Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lodrat e lashtësisë

БНР Новини

Lodra është gjëja e parë, e cila paraqet para fëmijëve shumëllojshmërinë e botës, që i rrethon dhe ajo ka ekzistuar që në kohërat më të lashta. Në edicionin e dhjetë të “Natës Evropiane të Muzeve” në Sofje, sivjet në Institutin Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare ka një ekspozitë shumë interesante, të paparaqitur deri tani – “A e di këtë lojë? Lodrat dhe lojërat në lashtësi”. Ajo përbën një provë për t’u paraqitur bota e stërgjyshërve tanë, kur ata vetë kanë qenë fëmijë, botë kjo që siç duket nuk dallohet shumë nga bota e fëmijëve të sotëm. Ekspozita është organizuar me bashkëpunimin e Qendrës Amerikane të Shkencave në Sofje dhe është pjesë e aktiviteteve me rastin e përvjetorit të 145-të të Akademisë Bullgare të Shkencave. “Që të jenë tërheqëse ekspozitat, ato duhet të paraqesin jetën e përditshme të njerëzve, të tregojnë historinë, kështu qe publiku të bëjë lidhjen midis së tanishmes dhe lashtësisë” – është e mendimit z. Erik de Sena, drejtori i Institutit Amerikan të Shkencave.

СнимкаEkspozita është orientuar ndaj publikut të fëmijëve, por tërheq edhe më të moshuarit. Në fund të fundit të gjithë kemi qenë fëmijë. Nën vitrinat prej qelqi mund të shihen lojëra nga epoka klasike, helenike dhe romake. Bota e fëmijëve paraqitet edhe nëpërmjet njoftimeve të autorëve antikë, pikturave të lojërave të ndryshme mbi enët e lashta greke, si dhe nëpërmjet sendeve të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike – rraketake, ashikë, kukulla.

СнимкаShumë interesante për fëmijët ishin pikturat me fëmijë të tjerë, që luajnë. Eksponatet e përfshira në ekspozitë, ruhen në Institutin Arkeologjik Kombëtar me Muze dhe në muzetë në Sozopoll, Nesebër, Varna, Plovdiv dhe Veliko Tërnovo. Për fëmijët dhe nxënësit, të cilët do të vizitojnë ekspozitën (ajo do të mbetet në muze deri më 24 gusht) specialistët-arkeologë kanë krijuar lojëra më të ndryshme.

СнимкаEkspozita është aktiviteti i radhës i Muzeut Arkeologjik, drejtuar fëmijëve. Qëllimi është që të provokohet tek ata një interes i qëndrueshëm ndaj studimit të historisë dhe lashtësisë. Një shembull i kësaj është iniciativa “Magjia e arkeologjisë. Fletorja e parë e arkeologut të ri”. Në të kanë marrë pjesë 1500 nxënës të klasës së dytë gjatë vitit shkollor 2011-2012, kurse në ekspozitën e hapur vitin e kaluar “Një gjurmë e përjetshme në histori – thesare nga muzetë grekë” më shumë se 800 nxënës nga klasa e katërt dhe e pestë janë njohur me historinë e Lojërave Olimpike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD