Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirosllav Dollapçiev: “Kujdestaria është 100% përkushtim”

БНР Новини
Foto: BGNES

Vitet e fundit kujdestaria për jetimët popullarizohet gjithnjë e më shumë në Bullgari. Gjatë vitit 2009 u themelua Asociacioni Kombëtar i Kujdestarisë për Jetimët. Kjo organizatë ndihmon në zgjidhjen e çështjes së nxjerrjes së fëmijëve nga jetimoret. Anëtarë të saj janë 200 familje të kujdestarisë. Qëllimi kryesor është që të mbështeten familjet të cilat kanë vendosur të përkushtohen në këtë kauzë. Para pak kohësh u hap dhe Qendra e Trajnimit Profesional të Familjeve të Kujdestarisë. “Ndryshe nga Sofja, në qytetet e vogla trajnimi dhe përkrahja e familjeve të kujdestarisë mungon”, sqaron z. Mirosllav Dollapçiev, kryetar i asociacionit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës Sociale aktualisht në vend ka rreth 2000 familje të kujdestarisë. I njëjti është dhe numri i jetimëve të cilët bien në kujdestarinë e familjeve. Mirëpo, në Bullgari ka 300 familje të cilat kanë mundësi të ofrojnë këtë shërbim dhe njëkohësisht kanë pengesa të tjera për të kujdesur për fëmijët në nevojë. Më shumë këto familje janë në qytetin Shumen, rrethet Pazarxhik, Pleven dhe Varna ku nuk ka kujdestari të organizuar. “Vitet e fundit në shumë vende të Bullgarisë kujdestaria për jetimët inkurajohet të zhvillohet si punësim. Prandaj aty ka mungesë fëmijësh dhe numër të madh familje të pranuar për kujdestari”, shpjegon z. Dollapçiev, duke shtuar:

“Ka vende të tjera ku kujdestaria stimulohet në mënyrë të ndryshme. Merren parasysh nevojat e jetimëve në bashkësinë e dhënë dhe kërkohen familje të kujdestarisë sipas nevojave të jetimëve. Pra, trajnohen vetëm prind kujdestarë për të cilët bashkësia ka nevojë.”

Në qytetet Shumen dhe Tërgovishte, ku papunësia është e madhe, njerëzit e shohin kujdestarinë si mundësi për të fituar para, por në Sofje ka shumë familje të cilat janë gati për kujdestari vullnetare. Ndërkohë kryeqytetasit vështërësisht angazhohen me kujdestari afatgjate të një apo më shumë jetimëve. “Këtu punojmë shumë, jemi përkushtuar në karrierë, jetojmë me tempe të shpejta. Duhet të ketë më shumë njerëz të cilët të kuptojnë se kujdestaria për jetimët është më e rëndësishme se karriera”, thotë z. Dollapçiev. Përveç organizimit të keq, problem tjetër përbën standardi i unifikuar për kujdestarinë. Aktualisht shteti jep rreth 100 mijë euro në një muaj për t’u kujdesur për jetimët dhe paga e prindërve kujdestarë është më pak se 200 euro. Për mendimin e zotit Dollapçiev me kalimin e kohës nga kujdestaria do të heqin dorë njerëzit të cilët ishin motivuar vetëm nga paratë, sepse “duke kujdesur për jetimët duhet të përkushtosh më shumë se sa do të marrësh”. Profesion apo përkushtim është kujdestaria për jetimët?

“Më së shumti e konsideroj si detyrë ndaj shoqërisë, thekson z. Dollapçiev. – Për mua nuk është profesion, sepse jam prind vullnetar i kujdestarisë. Mua shteti nuk më paguan. Sofja është qyteti ku vërehet numri më i madh i kujdestarisë vullnetare. Prej vitesh me familjen time kërkojmë mënyra të ndryshme për t’i ndihmuar jetimët. Kemi vizituar një sërë jetimoresh. Por me kalimin e kohës mësuam se kjo është kauzë e humbur, sepse nuk ndryshojmë aspak jetën e jetimëve. Falë ndihmës së shokëve nga Fondacioni “Për fëmijët tanë”, të cilët na treguan se çfarë përbën në fakt kujdestaria për jetimët dhe si mund të ndihmohen drejtpërsëdrejti jetimët, vendosëm me bashkëshorten time të japim ndihmë. Nuk është aq vështirë të rrisim edhe një fëmijë tjetër. Nënkuptohet se fëmijët nga institucionet janë sfidë e madhe por kjo sfidë mund të përballohet.”

Përveç vajzës që ka, tashmë tre vjet e gjysmë familja e Mirosllav Dollapçievit kujdeset për një vajzë tjetër të vogël, e cila ka qenë e braktisur nga prindërit e saj biologjikë. Jetimja ka ardhur në shtëpinë e zotit Dollapçiev kur ka qenë 11 muajsh. “Kam parë fëmijë me nevoja shumë më të mëdha se vajza ime e dytë. Para se të hynte në shtëpinë time, ajo nuk ishte rritur në jetimore, kurse në një qendër të tipit të përzierë, në të ashtuquajturën “Shtëpi të vogël”, rrëfen babai.

“Sfidat janë shumë, por në sfondin e ndryshimeve të cilat pëson fëmija, këto sfida duken të kota, kategorik është z. Dollapçiev. – Nëse për fëmijën që ke lindur përgjigjesh para vetes suaj dhe Zotit, kur rrit jetim, përgjigjesh para shtetit, prindërve të tij biologjikë, para sektorit joqeveritar, i cili ndihmon dhe merr pjesë në procesin e kujdestarisë. Interesante është se për fëmijën që ke lindur nuk shkruhet ditar i zhvillimit të tij derisa për jetimet shënohet çdo gjë që u ndodh atyre. Sepse kur kujdeset për jetimin, dihet për sëmundjet që ka, sa kokë ka qëndruar në jetimore, si është zhvilluar, cilat janë kërkesat e tij arsimore e emocionale. Kjo është sfidë e vërtetë, sepse duhet t’u kushtosh vëmendje të madhe këtyre gjërave. Sa më të vegjël janë fëmijët, aq më të vogla janë problemet e tyre, sepse më pak kohë kanë kaluar në jetimore. Por në qoftë se fëmija ka qëndruar vetëm një vit në jetimore, ty të duhet vite të tëra për ta mësuar atë në gjërat themelore të jetesës – si p.sh. përdoren pajisjet, cilat janë rregullat e higjienës, si mbathen këpucët etj. Më e rëndësishmja është se i ke dhënë jetimit shans për të jetuar më mirë. ”

Z. Dollapçiev dhe bashkëshortja e tij ruan ditarin e vajzës së dytë, sepse nëse adoptuesit e saj të ardhshëm apo prindërit e saj biologjikë e kërkojnë atë, të disponojnë informata të plota. A shqetësohen për ndarjen me vajzën?

“Ndarja është e pashmangshme, sepse do të vijë koha kur familja e kujdestarisë duhet të lërë fëmijën – thotë z. Dollapçiev. – Me rëndësi më të madhe është se si fëmija do të ndihet pas ndarjes, ku do të vendoset dhe kush do të kujdeset për të. Familja e kujdestarisë duhet t’i sqarojë atij se e ka dashur dhe se për të do të kujdeset familja e re.”


Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD