Javën që shkoi në Selanik u mbajt konferenca e nivelit të lartë midis ministrave të jashtëm të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor që konferencë u organizua nga presidenca greke e BE-së. Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, z. Kristian Vigenin mbajti fjalim kushtuar përvjetorit të 10-të nga fillimi i procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Ministri Vigenin rikujtoi se Bullgaria duke qenë fqinje e vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjithmonë ka përkrahur integrimin e tyre në BE. Mirëpo, z. Vigenin vuri në dukje se parimet dhe kriteret e anëtarësimit duhet të jenë të njëjta për të gjitha vendet kandidate dhe një nga këto kritere është fqinjësia e mirë. Në fakt, ministri i jashtëm donte të thoshte se përkrahja e Bullgarisë nuk është me çdo kusht. Ky qëndrim i Bullgarisë nuk vlen vetëm për qeverinë aktuale, por edhe për të paktën dy qeveritë më parë. Ja pse prej vitesh Bullgaria ngul këmbë për lidhjen e marrëveshjeve të fqinjësisë.
Përkrahja e Bullgarisë në anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm politike. Bullgaria ndan përvojën e fituar në rrugëtimin drejt BE-së. Sofja është e mendimit se rolin kryesor gjatë reformave në procesin e integrimit evropian duhet ta kenë faktorët e brendshëm të vendeve kandidate. Ndryshe, pra nëse ka shtypje nga jashtë, qëndrueshmëria e reformave nuk mund të garantohet. Ministri Vigenin theksoi projektet e përbashkëta si kusht për të ardhmen ekonomikisht dhe politikisht stabile të rajonit. Sidomos duhet të bashkëpunohet në mënjanimin e disa pengesave infrastrukturore në rajon. Në këtë kontekst ministri bullgar nënvizoi se instrumenti i ndihmës para-anëtarësimit vijon të përdoret pikërisht për mungesat në infrastrukturë. Në konferencën në Selanik u bë e qartë se për këtë qëllim nevojitet resursi financiar shumë serioz. Nëpërmjet fondeve të para-anëtarësimit BE-ja parashikon t’ia jap Ballkanit Perëndimor 1 mlrd euro deri në vitin 2020. Ndaras nga këto para, në projektet rajonale do të derdhen edhe 10 mlrd euro të tjera.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë..