Iljana Genev-Puhaleva është doktoreshë në degën e gjuhësisë krahasuese, pedagoge në gjuhën greke dhe bullgare në Universitetin e Silezis në Katovice të Polonisë, është autore e librave për kulinari ballkanike. Në vazhdim të 10 vjetëve, në moshën midis 8 dhe 18 vjetëve, Iljana është kolegia jonë e cila ka qenë në grupin “Radio-fëmijë” të Radios Kombëtare Bullgare. Ka dhe një stazh 7 vjeçar në Teatrin Popullor, si dhe 3 vjet në studion e rinisë të Bonço Urumovit në Teatrin “Lot dhe buzëqeshje”. Por dashuria e saj e madhe janë gjuhët. Me Iljanën bisedojmë për Poloninë dhe Bullgarinë, kërkojmë të përbashkëtën dhe të ndryshmen.
Disa ngjarje historike, të cilat qëndrojnë në themel të Polonisë moderne
Që nga fundi i shekullit të XVIII deri në fund të Luftës së Parë Botërore, për 123 vjet, Polonia mungon nga harta e Evropës, humbet pavarësinë e vet, ku territori i saj është i ndarë në tre – pjesa perëndimore bëhet pjesë nga Prusia, ajo lindore – pjesë nga Rusia dhe ajo jugore nga Austro-Hungaria. Dhe deri tani këto ndryshime ruhen dhe në zhvillimin ekonomik, dhe në mentalitetin e njerëzve. Polonia bëhet një shtet unik kombëtar pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në bazë të forcës së konferencës së Potsdamit, territori i saj është i “prerë sërish”, i postuar në perëndim. Pas këtij vendimi politik fshihen shumë drama njerëzore. Polakët nga territoret lindore, të cilët kalojnë drejt Bashkimit të atëhershëm Sovjetik, janë të shpërngulur në Poloninë Perëndimore. Polonia jep rreth 6 milionë viktima në Luftën e Dytë Botërore, ku rreth 3 milionë janë izraelitët e vrarë polakë. Gjermanët, të cilët krahas me izraelitët polak përbëjnë një pjesë të madhe nga popullsia e qytetit, janë të shpërngulur pas luftës. Si rezultat – kombi polak përfshin mezi 3% nga grupet e pakicave.
Cila është afërsia bazë sipas teje midis bullgarëve dhe polakëve? Si na lidh prejardhje sllave?
Do të përdor një tezë të pedagoges time të dashur nga universiteti i Sofjes, e cila mjerisht nuk është më gjallë – profesoresha Iskra Likomanova. Ajo pohonte se, bullgarët dhe polakët nuk janë popuj ekzotik njëri për tjetrin, sepse na lidhin gjëra të shumta, duke filluar nga e kaluara e lashtë sllave, e cila ka lënë një gjurmë të qëndrueshme në emërtimet dhe dukuritë bazë, të cilat na rrethojnë në Gjithësi, nocionet abstrakte, jo vetëm sendet. Që aty e tutje përkatësia jonë ndaj kulturës së krishterë me siguri është një element integrues, i cili përsëri na bën të afërt. Në historinë tonë më të re na lidh rrotullimi rreth Bashkimit Evropian të cilin e kishim. Periudha e tranzicionit po kështu është një element i ngjashëm i lidhjes. Por, pavarësisht nga kjo, më duket se, jemi më shumë të ndryshëm, sesa të ngjashëm dhe kjo, se jemi sllavë, mendoj se nuk do të thotë asgjë.
Me çfarë dallohemi bullgarët nga polakët?
Polonia është shumë e madhe. Dhe si territor dhe si popullsi: mbi 38 milionë veta, sipas të dhënave nga numërimi i fundit. Aty po kështu ka migracion, por ka dhe një lindje më të madhe, në krahasim me Bullgarinë. Mes vërsnikëve të mi (të saktësoj brezi i mesëm) pjesa dërmuese kanë nga 2 fëmijë, jo pak janë të njohurit e mi të cilët kanë nga 3 fëmijë. Një dallim tjetër i rëndësishëm është se Polonia është një shtet relativisht homogjen – rreth 97% nga popullsia janë polakë, vetëm 3% janë pakicat aty.
Cili është qëndrimi ndaj traditave?
Këtu duhet të saktësojmë kuptimet e ndryshme. Sipas traditës ne kuptojmë kryesisht prej folklori, në të cilin ka gjuhë të përzier me krishterimin popullor. Aty tradita është lidhur shumë ngushtë me kanunin kishtar. Folklori tek polakët, më në veçanti në një plan krahasues me ne, më duket se është në zhdukje e sipër. Mendoj se, kjo është si pasojë nga shkaqet e përmendura historike – migracioni i detyruar pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Si shikohet në Poloni mbi ngjarjet nga Lufta e Dytë botërore? Cili është qëndrimi ndaj Gjermanisë dhe ndaj Rusisë?
Nuk i harrojnë, pavarësisht se dhe aty ka paracaktime. Ata kanë vuajtur mjaft gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe nga të dyja anët, si asnjë popull tjetër evropian. Që të dyja regjimet kanë një qëndrim negativ ndaj polakëve, kulturës polake, mundohen t’i asimilojnë dhe nga lindja dhe nga perëndimi. Gishti historik i Vili Brandit nga viti 1970, i cili në mënyrë spontane bie në gjunjë përpara monumentit në geton e Varshavës, jashtë protokollit diplomatik, mbahet mend. Aktualisht, sipas të dhënave të studimeve sociologjike, pavarësisht nga kujtesa historike, kombi, ndaj të cilit polakët kanë një qëndrim më të mirë, janë gjermanët. Faktet janë shumë të rënda dhe një gjest, një rënie në gjunjë, të fshijë kaq shumë viktima – personalisht për mua është një gjë e pakuptueshme. Nuk e di se çfarë mund të rastiste, në qoftë se dhe nga ana e Rusisë kishte një gjest të ngjashëm.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton më 29 shtator, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë Papa na kujton se..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të..