Në vitin e largët 1889 monarku bullgar Ferdinand ekspozoi në sallat e pallatit koleksionin e tij personal me zogj, gjitarë dhe flutura bullgarë dhe tropikal. Kështu është vënë fillimi i muzeut të parë bullgar, i cili sot është i njohur si Muzeu Kombëtar i Shkencave të Natyrës. Ferdinandi ishte i njohur me interesat e tij në ornitologjinë – në shkencën për fluturat, në botanikë, gjithashtu edhe me pjesëmarrjen e tij në ekspedita shkencore nëpër xhunglat e Brazilit, në Afrikën Veriperëndimore dhe në tokat bullgare.
Sot koleksionet e Muzeut me të pasur në Ballkan për historinë e shkencave të natyrës janë vendosur në një godinë katërkatëshe, të ndërtuar posaçërisht për të në vitet 30 të shekullit të XX nga i biri i Ferdinandit – Boris i III. Sivjet muzeu shënon 125 vjetorin e tij si një prej instituteve prijëse në fushën e shkencave klasike të natyrës. Gjatë viteve ai gjithmonë ka qenë një vend tërheqës si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët. Më shumë hollësi mësojmë nga drejtori i tij prof. dr. Nikollaj Spasov: “Është e drejtë, ndërrohen epoka dhe qeveri, por muzeu vazhdon të ekzistencën e vet. Një prej shkaqeve për këtë është, se njerëzit ka nevojë instiktive për natyrën. Ne jemi krijuar prej saj dhe jemi pjesë prej saj. Fëmijët, p.sh. më mirë e ndjejnë këtë. Shkaku tjetër është, se tek ne punojnë njerëz, të lindur me dëshirën të merren me këtë punë dhe që janë të aftë të tërheqin edhe të tjerët.”
Interes të madh, krahas eksponateve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve, shkaktojnë koleksionet e pasura shkencore në depot e muzeut, të cilët joshin shkencëtarët nga e gjithë bota, shpjegon prof. Spasov. Këtu punojnë shkencëtarë prijës bullgarë në fushën e arkeozoologjisë, mbrojtjes së natyrës, studimit të lakuriqëve të natës, paleontologjisë së vertebrorëve etj. Ata bashkëpunojnë me kolegë nga Franca, Anglia, Belgjika, Greqia, SHBA, Rusia, Kina dhe shtete të tjera.
“Mund të themi se aktualisht koleksioni i muzeut numëron po thuaj 1 milionë e gjysmë njësi. Sidomos të pasura janë koleksionet e zogjve dhe insekteve – tregon shkencëtari. – Ndërsa në koleksionin e filialit tonë të paleontologjisë në qytetin Asenovgrad kemi afro 40 mijë fosile nga mioceni i vonshëm – përpara 7-8 mln vjetësh, kur natyra në Evropën Jugore ngjante më shume me atë të Afrikës – me kafshët me feçka, rinoqerontët, gjirafat, antilopat... Kemi një koleksion të madh, ku janë prezantuar më shumë se 1/3 e llojeve botërore të mineraleve.”
Sot koleksionet më shpesh pasurohen me gjetjet e shkencëtarëve të muzeut në kohën e pjesëmarrjes së tyre në ekspedita ose udhëtime individuale.
“Gjatë viteve 80 p.sh. organizuam një ekspeditë të madhe zoologjike në Mozambik, prej së cilës sollëm shumë eksponate të kafshëve – kujton prof. Spasov. – Mënyra tjetër është blerja e eksponateve, por bëhet gjithnjë më e vështirë për shkak të mungesës së mjeteve. Dikur nuk ka qene kështu. Mbreti Boris ka ndarë mjete për blerjen e koleksioneve nga e gjitha bota.”
Cilat janë ekzemplarët më interesantë ndër eksponatet muzeore?
“Ndër unikatet tona është papagalli i Karolinës, i cili sot, për fat të keq, nuk ekziston më. Përpara 100 vjetësh këta zogj kanë mbuluar qiellin në disa rajone të Amerikës Veriore, por ishin asgjësuar nga njerëzit. Do të përmend këtu gjerin bullgar – një kafshë të vogël, që mund të shihet në një rajon të kufizuar – në Bullgarinë Juglindore dhe në pjesën evropiane të Turqisë. Tek ne është prezantuar edhe foka-murg. Si fëmijë kam parë foka të tilla nëpër shkëmbinjtë e kepit Kaliakra. Por sot nuk ka më në Detin e Zi dhe nuk do të kthehen kurrë – mungojnë ushqimi i tyre, plazhet, ku kanë dalë, vendet ku janë shumëzuar.”
Ka akoma gjera interesante. Ja se çfarë tjetër na tregon prof. Spasov:
“Gjatë këtij viti morëm një dhuratë të çmueshme – pjesë prej një meteoriti prej Marsit. Ajo është dhuratë nga gjeologu i shquar Dmitrij Lobanov-Rostovski, përfaqësues i familjes së lashtë aristokratike ruse, i cili jeton në Angli. Ruajmë një copëz edhe nga Hëna – dhuratë nga qeveria amerikane”.
Muzeu shënon 125 vjetorin e tij me një sërë aktivitetesh interesante. Ndër to është iniciativa që ai të jetë i hapur pa ndërprerje në vazhdim të 125 orësh në datat nga 19 deri më 24 gusht. Dhe si gjithmonë, shkencëtarët do t’u tregojnë mysafirëve të tyre për natyrën dhe sekretet e saj.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografitë janë ofruar nga muzeu
Vetëm në një distancë prej 55 kilometrave nga Sofja gjendet qyteti Samokov, i njohur nga turistët dhe për shkak të afërsisë së vet deri në vendpushimin dimëror Borovec. Shumë gjurmë ka lënë koha nga njerëzit, të cilët kanë populluar këtë qytezë gjatë..
Presllavi i Madh është kryeqyteti i dytë i Mbretërisë së Parë Bullgare pas Pliskës. Pas vitit 893, kur u shpall qyteti kryesor i Bullgarisë, ai u bë selia e shkollës së parë letrare. Ajo u zhvillua si një qendër e rëndësishme letrare dhe kulturore në..
E quajnë Pernikun “Qytetin e Minatorëve”, sepse pikërisht në saje të punës së tyre qyteti u bë një qendër e rëndësishme industriale në Bullgarinë Jugperëndimore. Atje ndodhet Muzeu i Minierës dhe ky është muzeu i vetëm i këtij lloji në vend dhe..