Për shkak të problemeve financiare dhe mungesës së financave në vend, paratë për administratën publike u pakësuan me 22 për qind. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Bashkëpunimit Trepalësh. Deri në fund të vitit të ardhurat e buxhetit republikan priten të jenë me 450 miliona euro më pak nga ato të planifikuara. Kjo kërkon kursime. Mos harrojmë se gjatë muajit korrik buxheti u rishikua me emergjencë dhe Kuvendi i atëhershëm Popullor rriti mjetet për Qendrën Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore me 113 miliona euro. Në fakt këto para ishin marrë nga buxheti i administratës publike. Plus që raporti shpenzime-të ardhura vazhdon të jetë në favor të shpenzimeve dhe gjatë korrikut deficiti buxhetor tejkaloi 560 miliona euro. Një vit më parë ky ishte vetëm 85 miliona euro, pra është rritur gati shtatë herë. Ose thënë ndryshe – nuk ka para.
Më i prekuri nga përpjekjet e pushtetarëve për të mbuluar “vrimat në buxhet” është sistemi i administratës publike. Jo se fillimisht paratë e parashikuara për të ishin shuma astronomike, por nuk kishte vend tjetër nga të kompensohen milionat e munguara. Kishte një zgjidhje shumë më të thjeshtë – të rishikohet buxheti i shtetit i 2014-ës dhe të merret hua për t’u mbushur arka e shtetit. Por koalicioni i majtë, i cili ishte në pushtet deri në fund të korrikut dhe i cili koalicion kishte votuar buxhetin “të gabuar”, nuk guxoi as ta pranojë, as ta korrigjojë gabimin e vet, duke pretenduar se çdo gjë me financat shtetërore është në rregull.
Kështu ndodhi që administrata publike duhet t’i shërbejë shoqërisë me buxhet pothuajse katër herë më të vogël. Bile Ministria e fuqishme e Punëve të Brendshme, e cila disponon buxhet prej 500 miliona eurosh, u ankua nga shkurtimi i buxhetit të saj me 10 për qind dhe se s’ka mjete për rritjen e planifikuar të pagës së policëve. Nga Ministria e Financave shqetësohen se në qoftë se nuk ndryshon gjë, gjatë muajit dhjetor nëpunësit civilë nuk do të marrin pagë. Të gjitha këto çështje problematike, me siguri zvogëlojnë cilësinë e punës së administratës publike. Është për t’u përmendur se kjo situatë krijon kushte për “lulëzimin” e korrupsionit dhe abuzimeve.
Problemet e administratës publike, si dhe të bashkive dhe organizatave të tjera publike, të prekura nga kursimet, do të zgjidhen kur të rishikohet buxheti i shtetit dhe kur të sigurohen të ardhura të reja në arkën e shtetit falë borxhit të ri. Për këtë vendim të nevojshëm u pajtuan si punëdhënësit dhe sindikatat, ashtu dhe pushtetarët. Nga Ministria e Financave sqaruan se tashmë janë duke punuar mbi parametrat konkretë të rishikimit të buxhetit shtetëror i cili rishikim do të jetë i mundur pasi të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në fillim të muajit tetor dhe përkatësisht kur të formohet Kuvendi i ri Popullor. Sepse ky i fundit është organi i cili e miraton aktualizimin e buxhetit dhe emetimin e borxhit të ri. Deri atëherë të gjithë të cilët mbështeten në mjetet e buxhetit të shtetit duhet të numërojnë qindarkat e së nesërmes.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër qytetet me kushte më të mira për përdorimin e sistemeve fotovoltaike është Dupnica. Qyteti bullgar..
Ne jemi të shqetësuar për rreziqet e një zgjerimi të mundshëm të kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të përdorur për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Është e mundur që nga 15 maji 2025 të vendosen kufizime nga SHBA ndaj Bullgarisë..
89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë (GBITK), të kryer në vitin 2024. Gjermania vazhdon të jetë një partner kyç përsa..