Nga pikturimi rrugor dhe qëndrimet në drejtorinë rajonale policore përmes universitetit deri tek grafiti/ pikturim mural/ i qartë i cili mbahet mend i përmbushur me një kuptim filozofik nëpër rrugët e Bullgarisë, Kanadasë, Gjermanisë dhe Rusisë...Kështu lind legjenda Nasimo-një nga personat më të njohur të kulturës së grafitit bullgar. Pas këtij pseudonimi qëndron Stanisllav Trifonov. Për shkak të specifikës të veprimtarisë së vet strijt artistët nuk prezantohen me emrat e vet të vërtetë. Tregon se grafiti vet e gjen, kur ka qenë në moshën 15-16 vjeç. Kjo mënyrë e shprehisë kaq shumë i pëlqen saqë i zhvillon edhe më tej mjeshtëritë e veta, duke përfunduar degën e pikturës në Universitetin e qytetit Velikotërnovo. Një joshje suplementare të hapave të para në këtë rrugë jep kundërshtimi i prindërve të tij:
“Si çdo një prind, në fillim nuk qenë fare të kënaqur. Duhet të mos ju tregoj. Por pas kësaj e panë se, njerëzit i pëlqejnë punimet e mia dhe se kam sukses. Kuptuan se nuk është dhe gjë kaq e keqe, siç e kanë menduar. Kam vënë re se, në fillim gjërat më të mira duken keq dhe frikësuese. Vet fjala “grafiti” për shumë njerëz është tmerruese: “O, ky është një vandalizëm! Tani do të na lyejnë derën!”-qesh thjesht në mënyrë fëmijërore bashkëbiseduesi ynë.
Sot grafiti i Nasimos , përveç nëpër fasadat e godinave , mund të shikohet dhe nëpër banesa, në rrobat e strijt stilit dhe në galeritë nëpër botë, kurse me shokët mundohen të përziejnë stilet duke krijuar diçka midis grafitit dhe pikturës.
Si e shikon publiku grafitin në sallën e ekspozimit?
“Kjo është si çdo një lloj art tjetër-kubizmi, surealizmi. Mbase dhe për ta dikur janë çuditur sesi do të ndërmerren në galeri. Në fillim mendonin se grafiti është vetëm për në rrugë. Por, në qoftë se i bën mbi pëlhurë , përse të mos ti paraqesësh dhe në galeri? Çfarë pengon të mund të tregohet një stil tjetër? Grafiti pasqyron më saktë kohën, në të cilën jetojmë, sepse janë të drejtuara në mënyrë sociale. Sjellin mesazh, i cili është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me atë që rastis aktualisht në botë.”
Murri, galeria më e mirë për shkak të pranisë së vet më të gjerë dhe në masë, del se është një mjet i fuqishëm për komunikim. “Në grafit ka mesazhe të koduara. Njeriu thjeshtë duhet të shikojë...”, sqaron ai.
Në çfarë drejtimi po ecën Bullgaria?
Në qoftë se ndjekim udhëheqës të tillë, të cilët i zgjedhim dhe deri tani-deri në asnjë vend-përgjigjet ai. Por në qoftë se fillojmë të mendohemi dhe ndryshohemi, do të zgjedhim liderë më të vlefshëm, të cilët ta nxjerrin Bullgarinë në një rrugë më të pastër.
Çfarë duhet të ndryshojë bullgari?
“Fillimisht, të kuptojë se kush është ai vet. Derisa nuk e di se kush është ai, derisa nuk i njeh rrënjët e veta, njeriu është i zhgënjyer. Nuk bëhet fjalë vetëm për bullgarët, por për të gjithë. Kur e harrojmë historinë, ne ndjekim një histori të huaj, e cila nuk e di se deri ku mund të na çojë.”
Nasimo është nga krijuesit, të cilët nuk kënaqen me statukuon. Në qoftë se në fillim të rrugës grafiti pasqyron një mendim rebeles, mohim të normave të përgjithshme të pranuara, sot ai drejtohet më shpesh drejt anës shpirtërore. “Po mundohem më shpesh ti imponoj vet vetes ndonjë farë gjërash , që të mund të bëhem njeri më i mirë, tu ndihmoj të tjerëve, të zbuloj një qëllim më të lartë në jetë. Këto gjëra më emocionojnë dhe natyrisht që ndikojnë në punën time”, tregon piktori.
Ku është burimi i energjisë së tij të pashtershme dhe frymëzimi?
Që të gjithë ne marrim energji nga një vend, por jo të gjithë e tregojnë. Që të gjithë marrin energji nga Zoti. Çdo gjë del prej tij. Prandaj është e natyrshme dhe ne të mundohemi të bëjmë diçka për Të. Marrim nga energjia e tij, pas kësaj Ja japim, dhe Ai duhet të jetë i lumtur”- buzëqesh strijt artisti.
A ndihet i lirë Nasimo si krijues?
“Në qoftë se njeriu nuk është i lirë, ai nuk mund të krijojë. Atëherë kjo nuk do të jetë krijimtari, por punë me porosi, që sipas meje nuk është art. Arti është art, kur njeriu e shpreh veten, pavarësisht nga kjo nëse do të pëlqehet apo jo. Kjo është liria. Ti thjesht je ajo që je.”
Përgatiti në shqip: Nаtaniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..