Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika pop dhe rok në përkrahje të fushatës “Le të jemi më të mirë”

БНР Новини
Mik i posaçëm i koncertit më 18 shtator është italiani Françesko Baçini.

Çdo vit Dita e Sofjes (17 shtator), festohet me ngjarje të ndryshme kulturore. Tani mes programit të pasur dallohet “Festivali për pop rok muzikë – Sofja 2014”. Ai do të zhvillohet në dy kategori – konkurs për këngë të re pop ose rok bullgare (më 18.09) dhe konkurs ndërkombëtar për interpretues pop dhe rok (19-21.09). Për idenë bamirëse, e cila në kohë zhvillohet rreth kësaj feste tregon muzikanti i grupit “Sprint” Pejo Peev, i cili është ideolog i këtij aktiviteti: “Prej 5 vjetëve “Sprint Production”, bashkë me muzikantët nga “Sprint”, “Impuls” dhe me Petër Gjuzelevin i cili vdiq nga grupi “Shturcite”, themeluam fushatën kombëtare bamirëse, të cilën e emëruam “Le të jemi më të mirë”. Ajo është krijuar për të ndihmuar njerëzit të cilët janë në komë të zgjuar. Deri tani përmes koncerteve popullarizuam këtë kauzë. Bashkia e kryeqytetit dhe Jordanka Fandëkova – kryetare bashkie e Sofjes përcaktuan vendin, i cili do të kthehet në spital për rehabilitim. Me këtë shfaqje muzikore, ne mbledhim mjete për pajisjen e spitalit. Të gjithë këngëtarët e miratuan iniciativën dhe marrin pjesë falas. Paratë e mbledhura nga koncerti më 18 shtator në Pallatin Popullor të Kulturës shkojnë për këtë qendër. Kjo është një kauzë, për të cilën po punojmë për vit të pastë të radhës dhe shpresoj të mund të ketë një fund të suksesshëm.”

Në përkrahje të saj janë dhe shumë artistë, interpretues, sportistë dhe njerëz, të cilët në një ose tjetër mënyrë janë ndeshur me këtë problem. “Më 18 shtator zhvillohet “Konkurs për këngë të re pop dhe rok bullgare” – tregon Pejo Peev. – Në të marrin pjesë 14 këngë të shkruara nga autorë bullgarë. Do të këndohen këngëtarë të disa brezave. Kemi parashikuar dhe recitime të 8 prej muzikantëve tanë, këngët e të cilëve janë në klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare – “Eskalatori Top 20”. Një mik i posaçëm i koncertit është italiani Françesko Baçini.” Konkursi është kombëtar, kurse këngët janë të shkruara nga shkrimtar profesional të teksteve dhe kompozitor. Të gjitha kompozicionet, të cilat do të marrin pjesë në garën muzikore janë zgjedhur përmes një votimi anonim nga redaktorët muzikorë të disa mediave, përfshi dhe nga Radioja Kombëtare Bullgare. Në koncertin në Pallatin Popullor të Kulturës më 18 shtator, një juri profesionale do të përcaktojë vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Publiku po kështu do të marrë pjesë në garë, duke votuar për interpretues përmes dërgimit të mesazheve. Pejo Peev i kushton vëmendje dhe faktit se, ky konkurs është për këngë dhe jo për interpretues. Ideja është të mund të inkurajohen autorët bullgarë.

“Nga data 19 deri më 21 përsëri gjatë këtij muaji, do të zhvillohet konkursi ndërkombëtar për interpretues pop dhe rok – shpjegon Pejo Peev. – Kemi ftuar këngëtarë prej 18 vendeve. Mes tyre janë Polonia, Rusia, Ukraina , Bjellorusi, Franca, Italia, Malta, si dhe interpretues nga popujt ballkanikë. Sipas rregullave, të gjithë të huajt përveçse këndojnë këngë në gjuhën e vet përkatëse, duhet të këndojnë dhe një këngë në gjuhën bullgare. Kështu e bëjmë lidhjen me festivalin e dikurshëm “Orfeu i Artë”. Bullgaria do të prezantohet nga Bojan Mihajllov dhe Presllava Mrëvkova. Kemi dy dekorata –njëra është në emër të Petër Gjuzelivit, kurse tjetra është e “Sprint Prodakshën”. Ne zgjedhim një këngëtar të ri dhe akoma jo të afirmuar dhe i bëhemi producent. Një prej tyre është Teodor Kojçinov, i cili tanimë është pjesë nga grupi “Impuls”. Ka është qëllimi ynë, t’u ndihmojmë njerëzve të rinj dhe të talentuar. Bashkia dhe kryetari i bashkisë së Sofjes dhe kësaj radhe qëndrojnë pas nesh, me qenë se ngjarja muzikore është me rastin e Ditës së Sofjes-17 shtator.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografia është ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga fshati Poprellka në malin Rodopa

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shtri e sëmurë Rufinka”

Këngët popullore të krahinës folklorike të malit Rodopa zënë një vend të veçantë në zemrën e çdo bullgari. Ndoshta më e njohura në mbarë botën është "Doli Deljo kaçak", këngë që udhëton nëpër univers si mesazh muzikor nga Toka, e përfshirë në "Diskun e..

botuar më 25-09-26 7.45.PD

Një dirigjent dhe solistë me famë botërore hapin sezonin e Operës së Sofjes me "Tosca"

Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..

botuar më 25-09-25 7.15.PD

ALMA dhe kënga e saj e parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”

Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..

botuar më 25-09-25 6.10.PD