Gjithnjë e buzëqeshur plotë joshje – e tillë është përshtypja, që bënë këngëtarja popullore Ralica Atanasova. Ajo rriti me folklorin e krahinës së lindjes, gjë që provokoi dëshirën e saj të mbledhë dhe të interpretojë ato këngë. Kohët e fundit në tregun muzikor doli edhe albumi i saj i parë.
“Këngët e incizuara në disk janë nga krahina folklorike e veriut – shpjegon Ralica. – Disku përmban 13 këngë në ritmin karakteristik muzikor. Dominojnë meloditë e shpejta, gjë që haset shpesë në folklorin e veriut. Rrita në një familje muzikore, gjyshi im ishte klarinetist dhe udhëhiqte muzikën e fshatit. I ati i binte fizarmonikës. Kështu që nuk do të jetë e tepruar në se do të them, se rrita me muzikën. Këngët e diskut i grumbullova gjatë viteve, disa prej tyre i mësova që në fëmijërinë, të tjerë i regjistrova gjatë takimeve me njerëzit e krahinës së lindjes. Pjesën dërmuese të aranzhimeve e bëri muzikanti Petër Millanov. Jam me shpresë, se në të ardhmen do të arrijë të incizojë shumë këngë nga folklori i veriut.”
Megjithëqë mbaroi gjimnazin me mësimdhënien e gjuhëve të huaja, Ralica Atanasova preferoi muzikën popullore për shfaqjet krijuese. Që në fëmijëri këndonte në korin popullor pranë Ansamblit të Fëmijëve “Nashençe” në qytetin Plleven. U diplomua në Akademinë e Artit Muzikor, Valltar dhe Figurativ në qytetin Pllovdiv, specialitetin drejtim të koreve popullore dhe ansambleve te profesoresha Vasillka Spasova. Pas mbarimit disa vite punonte si pedagoge e këndimit popullor.
Çfarë i dallon këngët e krahinës së lindjes, nga folklori i rajoneve të tjera të Bullgarisë?
“Muzika e Veriut karakterizohet me pasurinë e saj të ritmeve. Kjo nuk haset në folklorin e popujve të tjerë. Të huajit janë të tërhequr pikërisht nga larmia e ritmeve dhe bukuria e melodive të folklorit bullgar.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”