Para pak kohësh grupimi islamik Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) shpalli në internet krijimin e Kalifatit dhe publikoi hartën e territorit të tij. Kjo hartë përfshin të gjitha trojet e populluara diku nga myslimanët. Në planin pesëvjeçar grupimi islamik parashikon aneksimin e pjesëve të mëdha të Evropës, përfshiu të Bullgarisë, të gjithë Ballkanit ku bien Greqia dhe Serbia, si dhe të një pjese të Spanjës dhe Turqisë. Synimet “ekspansive” përfshin po ashtu gjysmën e Afrikës, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore plus të gjithë Indinë, Pakistanin dhe Afganistanin. Grupimi islamik pret përkrahje nga të gjithë myslimanët në botë.
Në Sofje Radio Bullgaria organizon një tryezë të rrumbullakët mbi këtë temë ku marrin pjesë disa ekspertë. Për mendimin e arabologut Krasimir Jankov që të ekzistohet një shtet, pra të ketë institucione dhe financim, ky shtet duhet të mbështetet nga fqinjët e tij regjionalë. Nënkuptohet, se askush në regjion nuk e dëshiron krijimin e Kalifatit. Ndërkohë, mundësia për ekzistencën e tij nuk duhet të nënvlerësohet, sepse Kalifati harton një zonë shumë të madhe të jo stabilitetit, mbi të cilën zonë nuk ka asnjë kontroll dhe ku formohen kushte problematike. Ja se çfarë ka ndërmend eksperti z. Jankov:
“Për ne, evropianët, kjo do të thotë një valë e re refugjatësh nga regjioni. Le ta zëmë qytetin Tikrit të Irakut nga i cili qytet është larguar 95 për qind e popullsisë pas rrëmbimit të tij nga islamikët. Përveç kësaj po ekziston problemi me xhihadistët në Evropë. Këta janë shtetas me pasaporta evropiane, të cilët për arsye ideologjike shkojnë në regjion dhe trajnohen së bashku me themeluesit e këtij shteti islamik. Faktorët të cilët shtyjnë evropianët që të përfshihen në grupimet radikale janë të njëjta të cilat vlejnë për përkrahësit e grupimeve të ekstremit të djathtë dhe të atyre neonaziste.”
Pyetjes a do të ketë marrëveshje të re Sajks-Piko (9 maj 1916), pedagogia universitare znj. Emili Isa u përgjigj kështu:
“Askush nuk e di me siguri. Aktualisht regjioni është në kaos të plotë. Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit nuk është fëmijë e rastësisë, por është fëmija e despotizmit dhe pikërisht për këtë arsye po lind në Siri dhe Irak, pra vendet më despotike të regjionit, me qeveritë më të përgjakshme në botën arabe – këto të Sadam Huseinit dheHafez al Asad-it. Kalifati është një formë qeverisjeje e cila të zgjidhë problemet e shoqërisë dhe nuk përmendet në Koran, as në Hadith.”
Për mendimin e gazetares siriane Tuhama al Xhundi, arabët janë kthyer një shekull prapa në epokën e Rilindjes Arabe:
“Bota arabe hyri në një krizë të cilën nuk mund ta kapërcejë. Revolucionet e sirianëve filluan me dëshirën për shtetin e së drejtës dhe lirinë, por tani jemi dëshmitarë të kundër-revolucionit, të revolucionit të islamikëve për të cilët islami është vetëm mbulesë e despotizmit. Për mendimin tim luftimi do të jetë i gjatë dhe do të kalojë përtej kufijve të regjionit dhe ka rrezik të arrijë deri tek ju, përfshiu të tejkalojë kufijtë e ish-Perandorisë Osmane. Kjo është luftë e nivelit intelektual dhe njëkohësisht i nivelit të armës. Të gjitha forcat politike dhe shtetet luftojnë për interesa të veta. Shohim a do të mbizotërojë gjykimi i shëndoshë në fund.”
Z. Krasimir Jankov është i mendimit se Perëndimi gjithashtu ka faj për ndodhinë në regjion:
“Në një farë mënyre Perëndimi dhe forcat botërore kanë hedhur bazën e ndodhisë aktuale në regjion, por mënyra sipas së cilës gjërat atje duhet rregulluar varet nga vetë banorët e regjionit. Kjo se lufta në Siri vazhdon tashmë më se tre vjet dhe se ende asnjë forcë botërore nuk ka ndërhyrë në Irak, do të thotë se secila i ka problemet e veta dhe nuk do të veprojë për të ndarë vendet ose për të zgjidhur problemet e regjionit. Edhe një herë, e gjitha kjo varet nga vetë banorët e regjionit.”
Pse Kalifati zë territor aq të madh – një të tretën e Irakut?
“Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit në fakt përfshin një numër të vogël luftëtarësh, nuk bëhet fjalë për dhjetëra mijë. Këta janë luftëtarët të cilët mundin ushtrinë e Irakut; përfitojnë nga tensioni midis sunitëve në Irak dhe qeverisë së Nuri al Malikit, e cila qeveri sistematikisht po i margjinalizon nga jeta politike. Ka fjalime shumë të rëndësishme të liderëve të fiseve sunite, të cilët mbështetin ISIL, dhe të cilët liderë pohojnë se aktualisht nuk është problem organizata e xhahidistëve, problem është Nuri al Maliki. Kalifati është problem i madh dhe ndoshta zgjidhja e tij ka të bëjë me ndryshimin e qeverisjes së vendit, pra me zëvendësimin e kryeministrit – gjë e cila do të jetë shumë e vështirë.”
Sipas tre ekspertëve, Kalifati nuk do të mbijetojë gjatë, sepse nuk është shtet në kuptimin modern të fjalës. Por themelimi i tij sërish po nxjerr në pah të gjitha problemet më të thella të Lindjes së Mesme dhe lajmet e këqija nga regjioni do të vazhdojnë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...