Vjelja e rrushit filloi një javë para startit tradicional – më 1 shtator, dhe pritet të vazhdojë më gjatë për disa varietete, deri në fund të tetorit. Natyra nuk ishte shumë dashamirëse ndaj vreshtarëve gjatë këtij viti dhe pritet qe rendimenti të jetë më i dobët si sasi dhe si cilësi se sa ai i vitit te kaluar, i cili ishte nga më të mirat. Këtë e tha për Radio Bullgarinë inxh. Krasimir Koev, udhëheqës i Agjencisë Ekzekutive të Vreshtave dhe Verërave:
“Vitin e kaluar ndërmarrjet e verës përpunuan 250 mijë tonë rrush. Për rendimentin e ri të dhëna paraprake ende nuk ka, por mendoj, se do të përpunohen rreth 200 mijë tonë rrushi, që do të thotë me një të pestën më pak. Kjo është e kushtëzuar nga fakti, se gjatë këtij viti kishte breshër gjatë pranverës dhe reshje intensive pas kësaj në territorin e tërë vendit. U krijuan kushte për zhvillimin e sëmundjeve në vreshtat si myk i cili dëmton si gjethet, ashtu dhe bishtajën e rrushit. Rajone me masive të vreshtave me rendimente zero nuk ka. Më të dëmtuara janë rajonet në Bllagoevgrad, Mellnik, Sandanski. Ka shume të dëmtuar edhe në rajonin e Montanës, Vidinit, Razgradit, Silistrës dhe Tërgovishtes.
Çfarë do të jetë sasia? Do të varet në vend të parë nga kushtet atmosferike gjatë periudhës së gjatë të vjeljes së rrushit prej një-dy muajve.
“Nëse do të fillojnë përsëri reshje të gjata dhe intensive kjo do të përkeqësojë cilësinë – komenton inxh. Koev. – Nëse moti do të mbetet me diell, ai e pjek rrushin dhe e bën më të ëmbël, atëherë cilësia do të jetë më e lartë.”
Sipas fjalëve të tij, tani për tani nuk ka rrezik për imponimin e embargos mbi eksportin e verërave në Rusi dhe nuk pritet. Ky shtet gjatë viteve të fundit është tregu më i madh i verërave bullgare.
“Rreth 40-45% e eksportit tonë shkon për Federatën Ruse – saktëson shefi i Agjencisë Ekzekutive të Vreshtave dhe Verërave. – Nga tregjet e tjera do të përmend ato aziatike dhe më në veçanti tregun kinez. Gjatë dy vjetëve të fundit atje kemi rritje të madhe të eksportit të verërave bullgare. Për vitin 2013 vera e eksportuar për në Kinë ishte 1,5 mln litra. Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014 kemi eksportuar tashme 2 mln litra. Presim deri në fund të vitit eksporti të arrijë në 4 mln litra. D.m.th. do të kemi një rritje mbi dy herë. Ruajmë pranin tonë edhe në tregjet tona tradicionale prej dekadash siç janë Gjermania, Britania e Madhe, Çekia dhe Polonia.”
Për vitin 2013 Bullgaria ka eksportuar 61 mln litra verë në të gjitha segmentet e çmimit – thekson eksperti. Ai rikujton, se në vitet e krizës sektori i vreshtave dhe verërave ishte njeri prej pak fushave që vazhdimisht shënonin rritje. Ndoshta për shkak të programit kombëtar në ndihmë të vreshtarisë dhe prodhimit të verërave, që punon shumë mirë.
“Vazhdon interesi ndaj mbjelljes së vreshtave të reja në kuadrin e programit kombëtar për sektorin e vreshtarisë dhe verërave në periudhën 2014-2018 – thekson inxhi. Koev. – Programi punon me kapacitet maksimal. Interesi ndaj tij bile tejkalon mjetet, me të cilat disponojmë për mbjelljet e reja. Shpresoj se kjo tendencë do të vazhdojë, sepse ajo është një mundësi për Bullgarisë të rinovojë masivet e saj me vreshta, të mbjelle varietete të reja me rendiment më të lartë dhe të prodhohen verëra më konkurruese për tregun ndërkombëtar si çmim dhe si cilësi.”
Aktualisht masivet me vreshta në Bullgari përfshijnë 60 mijë hektarë. Gjatë viteve të fundit ato janë shtuar me 3 mijë, ndërsa gjatë vitit të tanishëm me akoma 1 mijë hektarë. Në kuadrin e reglamentit të kuotave për mbjelljet e vreshtave në BE, Bullgaria ka të drejtën e mbjelljeve deri në pak mbi 80 mijë hektarë. Inxh. Koev është i bindur, se ky kapacitet do të përvetësohet deri në vitin 2018.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të..
Verë, temperatura të larta, gjendje pushimi. Por për fat të keq me verën nuk vijnë vetëm emocione pozitive, por edhe probleme reale dhe shumë serioze...