vetëm gjërat, me të cilat zakonisht reklamohet Bullgaria, por edhe turizmin tonë kulturor, traditat dhe alternativat e shumta për ushtrimin e sportit, sepse në reklamën tonë tradicionale ka shumë të meta. Qëllimi ynë është që të gjithë të kuptojnë se në Bullgari mund të shijojnë jo vetëm sallatën tradicionale “Shopska”, rakinë dhe detin. Thënë me fjalë të tjera përpiqemi ta paraqitim Bullgarinë si një vend modern.”
Siç duket vullnetarët e projektit “Like Bulgaria” po ecin në rrugën e drejt të përmirësimit të vizionit tonë, kurse institucionet shtetërore, të cilat janë angazhuar me këtë detyrë, ka se çfarë të mësojnë, ose të paktën mund t’i përkrahin këta entuziastë. Kështu, përveç me paketat “all inclusive”, alkoolin e lirë dhe të ashtuquajturat “bar crawling”, që organizohen kundrejt një shume tepër modeste, Bullgaria mund të lavdërohet më në fund edhe për historinë e saj mijëvjeçare, natyrën e bukur dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm ndaj kulturës evropiane.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..