Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antarktida nga afër

Deri më 24 gusht adhuruesit e natyrës dhe të ekzotikes mund të shijojnë ekspozitën “Antarktida-jugu i ftohtë” në muzeun Kombëtar të shkencave natyrore. Shkaku për të është 125 vjetori i muzeut. Autore e ekspozitës është fotografja e njohur bullgare Iglika Trifonova. Një shkëlqim natyror i akullt, peizazhe të cilat të marrin frymën, banues vendas ekzotik dhe tepër simpatik:pinguin, shpendë.

Fokë-e gjithë kjo mund të shikohet në ekspozitë. Ajo është bamirëse-mjetet nga krijimet e blera do të përdoren për krijimin e programeve arsimore në muzeun për nxënës dhe studentë me ndihmën e metodave interaktive. Iglika Trifonova dy herë ka marrë pjesë në ekspedita bullgare në Kontinentin e Akullt-gjatë periudhës së viteve 2006 dhe 2012. Aty përveç fotografe , ka qenë dhe një pjesë nga ekipi biologjik. Ajo është anëtare e institutit Bullgar Antarktik, është zëvendëspresidente e Asociacionit botëror të studiuesve të rinj polar, është kryetare e seksionit të tij bullgar.

Iglika pasionohet pas kontinentit të Akullt nga tregimet e studiuesit të madh polar bullgar profesor Hristo Pimpirev. 7 vjet pret të mund të mbledh para, në fund tërheq kredi nga banka dhe niset. “E pagova 5 vjet, por nuk më vjen keq për asnjë qindarkë, sepse qe një përjetim i papërsëritshëm. Por dhe gjeta miq për tërë jetën”-tregon ajo në një intervistë për Radio Bullgarinë. Dhe akoma:

“Antarktida është një frymëzim. Bile dhe tani, në Bullgari, kudo që të jem nëpër botë, unë e mbaj në zemrën time. Gjithmonë, kur e shikoj në film ose në televizion ose në fotografi, zemra ime fillon të rrahë shpesh. Dhe ashtu siç thotë profesori Pimpirev, Antarktida është një virus. Njëherë, po të kesh qenë aty, je i infektuar për të gjithë jetën të mund ta duash pa kufi. Gjithmonë do të dua të kthehem, nuk do të doja të ik kur qesh aty dy herë. Shpresoj tu a transmetoj këtë ndjenjë njerëzve, të cilët do të shikojnë fotografitë e mia.”

Sipas Iglika Trifonovës në kontinentin e Akullt njerëzit jetojnë në një shoqëri ideale, në të cilën që të gjithë i ndihmojnë njëri-tjetrit. Aty paratë nuk kanë rëndësi. Në një rast fatkeqësie që të gjithë të vijnë në ndihmë. Dhe tjetra, e cila e çudit shumë është natyra e virgjër, në të cilën kafshët nuk frikësohen nga njerëzit. “Shkojmë në vend, ku ka mijëra pinguin. Pinguinët e vegjël vijnë deri tek ne, të çokasin me sqep nëpër këmbë, sepse nuk kanë frikë, sepse nuk e dinë se çfarë është. Dhe ndjenja të mos të jesh kërcënim për ta është një gjë tepër e mirë”- shton fotografja. Çfarë të ardhme shikon përpara kontinentit të Akullt?

Iglika Trifonova (në mes) u dha certifikata dhuruesve të Muzeut

“E ardhmja varet nga ne të gjithë, me qenë se duhet ta ruajmë të tillë siç është. Mjerisht, shërbimet turistike aty rriten seriozisht. Gjithnjë e më shumë njerëz shkojnë në anijet turistike dhe ndotin. Ne studiuam ndikimin njerëzor mbi kafshët. Kurse ata pakësohen me çdo një vit të kaluar, me qenë se turistët u sjellin baktere dhe viruse nga e gjithë bota. Antarktida është vendi, ku nuk ka baktere dhe viruse, kafshët nuk janë të përshtatur ndaj këtij mjedisi, ata jetojnë në një mjedis steril. Kështu që e ardhmja varet nga kjo sesi do ta ruajmë ne. Në bazë të këtij shkaku krijuam në Bullgari Asociacionin e studiuesve të rinj polar, që në fakt është organizata e rinisë të institutit antarktik Bullgar. Dhe qëllimi tonë bazë është të punojmë për popullarizimin e programeve arsimuese ekologjike. Shkojmë në mjaft shkollë nëpër vend dhe mundohemi tu tregojmë fëmijëve , se është me rëndësi të ruajnë vendin e vet, që të mund të ruajnë dhe Antarktidën.”

Iglikës i pëlqen të bëjë portrete dhe të kontinentit të Akullt ajo bën shumë foto... lidhur me banuesit vendas. Dhe zbulon afërsi me ne, njerëzit. „Saktësove, më në veçanti tek fokat, se secili prej tyre ka një fizionomi të ndryshme dhe shpreh një emocion të ndryshëm. Kështu që ka mjaft portrete të kafshëve. Gjëja tjetër, e cila më bëri një përshtypje mjaft të fortë është se, akulli, i cili gjendet nëpër breg, në afërsi të bazës bullgare, me qenë se është i tejdukshëm, kur e ndriçon dielli, shkëlqen si një diamant. Për mua këto janë diamantet polare, ato janë shumë të bukura. Kuptohet se, kam fotografuar dhe shumë pamje natyrore. Për shembull Syrin e Zotit-kjo është një dukuri shumë e rrallë, kur dielli i shkëput retë e dendura dhe rezet e tij si shigjeta ngulen dhe bashkohen me Oqeanin. Një pamje madhështore është Kështu që jam munduar ta kap po kështu. Më fjalë të tjera, pata një “peshkim” të mirë që të dyja radhët në Antarktidë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Iglika Trifonova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD