Fshehtësitë historike të Sofjes bëhen të dukshme përmes aplikacionit mobil për smart telefone ios dhe android. Pronarët e pajisjeve mobile tanimë do të mund të mësojnë në lëvizje më shumë për disa nga kureshtjet më të rëndësishme emblematike të kryeqytetit, në sajë të shtesës “Serdika e Padukshme”.
Aplikacioni mobil është krejtësisht falas dhe jep mundësi që përdoruesit të mësojnë më shumë për objektet e fshehura dhe më kureshtare historike dhe arkitekturore në Sofje. Piktura, materiale në video, 3D modele, histori interesante dhe legjenda për objektet e zgjedhura e bëjnë më të ndryshme nga udhërrëfyesit standard turistik. Për momentin mund të gjendet informatë për 6 objekte kyçe, mes të cilave dhe kisha “Shën Sofia”, amfiteatri romak i Sofjes e të tjera.
Aplikacioni është përpunuar nga Shoqata e Studentëve për Art Kompjuterik. Qëllimi i tij është të zbulojë objektet e një nga qyteteve më të vjetra në Evropë, i cili dallohet me trashëgiminë e vet unikale historike nga epokat e ndryshme. Kjo u lejon përdoruesve në vend të vet kureshtjes të mësojnë më shumë për të dhe të mund të përfytyrojnë sesi është dukur në pamjen e vet autentike. Për një informatë suplementare janë përfshirë linqe ndaj katalogut kombëtar të bibliotekave akademike në vend. Në sistemin e katalogut mund të zbulohen libra dhe publikime të ndryshme, kushtuar kureshtjeve në fjalë kulturore-historike.
Si burime për pjesën më të madhe nga përmbajtja në shtesën janë përdorur libra të vjetër dhe informacioni unikal i përfshirë në to, gravura, piktura , e të tjera. Shtesa është është në dispozicion në Google play dhe App Store, ku një informatë më të shumtë mund të zbuloni në sajtin e invisibleserdica.org.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..