Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja e xhazit Hillda Kazasjan fillon një turne Kombëtare

Foto: PR

Hillda Kazasjan doli në skenën e xhazit bullgar në mesin e viteve 90. Ajo ka përfunduar arsimin e vet muzikor me bateri, më vonë i përkushtohet së kënduarit. Ajo është vajza e Vili Kazasjanit-një dirigjent shumëvjeçar i Big Bendës pranë Radios Kombëtare Bullgare, dhe u afirmua si një interpretuese me një kulturë të pasur muzikore. Ka disa albume të botuara, kurse si stil është e tërhequr pas sambës. Në një nga projektet e saj, Hillda Kazasjan interpreton muzikë ndaj disa nga filmat emblematik bullgar. Një pjesë të rëndësishme në jetën e saj ze dhe teatri. Përveç në aspektin personal, dashurinë e vet ndaj këtij arti Hilda e dëshmon dhe tani në një ngjarje të ardhshme interesante. Në intervistën e Sibilla Lillovës këngëtarja tregon me hollësi për të. Por, përpara kësaj le të dëgjojmë një interpretim të saj.

“Unë pres me një emocion të madh këtë turne-thotë Hillda Kazasjan. Idenë për të po e mendoj prej 2 vjetëve dhe vendosa se tani është momenti më i saktë ta realizoj. Përfshij 7 qytete-Ruse, Burgas, Varna, Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Plovdiv dhe Sofja. Kam zgjedhur për koncertet vetëm salla teatrale. Ato janë të përshtatshme sipas meje për këtë, të cilën e kemi përgatitur për në skenë. Do të jem përsëri me muzikantë të shkëlqyer –Hristo Jocov-bateri, Zhivko Petrov-piano, Mihaill Josifov-bori, Milen Kokusharov-piano. Me ta incizova dhe albumin tim të fundit “Jazz&Me”, të cilin do ta prezantoj në këtë turne. Përveç këngëve prej tij, publiku do të dëgjojë këngë nga projekti im muzikë bullgare filmash, të botuar përpara kohe. Si tërësi do të interpretoj kompozicionet e mia më të qarta prej 10 vjetëve të fundit. Programi për turnetë është i larmishëm dhe do të paraqitet me stil, për të cilën si gjithmonë mbaj shumë.


Tani fare vonë bëra një këngë të re në bazë të vjershave të Dobromir Sllavçevit-“flutura të marra” dhe muzika është e Hristo Jocovit. Qe e paracaktuar për një shfaqje teatrale, por me qenë se ajo akoma nuk është fakt, unë vendosa të incizoj këtë këngë. Ka dhe video për të. Kështu që “-“flutura të marra” po kështu do të hyjë në programin për turnetë. Kuptohet se do të interpretoj dhe kompozicione të tjera të miat , të shkruara nga Hristo Jocovi. Kjo do të jetë një pjesë nga befasirat e koncerteve”.Videoja të “fluturave të marra” është e bërë nga regjisori Kirill Kirillov. Le të dëgjojmë këngën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD