Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pop lajme

БНР Новини
Kalin Veljov, Nina Nikolina dhe Ekaterina Angjellova
Foto: arkiv personal

Nina Nikolina në kompaninë e perkusionistit Kalin Veljov dhe të këngëtares popullore Ekaterina Angjellova, prezantoi një etno projekt të ri “Pendarë”. Prej tij ju propozojmë radio-cinglin e parë me emrin “Priftëreshë”. Një folklor autentik, ritme ekzotike dhe një tingëllim elektronik – ky miks muzikor formohet nga puna e tyre e përbashkët, bashkë me producentin e projektit DJ Borçe Bojaxhiev. Ai bën disa aranzhime, të gërshetuar me ritme afro-kubane, braziliane, latine dhe ritme nga orienti, të ekzekutuara nga Kalin Veljovi. Nina Nikolina është e njohur me dashurinë e saj të madhe ndaj folklorit bullgar. Kariera e saj krijuese është e ndërtuar mbi të, ku shpesh bën një sintezë me muzikën pop. “Priftëreshë” është një melodi popullore nga krahina e Trënit – karakteristik me dialektin e vet specifik dhe me tekstet humoristike të këngëve. Këngëtarja bashkë me Ekaterina Angjellovën ka zgjedhur një repertor për projektin nga regjionet e ndryshme të Bullgarisë.

Për herë të parë ai është i paraqitur në skenën ndërkombëtare muzikore nga Nina Nikolina dhe Kalin Veljov gjatë vitit 2002 në Holandë. Incizimet e koncerteve në Bullgari janë me pjesëmarrjen e Nedjallko Nedjallkovit – fyell. Që nga viti 2012 ndaj tyre shtohet dhe këngëtarja popullore Ekaterina Angjellova.

СнимкаElica Naumova është e njohur nga stina e parë e garës televizive “Zëri i Bullgarisë”. Tani ofron një cingël të ri. “High” (nga angl. lart) lidh muzikën me bukurinë e gruas, seksapilin, lirinë. Ky është momenti në të cilin nënvetëdija tënde noton dhe vizaton lirisht piktura, nganjëherë në mënyrë fare të palogjikshme dhe në ekstazë. Momenti në të cilin nuk ka ndarje dhe karakteristikë të gjinisë, por vetëm lëvizje, ritëm, prekje, pëshpërimë... gjëra për të cilat mendon dhe ato të detyrojnë të ndihesh mirë, të ndihesh “high”, shpjegon me buzëqeshje Elica. Teksti është shkruar nga vetë interpretuesja. Kënga tanimë është nëpër klubet, në sajë të DJ Diass.


Kitaristi Georgi Georgiev vuri fillimin e projektit muzikor “Homeovox” me këngën pilote prej tij “I humbur”. Sa i përket stilit ai përbën një përzierje prej indi, alternativ, pop dhe rok. Muzika dhe teksti janë shkruar nga vet muzikanti, kurse videoja është në bazë të idesë të regjisorit Marija Stojanova. Në realizimin e “Të humburit” morën pjesë muzikantë si Stefan Popov dhe Ivan Vëlev.

Pop interpretuesi në zë kohët e fundit VenZi paraqiti këngën e vet të re “Çështje e kohës” në bazë të muzikës së tij. Teksti është shkruar nga Ilija Grigorov dhe Vlladimir Ampov – Konti, i cili është autor dhe i aranzhimit. Ndaj këngës ka dhe video, në bazë të regjisurës së Vasill Stefanovit. Në këngë merr pjesë dhe këngëtarja e re Divna.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD