Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Janëkov jep koncerte si pianist dhe dirigjent në mbarë botën

Foto: arkiv personal

Pianisti Ivan Janëkov është njëri nga muzikantët bullgarë të cilët kanë pushtuar “vendin e mrekullive” gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Fillimisht ka mbaruar në degën e pianos në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Lybomir Pipkov” dhe pas kësaj ka shkuar në Nju-Jork ku ka studiuar më se 10 vjet. Paralelisht me pianon ai ka studiuar dhe dirigjim. Në vitin 2001 Ivan Janëkov ka merituar çmimin e konkursit “Artists International Series” në Nju-Jork. Përveç se me sukses ka dhënë koncerte në SHBA, muzikanti ka specializuar dhe muzikë dhome në Kuartetin japonez të telave (Tokyo String Quartet) dhe po ashtu ka bashkëpunuar me violinistin me famë botërore Pinkas Cukerman. Pas studimeve Ivan Janëkov është kthyer në Kontinentin e Vjetër dhe për një kohë të pacaktuar është vendosur në Itali. Pas kësaj ka shkuar në Londër ku ka jetuar dhe ka punuar shatë vite me radhë. Para pak kohe pianisti u vendos në Hong-Kong.

Gjatë muajit qershor Ivan Janëkov ishte në Bullgari ku dha dy koncerte – më 13 qershor në Plovdiv në Festivalin e Muzikës së Dhomës dhe më 18 qershor në Sofje. Koncertet e tij janë përfshirë në programin e Edicionit të XIX-të të “Sallonit të Arteve”. Më shumë informacione rreth koncertit në Sofje, na sjell vetë pianisti: Para pak kohe punova mbi një CD të re, ku përfshira disa vepra të kompozitorit hungarez Franz Liszt, thotë muzikanti bullgar. – Një pjesë prej tyre prezantova në Sofje gjatë koncertit tim në Pallatin Kombëtar të Kulturës.”

Pianisti Ivan Janëkov sfidon veten e tij në dirigjim. Debutimin e ka bërë para disa vitesh në Orkestrën Simfonike të Çekisë. “Fillimisht fillova t’i bija pianos që të përvetësoj artin e dirigjimit – thotë muzikanti bullgar. – Por me kalimin e kohës u bëra interpretues solo dhe planin tim të bëhesha dirigjent e lashë për më vonë. Në vitin 2010 në Londër themelova orkestrën e dhomës “London Chamber Players”. Ky formacion është i telave por kur ka nevojë përfshij edhe instrumentet frymore. Në repertorin e tij ka vepra nga baroku, periudha klasike, romantizmi dhe shekulli i XX-të. Deri në fund të vitit planifikoj të nxjerr një CD të re.”

Ivan Janëkov jep koncerte në më se 30 vende të botës, ndër të cilat janë Japonia, Kina, Italia, Gjermania, Anglia, SHBA etj. Incizimet e tij në piano janë transmetuar në televizionet dhe radiot në Evropën dhe Amerikën Veriore.

Në repertorin e pianistit vend të rëndësishëm zënë veprat e kohës së re. “Zakonisht në muzikën bashkëkohore, ne interpretuesit kemi përgjegjësi shumë të madhe – thotë Ivan Janëkov. – Pa ne, muzika mbetet vetëm bojë shkrimi në letër dhe nuk merr jetë. Më vjen mirë se kam pasur mundësinë të komunikoja me shumicën e kompozitorëve, muzikën e të cilëve unë luaj. Premiera ime në “Carnegie Hall” ishte me vepra të kompozitorit finlandez Magnus Lindberg. Kam bashkëpunuar me kompozitorin turk Çallar Arsu, i cili jeton në SHBA. Përveç se interpretoj disa nga veprat e tij, gjatë korrikut orkestra ime e dhomës do të bëjë premierën e disa veprave të tij në Veriun e Anglisë. Ka mjaft bashkëkohës tanë të cilët kompozojnë. Ne, interpretuesit, e kemi për detyrë të përhapim muzikën e tyre.”

Në Bullgari Ivan Janëkov ka qenë solist i orkestrave si “Filarmonia e Sofjes”, “Solistët e Sofjes” dhe “Classic FM”. Ka marr pjesë në festivale të ndryshme muzikore në vend – “Festivali Evropian i Muzikës”, “Salloni i Arteve”, “Apolonia” etj.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD