Në oborrin e qetë të manastirit të Samokovit mbretëron paqe dhe një heshtje e thellë. Në qoftë se e kapërcen pragun e tij pa tjetër që dashje pa dashje e ul zërin, kurse shpirti të përmbushet me qetësi. Në paraditen e zjarrtë të korrikut dielli pjek pa pikë mëshirë ndërtesat dykatëshe të manastirit të strukur rreth kishës së vjetër “Qefini i Shën Mërisë”. Është kaq nxehtë, saqë dhe zogjtë janë strukur në hije. Në kopshtin e përmbushur me lule shumëngjyrëshe shikojmë dy murgesha, të cilat mundohen të transportojnë një teneqe të madhe, në të cilën është i mbjellë një zakum. Një prej tyre na shikon dhe vjen drejt nesh. Kjo është motra Pellagia – igumenë në manastirin femëror në qytetin Samokov.
 Motra Pellagia është mësuar të presë miq  në vendin e shenjtë. Pjesa më e madhe prej tyre janë besimtarë, të cilët  mbërrijnë këtu nga i gjithë vendi që të ndezin një qiri dhe të kërkojnë vetmi  me Zotin. Por vijnë dhe turistë. Ata ecin nëpër oborr, hedhin vështrim përmes  dritareve të ndërtesave të manastirit dhe e përmbushin kishën e vjetër me një  zhurmë të pa shqetësuar. Në ndryshim nga pjesa më e madhe nga manastiret tona,  të cilat kanë ndërtuar një pjesë në formë hoteli me qëllime të mirëfillta  turistike, në manastirin e Samokovit nuk janë parashikuar ekstra dhe  atraksione. “Ky është manastir dhe jo hotel”, thotë motra Pellagia. Por me një  gatishmëri na shëtit nëpër vendin e shenjtë dhe na tregon për historinë e këtij  vendi të rrethuar me shumë misticizëm.

 Manastiri është themeluar gjatë vitit 1772  si një manastir i vajzave prej murgeshave të arsimuara dhe shumë shpejt kthehet  në një qendër të arsimit dhe madhështisë shpirtërore për të gjithë regjionin.  Ndaj mesit të shekullit të XIX në vendet e përshtatura për të jetuar tanimë  kanë jetuar rreth 100 murgesha dhe nxënëset e tyre. Shumë prej tyre kanë qenë  gra të veja ose qytetare më të pasura të qytetit Samokov, të cilat me mjete  personale kanë ndërtuar këto shtëpiza modeste, që të mund të kalojnë pjesët  tjetër që u mbetet nga jeta në kreshmë dhe në lutje. Kështu pak nga pak është  formuar një kompleks i tërë prej banesave dhe godinave ekonomike, pjesa më e  madhe prej të cilave kanë shpëtuar dhe deri më sot. Por në ditët tona në  manastir jetojnë vetëm katër murgesha, të cilat jetojnë një jetë të thjeshtë  dhe modeste. Mes tyre është dhe motra Heruvima, e cila është 94 vjeçe dhe është  murgesha më e vjetër në Bullgari. Ajo ka ardhur në manastir në moshën 5 vjeçe,  por akoma është me një mendje të mprehtë dhe mban mend të gjitha ngjarjet  historike gjatë njëqindvjeçarit të fundit. Mjerisht manastiret në Bullgari  mbeten gjithnjë e më shumë pa njerëz, kurse të rinjtë të cilët kanë dëshirë të  veshin rrobën e zezë janë më tepër një përjashtim. “kështu është, sepse përreth  ka mosbesim dhe shpirtra të zbrazët! Në pjesën më të madhe të shteteve  ortodokse, mësimi i fesë përfshihet në programin mësimor, por jo dhe tek ne. Si  mundet në një gjendje të tillë të mos të shkatërrohet sistemi i vlerave i të  rinjve!”, thotë motra Pellagia. Kurse për ndryshe ditët e përditshme të  murgeshave janë të njëllojta të përmbushura me shumë punë dhe lutje.

 “Punë, lutje dhe prapë punë dhe lutje, kjo  është puna e murgut. Sepse ai ka pamje të engjëllit dhe duhet të tregojë sesi  njeriu do të jetojë në mbretërinë qiellore kur shpirti i tij transportohet  këtu, kurse më vonë me Lartësimin – dhe të trupit të tij. Prandaj punojmë  shumë, punojmë dhe të arsimojmë njerëzit. Por shumë besimtarë në nevojë drejtohen  drejt nesh për ndihmë.”

Motra Pellagia na tërheq në kishën e  manastirit “Qefini i Shën Mërisë”. Ajo është ndërtuar gjatë viteve 1837-39, me  fjalë të tjera afro gjysmë shekull pas themelimit të manastirit. Kalojmë pragun  dhe hapim sytë përpara drugdhendjes të shkëlqyer të ikonostasit dhe mbishkrimet  e shkëlqyera murale. Punimet me dru janë të shkollës së njohur të Samokovit.  Ikonostasi po kështu. Në hyrje të manastirit ka një kompozicion nga piktori i  njohur i Samokovos, Zahari Zograf (1810-1853). Shikojmë dhe një autoportret të  tij, si dhe një ikonë të pazakonshme të Shën Mërisë: “E shikoni se në të janë  të vendosura këmbëza prej argjendi. Ato janë të vëna aty nga njerëzit, të cilët  janë të shëruar nga Nëna e Zotit dhe e kanë bërë këtë dhuratë në shenjë të të  tjerëve, se kjo ikonë është çudibërëse dhe shëron!”,  sqaron igumenesha e  manastirit.
sqaron igumenesha e  manastirit. 
Por më gjatë, besimtarët dhe turistët qëndrojnë përpara dy ikonave – njëra është e madhe, kurse tjetra është e vogël e përshtatur për puthje në të cilat Shën Mëria është e pikturuar me... krahë. Kjo është në kundërshtim të plotë me kanunet e kishës ortodokse, sipas të cilave Shën Mëria qendron mbi engjëjt dhe arkangjejt dhe nuk mund të paraqitet me krahë. Por motra Pellagia tregon këtë legjendë: “Kështu flitet në Samokov, se kur turqit e sulmojnë qytetin përpara tyre paraqitet pamja e Shën Mërisë, e cila ka shpalosur qefinin e vet mbi të gjithë qytetin. E dini se ata janë besimtarë të flaktë dhe po kështu e nderojnë shenjtoren. Kështu që kur e shikojnë përkrahjen e saj, ata menjëherë kthehen mbrapa dhe nuk e sulmojnë qytetin Samokov. Prandaj Shën Mëria është e pikturuar në këtë mënyrë në kishën tonë.”
 Në manastir po rrjedh një meremetim e  sipër. Do të hapet pjesa e tij e re, në të cilën gjatë vjeshtës do të strehohet  shkolla e mësimit fetar e ditës së diel. Në pjesët e rinovuara të manastirit do  të zhvillohen dhe kurse mbi pikturimin e ikonave, në të cilat nxënësit nga  qyteti do të përvetësojnë hollësitë e shkollës së pikturimit të qytetit  Samokov. Janë parashikuar dhe dhomë për njerëz të jashtëm. Në to besimtarët, të  sëmurët dhe nevojtarët do të mund të mbeten për një farë kohe në kërkim të shpëtimit  dhe të mbështetjes te Zoti me shpenzime të manastirit. Në ikje motra Pellagia  na bekoi dhe na uroi të jetojmë sinqerisht, në paqe dhe në qetësi me shpirtrat  tanë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova
Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re