Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me hijeshi dhe joshje kuarteti me tela “Hipnotik” prezantoi albumin “Fat”

БНР Новини
Foto: hypnotic-bg.com

Skena e klubit “Sofia Live” u shndërrua në një arenë të bukurisë dhe joshjes në sfondin e muzikës prej virtuozi. “Destiny” ose “Fat” është shkaku, që katër ekzekutueset e reja nga kuarteti me tela “Hipnotik” të rikrijojnë muzikën e epokave të ndryshme. Tashmë u bë fakt albumi i tyre i debutimit. Marija Noveva – violinë, Mariana Hinova – violonçelë, Bistra Koprinkova – violë dhe Gergana Aleksieva – violinë formuan kuartetin “Hipnotik” para disa vitesh.

“Muzika është shkaku kryesor, për të cilin u mblodhëm – tregon Gergana Aleksieva. – Grupi ynë përbën formën klasike të kuartetit me tela. Por dallimi është në stilin e ekzekutimit. Ne gërshetojmë vepra klasike me tingëllimin modern. I kushtojmë vëmendje edhe folklorit bullgar, duke i thyer përmes prizmit të shikimit tonë. E njohim njëra tjetrën që prej kohe. Jemi me arsim muzikor dhe shpesh punojmë bashkë me orkestra të ndryshme. Starti i grupit tonë ishte me pjesën “Kokëkrisuri”. Shumë njerëz mendojnë, se kjo është një këngë popullore, por ajo është prej autori. Atans Bojaxhievi është kompozitori i saj, ndërsa Ivan Hristovi e përpunoi për ekzekutimin tonë, ashtu siç ne deshëm.”






Në albumin “Fat” u përfshin nëntë pjesa. Pothuajse të gjitha aranzhimet janë vepër e kompozitorit italian Mauricio Abeni. Ai i ndihmoi kuartetit edhe në realizimin e koncertit. Për prezantimin e albumit katër muzikantet përgatitën versione speciale akustike të veprave. Projekti u incizua në Romë nga regjisori i zërit Marko Streçoni. Kompozitori Mauricio Abeni është i bindur në suksesin e kuartetit. “Që para vitesh, kur Gergana më paraqiti projektin, menjëherë zbulova potencialin e tij. Katër ekzekutueset janë instrumentiste serioze, përveç se posedojnë një joshje. Mirëpo, që të arrijnë majat krijuesi janë të domosdoshme më shumë cilësi, të cilat jam i bindur, se ato katër vajza posedojnë – punë këmbëngulëse, përsosmëri, synim te horizonte të reja muzikore. Jam i bindur, në të ardhmen e tyre të mirë.”

Një kontribut të madh për prezantimin e shkëlqyeshëm të albumit dhanë dirigjenti i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare Antoni Donçev, kitaristi Mirosllav Ivanov, kitaristi bas Boris Tasllev, bateristi Dimitër Semov dhe fizarmonicisti Petër Dimov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD