Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jehona e ngjarjeve të Ukrainës në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Ngjarjet dramatike në Ukrainë ditët e fundit u bënë shkak për një sërë deklaratash të politikanëve bullgarë. Lidhur me viktimat si rezultat i trazirave në Odes, presidenti Rosen Plevneliev dënoi kategorikisht të gjitha shfaqjet e dhunës. Ministri i jashtëm Kristian Vigenin caktoi aktin si një tmerr dhe paralajmëroi, se në se tensioni do të vazhdojë të shkallëzohet atëherë situata do të destabilizohet për një kohë të gjatë. Ministri i mbrojtjes Angell Najdenov komentoi, se megjithëqë nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Bullgarisë, qeveria ndjek me vëmendje zhvillimet, sepse aty banojnë shumë  bullgarë. Shefi i mbrojtjes, gjeneral Simeon Simeonov tha, se ngjarjet në Ukrainë patjetër do të ndikojnë mbi aktualizimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. Ministri i mbrojtjes përjashtoi pjesëmarrjen e ushtarëve bullgarë në ndonjë operacion eventual të NATO-së në Ukrainë si rezultat i zhvillimeve.

Në të vërtetë ka arsye për shqetësim.

Gjatë trazirave në Odes godina e Qendrës Kulturore Bullgare pësoi dëme, megjithëqë nuk ishte objekt i sulmeve me qëllim. Bullgarë të dëmtuar etnikë tani për tani nuk ka. Ka sinjale, se me gjithë edhe pak, ka bullgarë që shfaqin interes për strehim në Bullgari në se situata do të keqësohet edhe më. Bëhet fjalë për afro 300 mijë veta, ndaj fatit të të cilëve Bullgaria është e ndjeshme. Ajo është gati të japë kontributin e saj, në se është e domosdoshme.

Në se paqëndrueshmëria në Ukrainë do të zgjatet shumë, Bullgaria patjetër do të pësojë humbje të mëdha. Jo vetëm për arsye, se gazi rus kalon përmes territorit të Ukrainës. Në se BE-ja do të vendosë sanksione ekonomike mbi Rusinë, ata do të ndikojnë negativisht mbi lidhjet ekonomike me të. Mirëpo, Rusia është një nga partnerët kryesor strategjik tregtar dhe ekonomik të Bullgarisë. Një partnere e tillë e Bullgarisë është edhe vet Ukraina.

Sanksionet kufizuese, që ndërmori BE-ja kundër disa politikanëve rusë tashmë ndikuan mbi lidhjet politike. Përsa i përket vizitës së ardhshme të kryetarit të Dumës Ruse në Bullgari Sergej Narishkin, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë paralajmëroi, se ajo nuk mund të realizohet. Kjo për arsye, se BE-ja vendosi masa kufizuese për hyrjen e tij në territorin e vendeve anëtare. Duma Ruse u reagoi ashpër këtyre masave, por kjo nuk është në favor të vizitës së ardhshme të kryetarit të Kuvendit Popullor të Bullgarisë Mihaill Mikov në Moskë. Sipas të dhënave jozyrtare, Mihaill Mikov shprehu mospajtim me pozitën e Ministrisë së Jashtme Bullgare. Mirëpo, në se kjo iu përgjigjet së vërtetës, atëherë kjo vjen të sugjerojë se midis pushtetarëve ekziston një mospajtim të brendshëm.

Ngjarjet në Ukrainë ndikojnë edhe mbi marrëdhëniet e Bullgarisë me BE-në. Në se pozita e bashkimit ndaj Rusisë redikalizohet, kjo do të ndërlikojë edhe më realizimin e projektit të gazsjellësit “Rryma Jugore”. Bullgaria, e cila ka marrëveshje me palën ruse për ndërtimin e gazsjellësit në territorin e saj, tashmë ka disa mosmarrëveshje me BE-në mbi këtë çështje. Komisioni Evropian tashmë lajmëroi, se varësia e Bullgarisë nga furnizimet e gazit rus mund të bëhet pengesë para rritjes së saj ekonomike.

Në se do të pezullohet rritja ekonomike Bullgaria nuk do të jetë në gjendje të ndajë mjete për modernizimin dhe riarmatimin e ushtrisë së vet. Në lidhje me domosdoshmërinë e rritjes së buxhetit ushtarak dhe riarmatimit të ushtrisë me teknikë perëndimore, para dy javëve sekretari i përgjithshëm i NATO-së Anders Fog Rasmusen i drejtoi kritika Sofjes.

Është e dukshme, që jehona e krizës ukrainase në Bullgari është serioze dhe ndikon si në plan ekonomik dhe politik ashtu edhe në të ndërkombëtar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm dëshiron prani më të madhe aleate në Detin e Zi

Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..

botuar më 25-10-31 10.40.PD
Raja Nazarjan

Kryetari i Parlamentit do të ndërrohet çdo 10 muaj

Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..

botuar më 25-10-29 5.08.MD
Natalija Kisellova u tërhoq nga posti i kryetares së Parlamentit

Kryetarja e Parlamentit nga BSP ia dorëzoi postin zëvendëskryetares nga GERB

Paraqita  një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..

botuar më 25-10-29 11.05.PD