Ashtu si muzika është gjuha e shpirtit, kështu dhe vallëzimi është gjuha e trupit. Për herë të radhës qyteti i Olovdivit është mikpritës i një festivali të larmishëm, i cili në ditët midis 4 dhe 8 gusht do të mbledhë në një skenë të përbashkët vallëzime folklorike të kulturave të ndryshme.
Cilat janë aksentët në programin e festivalit?
“Sivjet është edicioni i XX-të i Festivalit Ndërkombëtar folklorik – tregon Kirill Vellçev, ekspert në degën “Kulturë” të Bashkisë së Plovdivit. – Presim me padurim pjesëmarrësit, që të mund të shikojmë koncertet, të cilat na i kanë përgatitur. Miqtë e huaj janë nga Gjeorgjia, Greqia, Kina, Koreja, Letonia dhe Serbia. Nga ana tonë do të marrë pjesë ansambli “Vojvodinci” nga fshati Vojvodinovo rrethi i Plovdivit dhe ansambli profesional folklorik “Stranxha” nga qyteti i Burgasit. Sipas traditës ansambli folklorik “Trakia” do të jetë i pranishëm në hapjen dhe në mbylljen e festivalit. Në këtë botim muzika e grupeve do të jetë e gjallë, interpretuar nga këngëtarë dhe instrumentalistë. Koncertet nga ora 18 do të zhvillohen në skenën e vogël të sheshit “Stefan Stambollov”, kurse shfaqjet e mëdha në mbrëmje në skenën e Teatrit Antik.”
“Kemi parashikuar koncert solemn me interpretime të të gjitha grupeve – tregon Kirill Vellçev. – Janë të ftuar dhe laureatët nga edicioni i mëparshëm i Festivalit Folklorik Ballkanik “Hopni mi tropni mi” – klubi i valleve i Universitetit Teknik i përpunimit të drurit në Sofje dhe grupi i vallëzimit “Sedençica” nga Plovdivi. Me pjesëmarrjen e tyre hapet edicioni më i ri i Festivalit Folklorik Ballkanik. Kurse pika kulmore e edicionit do të jenë interpretimet e grupeve nga Koreja dhe Kina. Në paraqitjen e vet ata do të gërshetojnë elemente nga artet lindore luftarake. Mendoj se, kjo do të jetë mjaft interesante për publikun.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografia është ofruar nga organizatorët
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..