Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Disa shkaqe ta vizitoni Bullgarinë

БНР Новини

Për çdo njëri atdheu është vendi më i bukur në botë. Ashtu është edhe për ne bullgarët. Që t’ju bindemi se Bullgaria është një destinacion i preferuar turistik ju prezantojnë opinionet e të huajve që janë dashuruar pas vendit tonë.

Pse ta vizitoj Bullgarinë? Përgjigja mund të jetë: sepse “Bullgaria është një vend i bukur me male magjepsëse, bregdet të mrekullueshëm, ushqime të shijshme, njerëz mikpritës”. Kjo është përgjigja e shkrimtarit të lindur në Ajova me prejardhje hebraike, Ellis Shuman i cili prej dy viteve banon në Bullgari. Në fillim të korrikut “Huffington Post” botoi artikullin e tij me titull “10 gjera të jashtëzakonshme që nuk e dini për Bullgarinë”. Sipas autorit këto janë trëndafili vajdhënës, sallata “shope”, alfabeti cirilik, thesari i artë më i vjetër në botë, rakia, kaba-gajde e malit Rodope dhe martenica (verorja bullgare). Z. Shuman ka përmendur edhe një specifikë tjetër bullgare, e cila ndonjëherë shkakton mosmarrëveshje dhe situata komike, dhe pikërisht tundja e kokës për pohim ose mohim. “Në këtë vend tundja e njëhershme e kokës te lartë dhe te poshtë do të thotë “jo” ndërsa lëvizja e kokës horizontalisht do të thotë “po”, paralajmëron ai. Nuk ka harruar të theksojë edhe faktin se Bullgaria ka arritur t’i shpëtojë në kohën e Luftës së Dytë Botërore po thuaj tërë popullsinë e saj hebraike – mbi 40 mijë veta nga tmerret e Holokaustit. Për trëndafilin bullgar ka shkruar se jo vetëm se është i bukur, por që prej tij prodhohet 85% prej vajit të trëndafilit në botë, që përdoret në industrinë parfumerie. “Kosi bullgar është më i shijshmi në botë, sepse vetëm këtu rritet në mjedis të natyrshëm bakteri që shërben për krijimin e tij – Lactobacillus bulgaricus, shpjegon ai dhe u rekomandon të huajve të provojnë kosin e deles në malet së bashku me mjaltë ose reçel frutash malore. Nuk ka asnjë i huaj që ka vizituar Bullgarinë të mos ketë provuar sallatën e fshatit me raki. Autori paralajmëroi se rakia është me përmbajtje alkooli 40%. “Bullgarët i përdorin germat cirilike, sepse vendi është atdheu i këtij alfabeti dhe ai e ka pranuar shumë para Rusisë”, ka shkruar Shumeni. “Nëse ndodheni në Bullgari më 1 mars do të festoni ditën e verës. Në këtë ditë bullgarët shkëmbejnë verojka me urime për shëndet dhe begati gjatë vitit” dhe në fund – “Nëse këto nuk janë shkaqe të mjaftueshme që të vizitoni Bullgarinë, ejani gjatë dimrit në pistat e skive ose që të provoni diellin në plazhin e detit gjatë verës!”

“Shumica e njerëzve jashtë Bullgarisë nuk dinë sa e larmishme dhe e bukur është ajo në fakt”, shkruan Steve Hänisc, i cili në vitin 2012 largohet nga puna si konsulent në fushën e mediave sociale që të bëhet blogër, që shkruan për udhëtime në mbarë botën. Në vendin tonë ka ardhur për xhirimin e videos gjermane “Përvoja e Bullgarisë”.

Në krye të shkaqeve që të një të huaj të vizatojë Bullgarinë ai vë në dukje: “Takova njerëz të mrekullueshëm në Bullgari. Kuzhina bullgare është shkaku tjerët që të rezervoni biletën ajrore menjëherë!”. Sipas tij Bullgaria është interesante akoma me historinë e pasur dhe me natyrën e bukur. Për Steve interesante është edhe gërshetimi i stileve që mund të shihen në Sofje – arkitekturë të lashtë me godina shumëkatëshe moderne. Si përparësi ai thekson cilësinë e mirë me çmime të volitshme si edhe mundësia të mbërrihet në vendin tonë nga pika të ndryshme të Evropës. “Sofja është një vend i mrekullueshëm për pushim në fund të javës, lokale të mira, art në për rrugët ,wi-fi falas kudo”, shkruanSteve Hänisc. “O sa shumë më pëlqejnë verërat bullgare”, thotë ai, duke shtuar: “Bullgaria është një nga vendet e mëdha të eksportit të llojeve të verës në botë – kultivimi i vreshtave dhe prodhimi i verës janë me traditë të gjatë këtu që nga koha e trakëve të lashtë. Verërat bullgare janë ndër më të mirat e botës. Gëzuar!”

Për Tim Leffelin i cili tri herë ka bërë udhëtime rreth e rrotull globit dhe ka dërguar kumtesa nga pesë kontinente, “Bullgaria është si një gëlltitje ajër të pastër”. “Bile turistët me përvojë shumë të madhe nuk e dinë mjaft për Bullgarinë, e cila është një nga destinacionet më të mira të Evropës. Në Bullgari ka më shumë zona të gjelbra se pjesa dërmuese e vendeve me popullsi të madhe në BE”, shkruan në blogun e tij. Për mendimin e timit në Bullgari çdokush mund ta ndjejë veten si zbulues, të provojë ushqimet ekologjike me çmime të favorshme, të përfitojë nga mundësitë e shumta të turizmit në këmbë dhe të vizitojë ndonjë qytet të lashtë si Plovdivi apo Veliko Tërnovo. Para pak kohësh Manastiri i Rilës u gjet mes 50 vendeve më tërheqëse të Evropës. “Gjeni qetësi dhe paqe në Manastirin e Rilës”, shkruhet në sajtin Business Insider, i cili e ka bërë klasifikimin.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Kolazh: Silvija Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD